"Peshqit e mëdhenj”, Donald Lu flet me emra: Balili mund të arrestohet ditët në vijim, Tahiri dhe Llalla…

5 Prill 2018, 21:30Politika TEMA

Met Kanani, Arbër Cekaj dhe Klement Balili ishin tre emrat që ambasadori amerikan Donald Lu io përmendi në emisionin “Opinion” si peshq të mëdhenj.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se Balili gjendjet në Shqipëri dhe mund të arrestohet në ditët në vijim.

“Ne amerikanët besojmë se ndodhet ende në Shqipëri dhe ne po shtyjmë shumë fort me hetimet, ka mundësi të arrestohet në ditët në vijim”.

Duke permendur hetimet per peshqit e medhenj, Lu permendi edhe hetimet per ish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri dhe tha “jemi pranë ndjekjes penale për këtë cështje”.

Në intervistën e dhënë përballë gazetarit Blendi Fevziu, Lu deklaroi se ata persona do të arrestohen shumë shpejt. Sipas tij, pavarësisht se duken që janë në det, peshqit e mëdhenj kanë përfunduar në rrjeta. Sipas tij, ka të dhëna bindëse që shumë shpejt do të ketë më shumë rezultate.

Blendi Fevziu:Shpresoj që të jeni shumë i drejtpërdrejtë dhe i hapur në përgjigjet tuaja, por disa muaj më parë, ju mbajtët një fjalim ku flisnit për peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël…

Ambasadori Lu:Po, po..

Blendi Fevziu: Në 28 vite, ambasador–dhe unë kam informacion për çdo ditë në këto 28 vite – nuk kemi parë asnjë person të fuqishëm…

Ambasadori Lu:Po…

Blendi Fevziu: …ndonjë politikan, që të dënohet për problemet që i kanë shkaktuar vendit. Disa u dënuan por më shumë politikisht në vitet ’92 dhe ’93. E kam fjalën për personat që janë akuzuar për korrupsion, për probleme të tjera, për shkelje të ligjeve.

Ambasadori Lu:Po…

Blendi Fevziu: Pyetja ime është e drejtpërdrejtë. Kur do të dënohen këta persona për problemet që kanë shkaktuar?

Ambasadori Lu: Besoj, kam besim se do të ndëshkohen shumë shpejt. Shumica e peshqve të mëdhenj janë në det. Pak janë tashmë në rrjeta, por shoh të dhëna që shumë shpejt do të kemi më shumë rezultate. Më lejoni të jem specifik këtu. Met Kanani – Met Kanani është një trafikant droge i rrezikshëm, trafikant shqiptar, arrestuar në Bodrum, Turqi, dy javë më parë, me ndihmën e qeverisë shqiptare.

Blendi Fevziu:Dhe s’ia kishim dëgjuar emrin më parë …

Ambasadori Lu: Është një person vërtet i rrezikshëm dhe policia juaj, prokurorët tuaj, njerëzit tuaj që punojnë kundër narkotikëve e dinëshumë mirëse kush është. Arbër Çekaj, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë…

Blendi Fevziu:Ai u zhduk …

Ambasadori Lu:U zhduk por tani ka një mandat arresti ndërkombëtar për të dhe Shqipëria po e kërkon kudo në Europë dhe ne po ndihmojmë për këtë. Klement Balili, po ashtu me mandat arresti ndërkombëtar.  Ne, amerikanët, besojmë se është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët që vijnë. Po shtyjmë shumë fort për këtë. E dini, Z. Balili është dënuar tashmë në Greqi për trafik droge. …

Blendi Fevziu:Po…

Ambasadori Lu:Burgim të përjetshëm plus 15 vite. Tani duhet vetëm të kapet. Ne po shtyjmë shumë fort, me të gjitha burimet e Qeverisë së SHBA, për t’u siguruar që këta peshq të mëdhenj të shkojnë në burg. Le të flasim pak për politikanët.

Blendi Fevziu:Po, ata janë gangsterët, personat e trafiqeve, dhe të tjerët. Unë flas për personat e fuqishëm, me kostume, me kostume shumë të shtrenjta, të cilët qëndrojnë çdo ditë në baret e restorantet e Tiranës dhe nuk ndëshkohen kurrë.

Ambasadori Lu: Vitin e kaluar, nuk kishte hetime, me sa di, kundër këtyre trafikantëve të mëdhenj të drogës apo zyrtarëve të lartë. Çfarë kemi sot? Mendoj se është shumë interesante. Shikoni çështjen kundër Adriatik Llallës. Ka shumë në media tani lidhur me këtë çështje. Po hetohet për korrupsion. Qeveria e SHBA po ndihmon në atë hetim.

11 komente në ““Peshqit e mëdhenj”, Donald Lu flet me emra: Balili mund të arrestohet ditët në vijim, Tahiri dhe Llalla…”

  1. Edkari says:

    Peshk i madh eshte Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
    Donald Lu ka marre tiparet e nje kllouni mashtrues.

    1. Tafili says:

      Ore edkari po kari edlt ngele terë jeten po behu një herë kari Flamur loqes

  2. Al-nakba says:

    Mos u rreni o mjerane nga ylli ne ngritje dhe burri i shtetit miku i Arvziut., dhe Alban Deges.

    Reforma e LUluse deri te peshqit shkon.Peshkaqenet edhe ky i ka frike se e di qe e nxjerrin ne pension.

  3. Studenti says:

    Zoti Lu! Me duket se nuk i ke dhene pergjigjet e sakta. Ok per Adriatik Llallen por ai eshte” Sardele” Peshqit e mbedhenje nuk jane Bosat e Droges dhe ata mendoje se jan Peshq qe rriten ne kanale ose Lumenj. Zoti Ambasador Populli pret qe te arrestohen peshqit e mbedhenje qe rriten ne Dete dhe Oqeane . Ju i njihni dhe populli e di. Jane ata qe kan vjedhur per 27 vjet gjithe Shqiperine dhe drejtojne Baronet e droges. Keta ose keto Balena nuk po levizin. Behet fjala per Familjen Berisha, Familjen Meta, Basha etj. Keta po vazhdojne te vjedhin , vazhdojne ti han Sardelet dhe peshqit e lumenjeve. Nuk duhet vonuar . Mos e harxhoni kohen por filloni drejtesine per keta. Populli vazhdon te jete i merzitur dhe pa shprese.. Zoti Ambasador cfar po behet : Vete Rrugac Nard Noka qellon Policin, Qellon Shtetin, qellon ligjet dhe asnje veprim. Ai nxjerr popullin fukara e bark bosh ne demostrata dhe barrikada dhe vete shkon me makine me vlere mbi 100 mije Euro. Organizator Hajduti ,rrugaci .Zoti Lu ! Ke punuar shume per popullin tone, je lodhur por te lutem mos u terhiq vazhdoje ndihmen.. Thank you

    1. rrem vogli jr. says:

      Dakord me tya Studenti… “Peshk I Madh” eshte quajtur politikani dhe zyrtari qe ve dore mbi parate publike.
      Ata jane thjershte hajduter dhe nuk kane lidhje me politikat partiake. Te tille ka sa te duash ti dhe e majta.
      Nje jave pune I duhet organizmave te specializuar te Usa e tj. perendimore te hartojne Listat e tyre ti publikojne me dokumente e askush nuk I fal e I mbron. Ne te kundert nuk duhet ti respektojme e as ti besojme kur na “keshillojne”..
      Prandaj mos te merren me tregetine e peshkut e me ihtiologji…..

  4. edmond says:

    Ambasadori nuk e ka permendur Tahirin; mos e keni harruar ne tekst apo e keni shtuar vetë ne titull?

  5. Al - NAKBA says:

    Peshqit e medhenj o ngaterrimtar e i pacipe diplomat, duhet te mesosh shqip me mire te kuptosh cdo te thote peshk dhe peshkaqen ne Shqiperi,se peshq te medhenj nuk jane Adriatik Lalla apo Fullani, ata jane :

    presidenti
    kryeministri
    ministri i brendshem
    deputetet e parlamentit shqiptar
    o Arvzi miku.

  6. Arvzi says:

    Peshqit e medhenj o ngaterrimtar e i pacipe diplomat, duhet te mesosh shqip me mire te kuptosh cdo te thote peshk dhe peshkaqen ne Shqiperi,se peshq te medhenj nuk jane Adriatik Lalla apo Fullani, ata jane :

    presidenti
    kryeministri
    ministri i brendshem
    deputetet e parlamentit shqiptar
    o Arvzi miku.

  7. Emigranti says:

    Deti ska vetem peshk. Ka dhe oktapod. Apo ska rrjet qe e kap megjithe ato tentakula.

  8. Andi says:

    Po e kapen Balilin do filloje te dridhet klani Meta…
    Go Lu, duheshe tij te vinte cik era shtet se te ish vetem per Edi Ramen do e kishte mbushur me Tahira e me Rosha !! Per mos te fol per kriminelet e djathte qe eshte thjesht nje mbrekulli si rrine akoma jashte |

  9. blektori says:

    prsh zoti ambasador un qe po te shkruaj jam nje banor i ishmit te durresit dhe kam jetuar shum vite jasht shtetit dhe kisha shum vite pa ardhur ne shqiperi dhe gabova vajta dhe investova ne shqiperii por i humba cdo gje dhe u detyrava ika prap tani jetoj ne spanje por ajo qe desha te them dhe me intereson kjo gje pse ti nuk permend asnjeher vrasjen e artan santos pse ti nuk kerkon zbardhjen e ceshtjes a mos vall te pengon ndokush a mos vall ste intereson te dal e verteta pse ti nuk kerkon kush qe ai qe vrau zotin sokol olldashin .zoti lu pse ti nuk reagonve per protestat e rruges se kombit pse e pranove nje gje te till te behet me pages ajo rrug kur ti e din me mir nga te gjith qe ajo rrug si ploteson kushtet per tu ber me pages .edhe pse te arrestohen njerezit qe protestuan a mos vall je dhe ti boshkpunetori rames se ne nje shtet demokratik me sa dij un e me sa kam par edhe po shikoj populli ka te drejt te shpreh fjalen e ti ka te drejt dhe lirine te protestoj kur i shkelen te drejtat e tij .ne greqi behen cdo jav protesta madje shum shum me te dhunshme dhe jan shkaterruar miljarda euro edhe sesht arrestuar njeri dhe ne shtetin tend jan ber shum e shum protesta dhe me sa di un sesht arrestuar njeri pse ti e pranove ne shqiperi nje gje te till kur e ke muncin dhe te drejten qe te nderhysh ne kto ceshtje .zoti lu peshqit e medhejn jan familja berisha familja rama familja meta familja nano tahiri xhafaj fullani mane peleshi doshi dervishi shullazi martini e shum e shum te tjer qe kanani e balili jan mushkonja para tyre .me fal qe u zjata por populli me sa ngjoj un tek ty i ka shpresat prandaj te lutem reago me shum dhe me drejt jo te jesh i njeanshem .flm per mirkuptimin .me respekt gj.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje