PROVAT: Zbulohet magazina mijëra metra katrorë në Durrës, pronë e padeklaruar e Rovena Gashit (fotot)

5 Prill 2018, 22:28Politika TEMA
PROVAT: Zbulohet magazina mijëra metra katrorë në Durrës,

Zbulohen për herë të parë fotot ekskluzive të njërës prej 16 pronave kryesore të padeklaruara të Rovena Gashit, ish Drejtoreshsës së Marrdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës kur ainstitucioni drejtohej nga Adriatik Llalla. Bëhet fjalë për kapanonin prej mijëra metrash katrorë që ndodhet në lagjen Nr. 14 në qytetin e Durrësit, në të cilin një kompani italiane e cila e ka marë me qera, zhvillon aktivitet në fushën e fasonerisë duke qenë një ndër aktorët kryesorë të tregut në Shqipëri,

Dy fotot që po botojmë sot tregojnë godinën dy katëshe e cila bashkë me një pallat të tërë në plazhin e Durrësit, 14 apartamentet në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe një objekt tjetër të ngjashëm me këtë në foto, përbëjnë disa nga pronat e padeklaruara nga Rovena Gashi as në deklaratën e saj të pasurisë që dorëzohet çdo vit në ILDKPI dhe as në formularët për efekt vettingu të cilat i kanë plotësuar të 800 prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë. Këto pasuri të padeklaruara nga krahu i djathtë i Adriatik Llallës, u vlerësuan parprakisht në mbi 2 milionë euro dhe për to ka nisur procedura e konfiskimit.

Adriatik Llalla është prej tre javësh zyrtarisht nën hetim për 4 vepra të rënda penale, si pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie si dhe për nxjerrjen e shumave të mëdha të parave jashtë Shqipërisë. Vetë Llalla sëfundi ka pranuar se ka bërë transaksione duke blerë mbi 25 mijë metra katrorë toka me të cilat do të ndërtojë një fermë model kryesisht me vreshta dhe më pas me kantinë verërash, e ku pranë ka edhe kuaj dhe një hipodrom, në një fshat shumë pranë Tiranës që quhet Qeha Shytaj.

Kjo magazinë ashtu si edhe 15 prona të padeklaruara të Rovena Gashit u zbuluan pas një investigimi të Alpenews.al nëpërmjet 16 kontratave të librezave të energjisë elektrike që ndodhen në sistemin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHE) në emër të babait të saj Nuredin Gashi, 63 vjeç që figuron si i papunë që nga viti 1992.

Në dokumentin poshtë janë 16 kontratat e 16 pronave të padeklaruara të Rovena Gashit, ku e fundit në listë është kontrata e godinës që shihni në fotot ekskluzive që po botojmë.

Siç shihet Nr. i Kodit të Klientit përputhet (numri i rrethuar edhe në dokumentin lart që është në emër të Nuredin Gashit edhe në dokumentin poshtë). Kjo vërteton edhe atë që fiiguron në sistemin e OSHE, se kjo kontratë e këtij ambjenti i është dhënë në përdorim nga babai i Rovena Gashit, qytetares italiane Susan Schiatti

Siç shihet nga dokumenti i mëposhtëm i marë në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit që gjendet online, Susan Schiatti është administratore e firmës “Lovers Albania sh.p.k” që operon kryeisht në fushën e fasonerisë dhe që ka sot me qera objektin që duket në fotot lart, pronë e padeklaruar e Rovena Gashit.

Kohët e fundit është shkruar e folur shumë nga mediat për këto zhvillime të bujshme rreth Rovena Gashit. Në orët dhe ditët në vijim, priten zhvillime shumë interesante në adresë të saj, por edhe të Adriatik Llallës.(alpenews)

11 komente në “PROVAT: Zbulohet magazina mijëra metra katrorë në Durrës, pronë e padeklaruar e Rovena Gashit (fotot)”

  1. shoku i klases says:

    Pse shteti nuk ja konfiskon???!

    1. Myzaqari says:

      Po pra. Nqs nuk e ka te dokumentuar tja marri dhe ta perdori per kompesim per te persekutuarit.

  2. butrinti says:

    SHQIPTARET KANE NJE PYETJE TE THJESHTE . A DO TE SEKUESTROHEN KETO????

  3. litari says:

    I ka me kredi shejtanka, kur ta shlyej do te hedhi ne gjyq babane dhe do te behet pronare.

  4. mul nokovic udb says:

    Llalla dhe Gashi jane peshq te mesem. Peshqit e medhenj jane Berisha,Meta,Basha. Per te peste ka aq prova per krimet qe kane bere sa qe te mos dalin kurre nga burgu.

    1. Hamdi Dega says:

      Meqense Saliu, Meta, Lulezim Basha jane peshq te medhenj, i bie qe Edvin Rama te jete peshkaqeni, apo jo,muli? Ap Rama hyn te peshqit e vegjel? Si thote ajo radakja?

      1. star says:

        O Hamdi ne kohen e kujt po kapen keta balena ?Mos na thuaj qe Rama nuk bashkepunon me LU e Vlahutin.

  5. SKENDERBEU says:

    Ti moj tart per hunde do te dalin!!! hallal pena Alpenews!

  6. kurvari autobuzave says:

    ……. dhe Rovena na shikon si karderre se e di qe sdo ti hyje asnje gjemb ne kembe……

  7. H says:

    Ne shqiperi ka triumfuar kurva, hajduti, degjenerata. Një shoqëri ku të gjithë e dinë ku dhe kush janë hajdutët dhe është e pahuqishme ti ndëshkojë ata, është një shoqëri e falimentuar në planin legjizlativ përpara se në planin moral. Të rroni vetë.

  8. . says:

    do ta kene 3 pronare Gashi, Llalla dhe Gjanaj, jo per gje po jane “shoke klase” he orgjirash…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje