Meta del kundër mosbindjes civile të opozitës: Shteti qëndron në këmbë falë taksave, duhet dialog

6 Prill 2018, 12:51Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka foluar për protestën e djeshme ku opozita e vendit blofoi disa akse rrugore strategjike të vendit duke bllokuar për dy orë qarkullimin.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve Meta ka dalë kundër thirrjes së opozitës për mos pagim taksash duke thënë se shteti qëndron në këmbë falë tyre.

Më tej Meta ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që të ulen në dialog për të evituar çdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve.

I pranishëm në takimin ‘Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë’, Meta u shpreh se jetojmë në një klimë konfliktualiteti, arrogance dhe arbitrariteti.

“Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë do të adresojë problemet e arsimit. Duhet të mbështesim iniciativat e të rinjve. Jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance.

Mesazhi i im ka qenë i qartë; opozita ka mundësitë për të shfrytëzuar instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar, por edhe mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog të qëndrueshëm me opozitën dhe të gjithë shqiptarët për të evituar çdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve.

Ky vend qëndron në bazë të kontributit të çdo qytetari dhe cdo taksapaguesi dhe në këtë drejtim qeveria dhe opozita duhet të rrisnin bashkëpunimin në respekt të qytetarëve dhe pretendimeve të tyre dhe taksapaguesve që mbajnë shtetin”- tha Meta. (TemA)

1 komente në “Meta del kundër mosbindjes civile të opozitës: Shteti qëndron në këmbë falë taksave, duhet dialog”

  1. Rr. B. Gramshi says:

    Cfare komedie!
    Gruaja kerkon mosbindje civile duke qrganizuar protesta anti ligjore, ndersa burri dialog.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje