Revolucioni i Saliut është një flluckë sapuni

5 Prill 2018, 11:16Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Shikoheni se çfar po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i tij i vjedhësve: “dilni në revoltë, të shkatërrojmë Shqipërinë që unë dhe vjedhësit e mi të shpëtojmë kokën dhe gjënë e vjedhur”. Kjo është kërkesa Berisha.

Është marrëzi, por ja që është e vërtetë.

Po populli kundër kujt duhet të ngrihet?

Esencialisht shqiptarët duhet të ngrihen kundër Amerikës që Saliu t’i shpëtojë ndëshkimit dhe shpronësimit që po i vjen nga Reforma në Drejtësi, e cila po drejtohet nga politika amerikane si angazhim i saj para shqiptarëve; dhe në funksion të politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria po krijon rastin e dytë historik ku vjedhësit e popullit, pasi kanë grabitur popullin e tyre, i drejtohen popullit që ky t’iu shpëtojë pasurinë e vjedhur.

Ja, ky do të jetë shkrimi më i saktë që do shkruhet pas një viti për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Po rasti i parë kush ka qenë?

Rasti i parë ka qenë ai i Enver Hoxhës, i cili i kërkoi popullit shqiptar të hante bar, në mënyrë që Enver Haxha të mund të ruante pushtetin e tij dhe salltametet që i jepte pushteti.

Por në rastin e parë shqiptarët u nënshtruan nga frika dhe në frikë e pranuan izolimin dhe ushqimin me bukë thatë. Kurse në rastin e dytë; për faktin që treshja e madhe e vjedhësve nuk ka forcë të trembë popullin; sigurisht që shqiptarët do tallen me të tre këta.

Në fakt kjo është ajo që na ka thënë Volteri, sepse, sipas idesë së tij për historinë, na duhet të themi së, nëse në rastin e parë shqiptarët u zhytën në tragjedi; ky rasti i dytë, edhe pse me dhimbje, kuptohet që është komedia përmbysësë e tre hajdutëve të mëdhenj të shqiptarëve: Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Të tre, të bashkuar nga halli, po presin që të ngrihen shqiptarët sot në mbrojtje të vjedhjes së tyre.

Po a do të ngrihen shqiptarët sot?

Jo, ata do të tallen me hallin e vjedhësve të tyre.

Më “fatkeqi” do të na dalë Rama, se ky pafille ka shpresë që të ngrihen hordhitë e Saliut.

Asgjë nuk mund të ndodhë; fati i vjedhësve shqiptarë është i përcaktuar: do të shpronësohen dhe do të akuzohen

Por Kur? Pyesin me të drejtë shqiptarët.

Sigurisht që ndëshkimi i vjedhësve dhe shpronësimi i tyre duhet të bëhet me ligj dhe me gjykatë. Por vjedhësit e zvarriten gjykatën speciale dhe prokurorinë speciale.

Dhe duhet të kujtohemi që me këto gjykata që janë sot, nuk mund të dënohet dot korrupsioni dhe krimi shtetëror shqiptar.

Por tani gjithçka është në fund. Gjykata speciale dhe prokuroria speciale janë në udhën e ngritjes reale të tyre. Pikërisht kjo ka trembur Saliun që u derdh i gjithi në Kukës për të bërë revolucion.

Qesharak.

Por çdo vjedhës kur kapet, është qesharak me revoltën e tij.

E patë që nuk bënë dot gjë fare dje?

Sepse ishte në këmbë policia.

Por edhe këtu ka diçka që e di edhe Saliu: policinë dhe forcat speciale nuk i drejton Edi Rama, por Amerika dhe ministri i Brendshëm Xhafaj.

Ja kjo është arsyeja që gjithçka dje u shpua si një tullumbace.

Asgjë nuk mund të ndodhë. Të tre vjedhësit e mëdhenj kanë marrë rrugën drejt likuidimit të tyre ligjor, por ama, më memdjelehti sigurisht doli kryeministri Rama që shpreson të hordhitë e Saliut, kurse amerikanët që tani e njohin mirë, i morën policinë dhe e vunë në shërbim të shqiptarëve dhe kundër krimit.

Kjo është gjendja antikorrupsion në Shqipëri. Të korruptuarit nuk kanë më asnjë shpresë. Ata një e nga një do t’ i nënshtrohen fatit të të akuzuarit; madje, nëpër zyrat e specializuara, akuzat ndërkohë janë të formuluara juridikisht.

Revolucioni i Saliut është një flluckë sapuni.

18 komente në “Revolucioni i Saliut është një flluckë sapuni”

  1. Epo kjo pune says:

    eh fjala jote ne veshin e ligjit e Amerikes avokat, te shpresojme… se qe nje dite do thyhet kemba shejtanit dihet por kur ama…

    1. lloji says:

      Ky idioti luan cic-mic njehere qihet me Ramen pastaj qihet me Berishen e gjitha kjo qe ben avokati i kalbur eshte qe te lexohet nga dy krahet e e lexuesve…

    2. Toni says:

      Hahaha Sa shume qe e urren Edin more avokat!? Zgjeroje zemren dhe shiko ate qe Edi po ben per ne te gjithe edhe ju. Eshte qesharake te thuash qe Edi nuk e drejton policine. Avokat, shiko veten, deshtove per te ngritur nje parti. Ndersa Edi Rama i shkaterroj ne zgjedhje Saliun, Lulin dhe Meten. I beri cope me aftesite e tij. Eshte i vetmi lider qe po nderton shtet. A e degjove ambasadorin Lu se ctha per arritjet e Shqiperose te drejtuar nga Edi Rama. Prandaj fol objektivisht per te. Per Saliun, Lulin dhe Meten, qe e ke harruar ta permendesh qellimisht, duhet te flasim te gjithe. Jo per Edi Ramen.

  2. Γιαννουλάτος αρχίδιo‪γλύφτης‬ says:

    Sakte avokat.Rames duket se nuk me duket se i intereson shume vetingu sepse kane per tju dale te treve aferat korruptive dhe vjedhjet

  3. Koba says:

    Analize shume interesante .Po me duket se Edi Rama dallon shume nga dy te paret.Mendoj se do te kete kushte lehtesimi nese merr persiper Groposjen e taborreve te Sali Kriminelit dhe te Like Floririt dhe Mona Baxhelles sikurse e tha sot ne Fjalen e Tij ne Parlament.Sidoqofte Z.Ngjela jeni shume shpresedhenes dhe te degjofte Perendia (dmth. Amerika)

    1. Sniper says:

      Interesante eshte sesi ka ende kaq shume katunare shqipfoles si puna jote qe mendojne se do i shpetoje amerika…

      ah mer komb i mjere shqiptaresh,, e keni pare mir ameriken keto 27 vite…. keta ne krye te vene nga amerika jane, edhe ngjela bastardi i tille eshte, por nuk do ishte duke fol sot po te kishte ndonje post ministri.

  4. shoku says:

    Ky vend nuk behet persa kohe llumi me mburrje dhe i nxitur nga opozita balte, shkel ligjin me dy kembe dhe nuk i ndodh gje.

  5. skrapari says:

    Amerika duhet tu flasi troc ketyre bastardeve ,se me poitike nuk marrin vesh.
    Me sa merr vesh gomari nga muzika,aq merr vesh edhe Saliu me Lulin nga politika. Po Monika ? Ha…ha…ha… Monika eshte nje nuse prej lecke. Nivel femre me te ulet nuk me kane zene syte . Brigadieret e fsahtit ishin 1000 here me te mencura nga Monika. PO,po ua jap me fakte po te doni.

    1. Ali Pashe Tepelena says:

      Ata qe drojtone ameriken ( financeret dhe bankiret nderkombetare) as qe u plas per shqiptare o derezi fshatar shqiptar.

      mos prisni per gjera qe nuk do ndodhin kurr se qeshin bota me ju o derezinj.

      Gjithe njerezit me kalimin e kohes po e kuptojne kush eshte amerika, vetem ju derezinjte nuk po e merrni vesh ende.

  6. Kuq e zi says:

    Faleminderit avokat per analizat qe ben sot e cdo dite qe kalon vertetohet parashikimi yt qe rama u merzit shume kur mori 74 mandate sot po prodhon strategji te reja por piksynimi po ai
    Se me doemos nuk mund te pretendojme qe te gjithe jane te korruptuar dhe rama jo

  7. Sit back and relaks says:

    Dmth me ket llogjike edhe tarifen ne kalimash e ka vene amerika dhe meqe e ka vene amerika populli nuk duhet te protestoje se pastaj vjen policia qe drejton amerika dhe i fut nje dru amerikan popullit kuksian!!!! Hajde llogjike hajde. Po pse fut ameriken ven e pa ven o avokat? Amerikes I duhet nje xhandar me kostum demokrat qe te mbaje shqiptaret zap, po nuk e beri dot Rama do vene nje tjeter, e kshu me rradhe. Ti na thuj ca meno per taksat e tarifat, je gati ti bashkohesh kundershtimit te popullit dhe ti perfaqesosh ata juridikisht ne protesten e tyre kunder tarifimit dhe taksimit te shumefishte? Se lloqe lexojm e degjojme shume po me vepra askush nga ju bythezgjuarit nuk i ka dale krah njerezve fukarenj. Ka nje debat real keto dite, ajo eshte taksa e rruges kombit, mos devijoni debatin, Rama do ta haje koqen e ullirit ne momentin e duhur, por tani per tani kemi problemin e dhenies me koncension te rrugeve publike nga ana e qeverise e cila ne kete menyre ka zgjedhur rrugen me te shkurter per te vjele parane publike, duke futur doren drejt e ne xhepin e popullit dhe pikerisht asaj pjese qe eshte dhe me e keputura. Ke naj menim per ket?

  8. Sniper says:

    Interesante eshte sesi ka ende kaq shume katunare shqipfoles si puna jote qe mendojne se do i shpetoje amerika…

    Kombi shqiptar me ameriken cifutr ne krye ka 27 vite qe peson genocid moral dhe kulturor, cfare doni me shume se kaq???? kush qendron mbrapa shkaterrimit te fabrikave dhe industrise shqiptare/???? ( rajerson)

    ah mer komb i mjere shqiptaresh,, e keni pare mir ameriken keto 27 vite…. keta ne krye te vene nga amerika jane, edhe ngjela bastardi i tille eshte, por nuk do ishte duke fol sot po te kishte ndonje post ministri.

    j rente damllaja qe ende nuk keni ku;ptuar qe eshte cifuteria boterore qe zonteron ameriken dhe ” reforma ne drejtesi” eshte e financuar nga OJQ-te zioniste.

  9. taraboshi says:

    O Ngjala(Ngjela desha te thosha) E ke zakon qe nga nje hajdut e harron ne çdo shkrim dhe nuk e di qe e harron me dashje apo pa dashje se sot ke harru alamet hajdutit Lulzim Bashen qe eshte edhe i gjate edhe i pashem kodoshi dhe si u harroka ? Tjeter po te kujtoj nje permendje pa vend te E . Hoxhes se ti ke ba qef edhe ne kohe te tij edhe sot dhe eshte per tu çuditur se ju te persekutuarit na dilni sot me titum profesor doktora qe nuk i keni blere ne kohen e Saliut por i keni marre para 90 tes kjo me shqetson dhe nuk e kuptoj .

  10. Koba says:

    Po dalin dy pasues te Sali kriminelit ,qe po hallakaten ne gjurmet e Rrezikut Amerikan te Enver Djallit.Po ku ta kemi shpresen o derezinj tek bashkimi i Lavdishem Sovjetik apo tek Serbi i Sali kriminelit???

  11. Mario says:

    Avokatooo.Dje dhe ti u bashkove me djegesit dhe shkaterrusit e prones publike,ndersa sot flet kodra mas bregut.Ti e di mire kush e solli Shqiperin ne ket drexhe,e nqf se dhe Rama ka vjedhur le te pergjigjet por te pakten mos luj byhten sa andej ketej sepse policia eshte e shtetit qe Rama po ben,mgjth ate ministrin e tij.Asnjeher ske per te marr gje drjetuse sespe ti je si kurvat qe bredhin cdo semafor.

  12. drejtesia says:

    Per sa shkruan avokati per qeveritaret tane hajdute eshte e vertete. Edhe procesi i vetingut ecen si breshka se e pengojne hajdutet edhe kjo eshte e vertete.Nga ne duhet te ngulitet ne mendje se hajdutlleku nuk ka ngjyre apo parti keshtu qe kush vjedh duhet te largohet dhe te denohet.Ndryshe vendi yne i varfer nuk ka per tu zhvilluar asnjehere.

  13. Cuku says:

    Po sikur Rama te te kish dhene ndonje kocke per te lepire o Spatrak Ngjala,,do flisje ndryshe besoj
    Po kur e pe qe Rama nuk ta.dhjeu. u turre kunder Rames
    Njerez pa shtylle kurrizore
    Tani po te paguan Likja ,se duket.qe.Rames.dhe Berishes(te ngriu)po ju bie me sepate ,ndersa Like Floririt I bie me pambuk
    Ndersa nga Mona Cizmja sta mban bytha qe kur ta ka dhjete nja.dy here….
    Taku bythebardhaku kot nuk tha Namik Dokle qe kungulli kur rri ne hije nuk piqet
    Edhe ti je kungull qe ke ndenjt ne hije
    Ik shtrihu se I mbaruar ke qene.dhe I mbaruar do ngelesh,,,

  14. Korçari says:

    O Taku; po pse e përzien EDI RAMËN me kryehajdutët dhe kryekriminelët vrasës të shqiptarëve- Salih SHPELLARIN dhe Like FLORIRIN? Dikur ti flisje me superlativa për EDI RAMMËN, mirëpo me që EDI RAMA nuk deshi apo nuk e lanë të të bëjë ministër, ti po e sulmon atë për arësye krejt personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje