Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me akuzat e liderit të opozitës Lulzim Basha.
I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të Konferencës Ballkanike të PES në Tiranë, ai tha se kur është me të huaj dhe flet anglisht nuk ka dëshirë që të flasë për opozitën e vendit.
Shefi i qeverisë nënvizon se është fokusuar në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Jemi në hapat e fundit të procesit të hapjes së negociatave.
BE duhet që bashkimi të mbaj fjalën dhe të mundësojë dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pasi edhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet diskutuar sot.
Dua të theksoj se dhe presidenti i Partive Socialiste Europiane duhet të ndikojë për mirë në këtë proces”, tha Rama.
Ndërkohë pyetjeve nga gazetarët për akuzat e opozitën Rama iu përgjigj kështu:
Si i përgjigjeni akuzave të Bashës që ju keni uzurpuar shtetit?
Problemi im sot gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë zgjidhja që duhet tu japim atyre që janë subjekt i pagesës. Plus që unë kur jam me ata që flasin anglisht nuk flas asnjë fjalë për opozitën.
Komisioni i Tahirit, mos ishte për të tërhequr vëmendjen?
Kur unë flas anglisht dhe jam me miq që kuptojnë anglisht, nuk merrem me opozitën e vendit tim. (TemA)
A ka mundesi ti kerkosh ne anglisht atij bulgarit te na japi leje te nderrojme toponimet gjeografike te fshatrave, qyteteve, maleve e lumenjve ne jug te shqiperise nga bullgarisht ne shqip? Meqe jeni good pals pranej po them.
A ka mundesi ti kerkosh ne anglisht atij bulgarit te na japi leje te nderrojme toponimet gjeografike te fshatrave, qyteteve, maleve e lumenjve ne jug te shqiperise nga bullgarisht ne shqip? Meqe jeni good pals pranej po them..
Je artist, je njoshi. Karabush i Nomeklatures dhe Facebook.