Kukësi i përgjigjet Bashës: Ramës i kërkuam llogari, tani e ke radhën ti për vjedhjen e rrugës

5 Prill 2018, 17:42Politika TEMA

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka sqaruar një grup banorësh nga Kukësi lidhur me taksimin e Rrugës së Kombit.

Pas interpelancës në distancë, ka ardhur edhe reagimi i qytetarëve, teksa disa prej tyre kishin marrë pjesë edhe në tubim.

Përmes një komunikimi zyrtar për media, ata kanë vlerësuar ndjesën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë një mesazh edhe për kryedemokratin Lulzim Basha.

Veç Ramës, ata kërkojnë llogari edhe ndaj tij, pasi akuzohet për vjedhjen e 240 milionë eurove gjatë ndërtimit të rrugës.

Deklarata e plotë e qytetarëve nga Kukësi:

Rama kërkoi ndjesë, Basha të marë shembull për vjedhjen e rrugës së Kombit Turp për Lulëzim Bashën!

Turp për Partinë Demokratike! Ne jemi ata që sot u mblodhëm për të dëgjuar kryeministrin, pasi ishim edhe në protestë.

Por, nuk shkuam për të djegur! Nuk shkuam për të rikthyer në pushtet një parti që për 27 vjet mori besimin e kuksianëve dhe sot kërkon zjarr në Kukës për të djegur Shqipërinë ! Shkuam për taksën e lartë dhe prandaj shfrytëzuam edhe platformën elektronike të kryeministrit.

‘Ne, nuk jemi punonjës shteti, por qytetarë nga të gjitha partitë dhe zotëria që përflet PD në deklaratën e saj të ulët, është aktualisht këshilltar bashkiak.

Edi Rama gaboi me nxitimin për të vënë në fuqi taksën e rrugës pa zgjidhur njëherë hallin e kuksianëve që nuk kanë vetura 150 mijë euro si të Flamur Nokës! Ata po, duhet të paguajnë 5 euro dhe pak i kanë!

Por, Edi Rama kërkoi ndjesë, pasi nuk na i shpjegoi më parë këto që po na shpjegon tani. Po Lulzim Basha, kur na ka kërkuar ndonjëherë ndjesë, qoftë dhe sa për sy e faqe për rrugën skandaloze që bëri?! Po Partia Demokratike kur na ka kërkuar ndonjëherë ndjesë për parat që humbën rrugës dhe s’u dënua askush?!!

Po ku ishte Lulzim Basha dhe Monika e tepsise, kur u bë kontrata dy vjet përpara?!? Ku ishte Flamuri dhe këta që sot për hallet e tyre çuan njerëzit në zjarr dhe tani paguajnë kuksianët dënime për karrigen e thyer të Lulzimit dhe tepsinë e shpuar të Monikës?!

Partia Demokratike të shohë punën dhe ta lerë Kukësin të qetë të bashkebisedojë me Edi Ramën dhe me qeverinë!

Ne duam zgjidhje për taksen dhe nuk na merr dot për hunde as Lulzimi as Monika që thonë askush të mos paguajë se rruga do rregullohet vetë!

Nuk duam të paguajë askush për ne, jemi të varfër, por kemi dinjitetin tonë dhe kurre nuk e kemi pas zakon të lypim. Por duam të paguajmë atë që na takon, jo atë që nuk e paguajmë dot.(TemA)

35 komente në “Kukësi i përgjigjet Bashës: Ramës i kërkuam llogari, tani e ke radhën ti për vjedhjen e rrugës”

  1. Γιαννουλάτος αρχίδιo‪γλύφτης‬ says:

    Bravo kuksjaneve larg nga politika

    1. Turi says:

      Bravo! Kjo eshte rruga e zgjidhjes se problemeve. Ju pergezojme! Bisedimet dhe jo shkaterrimet e nxitura nga zjarrevenesit dhe hajdutet e PD-se dhe LSI-se.

      1. dori says:

        Kete deklaraten e Kuksjanve,dhe Edi Rama vete ta kishte shkruar nuk do e kishte bere keshtu…
        Por sic duket Endri Fuga nuk di te shkruaj ndryshe,vetem duke i thurur levdata shefit.

    2. Feniks says:

      Edi Rama kete ndjesen e ka te vonuar dhe per mua mashtruese!
      Nuk jam as kuksian e as p[rotestues,por jam antar i PS qe e kam votuar PS-ne qe ne krijimin e saj!
      Por Rama para se vte kerkoje ndjese duhet t’i vere gishtin kokes se si po qeveris vendin!
      Nuk e di se te cfare niveli i ka keshilltaret apo ministrat,por sido qe t’i kete ata vete Rama nuk degjon asnje nga keta,por ben cdo gje sipas kokes dhe interesit te vet!
      Rama eshte nje delirant i pa pare dhe me shume merret me imazhin e tij se sa me hallet e popullit!
      Nje pyetje per Ramen:
      -Pse nuk ben pritje populli zoti Rama as ju e as ministrat,kryebashkiaku adolesdent i Tiranes qe mbeti per dite duke dale ne tv duke mbjelle peme si brigadier fshati?
      Pse nuk merret njeri ne te gjithe administraten shteterore me ankesat e popullit,por ia delegojne per t’i zgjidhur ato atij per te cilin ankohen qytetaret?
      Kam nje vit qe ankohem per shkeljet ligjore dhe talljet qe ben UKT ne Tirane,por as Bashkia e as kryeministri nuk me kane dhgene zgjidhje ligjore?
      Per cfare i ke krijuar dhjetra zyra te ankesave,te maredhenieve me publikun apo te komunikimit me qytetaret,kur keto as komunikojne me qytetaret e as ndeshkojne shkelesit e ligjit,por u thone “ujkut” qe vte pranoje ne cse ce hengri apo jo qingjin!
      Kam nje vit qe i kemi bere kerkese me shkrim UKT per mbylljen e kontrates se ujit,por as pergjigje zyrtsare nuk kane dhene as pas 12 muajve!
      Cfare rrogtasresh jane keta zoti Rama qe tallen me hallet e popullit?
      Dhe zotrote na ben thirrje te denoncojme te korruptuarit!
      Mashtrim ,zoti Rama!
      Na i ke mbyllur te gjitha rruget e denoncimit sepse as ti vete e as ministrite e kryebashkiaku Veliaj nuk merreni me ankesat e populli,se ju duken gjera te vogla,se ju merreni me lideret e botes,ndersa popullin e keni lene t’i zgjidhin hallet me koken e tyre!
      Prandak kercet korrupsioni zoti Rama dhe kete e ke nxitur ti me kete administrate te kalbur e te korruptuar!
      Hiqni dore nga reklama personale ne tv.
      Nuk duam t’u shohim fytyren por punet tuaja!
      Degjojeni popullin duke i hapur te gjitha rruget e ankimit dhe mos ia delegoni hajdutit dhe te korruptuarit te drejten per te gjykuar veten se nuk jemi si tek filmi “Koncert ne vitin 1936!

  2. Nardi says:

    Ky reagimi i kuksianve sikur nuk hahet.Ju lutemi tregoni kush e ka shkruar.

    1. Era says:

      Po pse mor nard noka nuk kane të drejte Kuksianet e cfare w cfarë te duhet ae kush jane o tyrylycke

    2. do vijë një ditë says:

      Po pse , Nardi, kuksianet nuk jane shqiptare mendon ti? Se e keni menduar dhe e mendoni se keta jane shqiptare dhe keta jane armiq, prandaj e katandistet Shqiperine keshtu, ju Nardi, dhe kur theme ju, jo ti se ti nje cope injorant je, por ata idhujt e tu qe ropen, vrane e prene si u deshi qejfi me Lulezimin, Saliun, burrin e Monikes. A ka per tu ardhe ndonjehere mendja juve qe i quani armiq shqiptaret qe s’mendojne si ju?.

  3. Kujtimi says:

    Ne vend qe te pasojne TOPIN POLITIK ne rushes te njeri tjetrit me arbiter te famshmin Meta,duhet te fillojne HETIMET per shperdorim te fondit te rruges nga kryetari kukull i opozites si dhe hetim per mashtrim deri ne gjykaten e Strasburgut per demshperblim…

  4. Timi says:

    Keto jene kuksianet jo qente e berishes qe kerkojne vellavrasje Bravo dhe nje owtshendetje e perzemert nga Durresi! Bravo dhe per Edi Ramen qe nes cakenjeve dhe ujqerve berishiste e LSI-te diti me burreri te kerkoje ndjese popullit. Respekte Edi! Ja ose shqiptaret te duan dhe votojne ty!

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Nuk keni pse paguani hic or mik, se po paguat 1 euro sot te jeni te sigurte qe per 5 vjet ka per te shkuar 10 euro. Taksen e rruges e paguani tek nafta, e paguajn ata qe levizin perdite neper rruget e shqiperise dhe nuk ka pse shqiptari te tatohet dy here per te njejten gje. Ajo takse dhe ajo proteste nisi ne kukes por nuk i takon vetem kuksianeve ajo proteste i takon cdo shqiptari qe neser do e kete rrugen perballe shtepise me nje tra per te paguar taksen Rama, per te majmur administraten qe ia rrit rrogat vetes pa pasur asnje rritje performance, sot paguhen me taksat e popullit njerez ne administrate qe bejne palle, qe rrine 2 ore ne pune shteti dhe 6 ore ne biznesin privat, sot paguhen 3 vete ne administrate per te bere nje pune nderkohe qe ne perendim paguhet 1 dhe punon sa per tre. tre rroga nga 700 mije ne muaj llogariteni vete sa bejne ne vit dhe shumezojini me 1000 minimumi dhe do shikoni se sa miliona euro shperdorohen nga taksat qe paguajme. Pse per te ushqyer parazitet dhe militantet e partise. Turp.

  6. N.V. says:

    Bravo Kuksianve!
    Ky eshte qendrim dinjitoz!

    1. tomi says:

      Shumeeee dinjitoz. hahaha sa kam qesh

  7. butrinti says:

    DIHET . BURRAT E URTE DINE TE DREJTOJNE E TE KUROJNE PLAGET SOCIALE MOMENTALE jU LUMTE kUKSIANEVE

  8. Petriti says:

    Ne Kukes ka shume njerez te mire, te drejte, te fjales dhe patriote te mire.
    Keta kane te drejte qe vleresojne autokritiken e Rames. Njerezit, si kudo edhe gabojne, por burreri eshte te kerkosh ndjese dhe Rama eshte i vetmi lider shqiptar qe ka kerkuar ndjese edhe me pare.
    Demokratet dhe kryetari i Bashkise Kukes (natyrisht i PD-se) gabojne shume rende qe manipulojne protestat e qytetareve te thjeshte dhe qe ngrihen jo per ceshtje politike.
    Edi Rama ka marre mbeshtetje te madhe popullore dhe duhet ti dale zot puneve, tu kerkoje hesap atyre ministrave qe nuk punojne mire deri ne shkarkim, te degjoje me shume zerin e deputeteve dhe njerezve te tjere qe jane ngarkuar per te zgjidhur hallet e popullit.
    Krahas kesaj, ne keto momente te rendesishme ku drejtesia ka filluar te funksionoje, Rama e Xhafa duhet te bejne syte kater pasi falangat e krimit te mbeshtetur nga serbet e ruset mund te kerkojne destabilizimin e vendit.
    Ilir Meta te mos beje lojen e strucit dhe te mos pengoje mbarevajtjen e Shtetit duke mbajtur peng Sherbimin Inf Kombetar.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Nuk jane me “maloke” vandale , jane Kuksiane sot? hipokrizia ne maksimum.

      1. timo says:

        Ti je trap dhe i lig. Maloku është malok, vandali është vandal dhe malësori është malësor e kuksiani është kuksian. Ti i ngatëron me qef të madh të parë me të dytët se je i lig. Kuksiani është malësor i ndershëm kurse maloku është edhe vandal. Ti je një prej tyre. Ik pirdhu malok e vandal.

        1. mirel says:

          Po mire e ka se bete si bytheq.ra tere keto dite duke i mallkuar si vandale.
          Njerez qelbesira. Atje duheni cuar te kuksianet, pastaj beni dhe teorite e ligjit.
          Kurva RiPiSash

        2. e says:

          mire ia bere.
          ky eshte plehre emigracioni

          sa per kuksianet, ju lumte atyre dhe Edi rames qe u moren vesh, gje e rralle per shqiptaret.
          koherat e tranzicionit kane qene vetem kohe mosmarreveshjesh e konflikti.

  9. Azio says:

    Ju lumte popullit te Kuksit.
    Eshte shume e vertete qe ata jane me dinjitet e krenari.
    I njoh shume mire Kuksianet. Ata jane trima dhe shpirte bardhe per mikun
    Tani Lulzim eshte Radha jote te ballafaqohesh me kete popull krenari,per vjedhjet qe ke bere per rrugen e kombit Pse je Ti shkak I situatave te krijuar keto dite.
    Merr guxim in dhe shko bashke me Mulin ne Kukes perballe popullit.
    Do te shohim kur ata do Ti kthejne thembrat nga ke majat.

  10. DETARI Atllantides? says:

    Bravo per kete pergjigje tamam malsoresh me zemer dhe burrni !

    1. anonim says:

      po kjo eshte deklarate shume dinjitoze e kuksianeve. kurse mul gangsterin duhet ta dergojme para gjyqit per shtepite e shtetit qe u a ka dhene meotres, vellait e ku di une sa horrave te PD ne qytetin e sarandes dhe tani ben garipin ne sallen e gjyqit. sa me shume te dale para publikut banda e gangstereve MULI, Strazua, MZiu, spaho, Grigja, Baxhella, Floida, |kejdi, nora, sokoli isis, profesori homo me floke te lyer, paloka, aq me shume shtohet perkrahja per kryeministrin qe po nderton shtet ne lufte te madhe me kta bandite qe ngriten vandalet e nje qyteti per te djegur terminalin dhe pastaj bejne siku ju dhimbsen,,,, Po afron qershori 2019do e shihni ju pd-ista dhe cizmeparticka se sa bashki do merrni, po kujt do ja vini fajin me siiguri droges, sajmes, se nuk dini as se me cfare te justifikoheni , me poshte se keni rene nuk behet, so me 120 vete ne Vore, 120 vete ne elbasan dhe me 132 vete ne milot oh pika keni sy apo jeni ne delir,,,,,

  11. Jak Boston says:

    Kjo eshte ajo cfare duhet te bejne te gjithe shqipetaret dhe sidomos ata te rilindjes e ose jo dhe baza e PD dhe LSI nese kane nje baze te mirefillte.
    Bravo kuksianet qe keni qene shembull per vendin ne kohe lufte dhe tani keni rastin te jeni dhe shembull i mire per vendin ne paqe duke ju treguar shqiptareve ne rajon se ju jeni nga ata burra qe beni te funksionoje edhe sistemi demokratik me shume ingranazhe.
    Ne Amerike drejtuesit nuk kane problem ata qe nuk i kane votuar, por perkundrazi i gjen belaja me ata qe i kane votuar kjo vlen si per presidentin si per nje anetar te keshillit bashkiak te cdo partie apo dhe te pavarurit.
    Kjo eshte aresyeja qe une ne komentet e mija kam kritikuar Ramen per cfare me eshte dukur jo e drejte apo dhe mashtrim apo me keq korrupsion dhe kam kerkuar reagimin e atyre qe e mbeshtesin, pasi keshtu funksionon demokracia.
    Mbeshtetesit e llogjikshem reflektojne kurse ata qe nuk mbushin dhe nuk ju punon truri ( jane ata qe shajne te tjeret neper komente ) ata jane problem i fushes se shendetesise dhe institucioneve pekatese dhe kuadrove te saj dhe jo problemi im.
    Une si shqiptar dashamires i vendit tim ngrej shqetesimet qe mua me duket se pengojne ne perparimin e vendit pa u nisur fare nga interesat e ngushta.

  12. Q.S says:

    Bravo kukesi. Luftoni per te modem tuaj. Larg politikaneve te korruptuar si Basha dhe Kryemadhi

  13. enea says:

    Nuk late gje pa thene per Kuksin e kuksianet, i quajtet shpellar, kokpapare, te trashe, frikacak e tani i ngreni ne maje te qiellit ….sa pa dinjitet jeni… ky artikull eshte shkruar nga bythlepiresite e Rames dihet ajo pune…
    Ndersa gjithkush qe i rrin larg politikes, ngrihet per hallet e veta pa ju bashkangjit hajduterise politike gezon rrespektin tim….rrespekt per Kuksin e kuksianet e shperfillje totale per artikullshkruesin
    Rama ne pushtet eshte tash ca vite e nje m… ka bere

  14. Malo Kanina says:

    Një përgjigje qartazi e shkruar në selinë e PS në Tiranë. Gjynah që PS vazhdon sipas traditës trecerek shekullore, duke e paraqitur kësisoj vehten si një maternitet për të lindur masivisht Lei Fen, domethënë kuksian skllevër të pushteteve. Si çdo revolucionar i lindur, i cili çdo gjë e bënë në funksion të jetëgjatësisë së pushtetit, edhe Rama këtë po bënë. Sikur ta kenë shfryrë nga hundët Enveri dhe Berisha.
    Ky qëndrim i Ramës të kujton përcaktimin për sundimtarët shqiptar e cila thotë: ” mëndjen e parë të shqiptarit ma pastë kali, të dytën e paça vetë.”
    Se kush e ndaloi Edi Ramën të konsultohej para se të vendoste taksën, këtë hajde gjeje. Por duket, si çdo revolucionar, edhe Edi kërkon të vërë në provë se sa të nënshtruar janë të sunduarit e tij në raport me sundimtarin në këtë vënd.

    1. mirel says:

      Sakte, PS e ka shkruar, dhe ketu eshte hileja e Ramutit qe ta behe taksen fakt per te gjithe te tjeret.
      Asnje te mos paguaje.
      Plere e rrezikshme. Pasi i hengri bajgat Kukesit kerkon tja fusi pjeses tjeter te Shqiperise me lezet.
      Jo mor jo. As Kukesi dhe asnje tjeter nuk do paguaje.
      Neser me Tirane per Balleshin dhe per koncesionet e Kullave.
      Rrofte Kukesi????

  15. Det says:

    U lumte kuksianeve.Kjo tregon burreri dhe zgjuarsi qe nuk lejojne te perdoren. Nuk mund te luaj askush me hallet dhe varferine e tyre.
    Treguan dinjitet qe nuk lejuan qe politika ti perdor mish per top.

  16. mare nostrum says:

    Ai qe ka botuar kete pacavure propagandistike ka harruar te botoje bashkangjitur dhe deklaraten e e “Vullnetareve te Enverit” te 91-shit.

    1. PELLUMBI says:

      KUKSJANET JANE ATA QE HODHEN SERBIN NE HUMNER.ATA QE KALUAN NE PER DIBER PA U NDJER I FUTEN BURRELIT .BURRELI I THIT DIBRES ,PO NA KISHIT NJOFTUAR MOR BURRA DHE ATA I HODHEN NE HUMNER NUK I LANE TE VAZHDONIN PER TIRANE PRANDAJ KRYMINISTRI TAKSRN E RRUGES KIMBIT TA XEROJ DHE KUSHE KA VJEDHUR NE RUGEN E KOMBIT DREJTSIA TE BEJ DREJTSI

  17. Gjakovari says:

    Ju lumtë Kuksianë të lumtë Edi Rama. Kështu zgjidhen hallet dhe problemet. Kërkimfalja nga Kryeministri dhe falja nga Kuksianët janë fisnikëri dhe duhet t’na bëjnë krenar. Dhashtë Zoti që në ditët në vijim të gjindet dhe arrihet një marrëveshje e pranuar nga të gjithë.

  18. Wendy B says:

    Te protetosh per paddrejtesi eshte shume ok. Po vandalizmi aspak. Do na duhet akoma kohe te emancipohemi si komb. Ndoshta varferia i ben njerezit te manipulohen shume shpejt, po pasojat duan kohe te ikin.

  19. soege says:

    Bravo populli i kuksit kjo eshte rruga e zgjedhjes se problemit.

  20. soege says:

    Bravo populli i kuksit kjo eshte rruga e zgjedhjes se problemit.

  21. soege says:

    Bravo populli i kuksit kjo eshte rruga e zgjedhjes se problemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje