Bllokimi i rrugëve, Daut Gumeni: PD po humbet edhe votat e të vetëve

5 Prill 2018, 19:24Politika TEMA

Ish-i përndjekurit politik, aktualisht anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Daut Gumeni dënon mosbindjen civile të opozitës, ku këtë të enjte u bllokuan për disa orë akset rrugore kryesore.

I ftuar në emisionin ‘45 minuta’ në Report TV, Gumeni tha se me këtë sjellje PD dhe organizatorët e tjerë po humbasin edhe votat e të vetëve.

Kur bllokon rrugët, ti humbet vota edhe nga të tutë.

Ku qesh ti? Qesh përballë Gërdecit.

Populli ka ndërgjegje.

 Janë mijëra njerëz që duan të shkojnë në hallet e tyre.

Ka ambulanca që duan të kalojnë.

Kush je ti që bllokon rrugët? Nëse je i zoti dil me një platformë reale.

Ke 5 vjet që bën praktikë.

Si mund të ulërasësh të Rruga e Kombit kur ke vjedhur dhe ende s’është përfunduar.

Gjysma është bërë dhe gjysma të hedh në humnerë”, tha ai.

2 komente në “Bllokimi i rrugëve, Daut Gumeni: PD po humbet edhe votat e të vetëve”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Nuk eshte ky thelbi Daut, thelbi eshte arroganca e qeverise dhe rrjepja qe do i behet shqiptareve nepermjet nje taksrife (e permbledhur) te paligjeshme dhe abuzive. Vetem Enveri bente si i donte Palla dhe e kishte te sigurte qe do merrte duartrokitje. Mos u merrni me opoziten pasi kete do dhe pushteti qe debati te vijoje nga nje problem social ne nje problem politik ku zeri i atyre qe jane viktima do sfumohet nga debatet e hajduteve ne pushtet qe jane pozite dhe atyre qe jane aspi-opozite. Nqs ke ndonje ide hidhu, nqs nuk ke mos u bej pa dashje (kam respekt per ty) megafon i pushtetit dhe politkes.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Nuk eshte ky thelbi Daut, thelbi eshte arroganca e qeverise dhe rrjepja qe do i behet shqiptareve nepermjet nje taksrife (e permbledhur) te paligjeshme dhe abuzive. Vetem Enveri bente si i donte Palla dhe e kishte te sigurte qe do merrte duartrokitje. Mos u merrni me opoziten pasi kete do dhe pushteti qe debati te vijoje nga nje problem social ne nje problem politik ku zeri i atyre qe jane viktima do sfumohet nga debatet e hajduteve ne pushtet qe jane pozite dhe atyre qe jane aspi-opozite. Nqs ke ndonje ide hidhu, nqs nuk ke mos u bej pa dashje (kam respekt per ty) megafon i pushtetit dhe politkes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje