Washington Post ‘siluron’ Kryemadhin dhe Bashën: Protestojnë dhe bllokojnë rrugët se s'duan të paguajnë taksa

5 Prill 2018, 14:47Politika TEMA

Opozita ka bllokuar katër kryqëzime kryesore të Shqipërisë në një protestë anti-qeveritare duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe për rritjen e taksave e varfërisë.

Opozita e Partisë Demokratike bojkotoi seancën parlamentare të së enjtes për të nisur një fushatë të “mosbindjes civile” duke bllokuar rrugët kryesore të vendit dhe duke i bërë thirrje popullit të mos paguajnë taksat në rritje.

Qindra mbështetës të opozitës u mblodhën në katër kryqëzime në të gjithë vendin, duke bllokuar trafikun dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Policia tha se i konsideronte tubimet si të paligjshme pasi nuk mori asnjë kërkesë për t’i mbajtur ato.

Demokratët pësuan një humbje dërrmuese në votimin e vitit të kaluar, duke siguruar vetëm 43 vende në parlamentin me 140 vende.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat këtë vit./ The Washington Post

4 komente në “Washington Post ‘siluron’ Kryemadhin dhe Bashën: Protestojnë dhe bllokojnë rrugët se s’duan të paguajnë taksa”

  1. Sit back and relaks says:

    Washington Post thote qe “nuk duan te paguajne taksat ne rritje”, Mero thote “ nuk duan te paguajne taksat”, heqja e fjales “rritje” nga ana e Meros duket si pa rendesi por ne fakt ndryshon komplet thelbin e asaj qe ka thene WP..

  2. Kryemadhi, basha, lasha, berisha, likja, zeni, gita, liria jane per burg. Prej atyre eshte kjo gjendje ne Shqiperi. Po ti kthejne, $230 miljon eurot qe vodhen, koncensionet qe kane bere te gjithe ato, e leket I shkojne te ngrohta ne shtepi athere sdo kete me kaos. Rruga e Kombit do te rregullohet, e ska pse te behet mishmash I tille. Keto monstra shfrytezojne momente dhe duan te ruajne ato qe kane vjedhur dhe mos te discretitohen ne popull. Harram ju qofte. Zoti ju denofte 7 breza, mos paci dite me sy qe e shkaterruat per 30 vjet Shqiperine e popullin Shqiptar ore tradhetare, gjakpires, hajdute, kriminele.

  3. Fatosi says:

    NUk po kuptohet !!!!!! Punon ky popull apo nuk punon ,Te gjithe jane me barqe te shendosh,te veshur mire, me makina te ndryshme ,me shtepira
    Rine pine cigare,kafe neper kafenete,lexojne gazetat sepse nuk kan se cfare te (lexojne) ,meren me llafe e muhabete,te gjithe hiqen si filozof sikur dine gjithshka,e te tjera qe nuk po I numurojme
    Ore cfar duan keta njerez ??????????? O Shqipetare bota nuk punon per ju qe te rini dhe vetem te digjni ato qe behen per brezat e ardhshem
    Civilizohoni dhe shikoni se cfare eshte e mire per ate vend,Mos rini neper shpella si njerzit e eger
    Mjer ato qe u shkojne nga mbrapa Lulit,Saliut dhe hordhive te tyre qe ju ropen gjithe ato vite me radhe

  4. i djathti says:

    Për Washington Post & Co, po e bënë djathtë protestën është e gabuar, po e bënë të majtët është ok. Janë bërë qesharak. Thua se jemi dele dhe skuptojmë me kë janë. Qeveri dhe sistem që nuk meritojnë besim. Testojnë, vën taksa dhe shikojnë reagimin. Provojnë politika dhe shikojë reagimin.
    Po pati reagim tërhiqen, po nuk pati reagim vazhdojnë me politikat e tjera.
    Nuk është se nuk duam të paguajm taksa, por po u lanë këta të bëjnë ça të duan nuk ndalojnë më. E shikojmë ça po bëjnë në vendet e tjera europjane. Taksa, taksa dhe vetëm taksa për të vën pastaj njerzit e tyre në administratën shtetërore. As u bëhet vonë për shqetësimet që shkaktojnë te njerzit. Vetëm të bëhet ajo ça kanë në kokë ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje