Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes dhe i ekzekutuar në ambientet e kompleksit të tij “Kartodromi” në Lundër 9 vjet më parë, u arrestua pasditen e djeshme në Tiranë, për llogari të autoriteteve italiane.
Policia raporton se Prifti është arrestuar me qëllim ekstradimi pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
43-vjeçarja është dënuar me 7 vite e 3 muaj burg për veprën penale ‘pjesëmarrje në organizata kriminale’.
Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes të ekzekutuar në mars 2003, u arrestua edhe në vitin 2012.
Ajo nuk qëndroi gjatë në qeli pasi Gjykata e kryeqytetit caktoi dje masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases:
Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:
Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Akuzat
Nga të dhënat paraprake të Policisë së Tiranës, mësohet se Manjola Prifti ka qenë e shpallur në kërkim nga policia italiane që prej vitit 2003, kohë kur kërkohej edhe bashkëshorti i saj Fatmir Rama, i cili u ekzekutua rreth një muaj më vonë.
Në shkurt të vitit 2003, në Ministrinë e Brendshme në Tiranë, mbërriti një kërkesë nga drejtësia italiane nëpërmjet zyrës së kontaktit Interforce dhe sipas të dhënave hetimore, Fatmir Rama kërkohej në shtetin italian, se ishte pjesëtar i një grupi trafiqesh të paligjshme.
Sipas të njëjtës kërkesë, Fatmir Rama ishte shpallur në kërkim, që në vitin 1997 në Milano të Italisë, në kuadër të operacionit të koduar “Falco”. Një operacion që synonte të godiste një rrjet të fuqishëm të trafikut dhe shpërndarjes së drogës.
Në të njëjtën kërkesë, flitej edhe për kryerjen e të njëjtës vepër penale nga Miri i Xhikes, në vitin 2001, që nga përgjimet telefonike, në kuadër të operacionit të koduar “Asterea”, rezultonte që ndodhej në Shqipëri. Sipas burimeve nga policia, në veprimtarinë për të cilën është hetuar Fatmir Rama nga Italia dhe shpallur në kërkim, deri në anulohej urdhër arresti pas vrasjes së tij, është hetuar për disa vite edhe e shoqja e Manjola Prifti.
keshtu perfundon kur bie ne duart e nje korraku sunit droge,prostitucion,krime………….
Lerini pordhet, e kerkonte drejtesia italiane thote, po 6 vjet ne pushtet nuk e gjetet ku ishte apo ku e pinte kafen? Thuaj eshte arrestuar si mjet presioni per ta detyruar te flasi per ca tema ku mund te jete perfshire Miri Xhikes dhe cuni njonit e qe Manjola mund te kete dijeni apo prova. Do i ofrohet imunitet ne shkembim te informacionit nqs e ka dhe njekohesisht po e ruajne nga ndonje rrezik qe mund ta kercenoje per informacionin qe ajo ka. Indirekt po i bejne presion Berishes alla American Style ose FBI style e ta detyrojne te rrije urte me protestat. S’ke ci thua, jane te talentuar.
Lerini pordhet, e kerkonte drejtesia italiane thote, po 6 vjet ne pushtet nuk e gjetet ku ishte apo ku e pinte kafen? Thuaj eshte arrestuar si mjet presioni per ta detyruar te flasi per ca tema ku mund te jete perfshire Miri Xhikes dhe cuni njonit e qe Manjola mund te kete dijeni apo prova. Do i ofrohet imunitet ne shkembim te informacionit nqs e ka dhe njekohesisht po e ruajne nga ndonje rrezik qe mund ta kercenoje per informacionin qe ajo ka. Indirekt po i bejne presion Berishes alla American Style ose FBI style e ta detyrojne te rrije urte me protestat. S’ke ci thua, jane te talentuar..
Hahaha ca qyfyri.
Tirana mbushur me kriminel qe kerkohen nga drejtesia nderkombetare per ekstradime ne vendet perkates dhe qe rrin e pijn kafe jashte apo brenda parlamentit shqipetar, dhe kto qe gjeten nje femer per ta ekstraduar, qe zakonisht skemi degjuar te ekstradohen nga shqiperia kriminel sepse nuk ka baze ligjore sic thon kto kumunistat trapojan qe drejtojn prokurorit dhe gjykatat. bravo drejtesia , ka fillu me bo perparime.
Edhe po te jete keshtu ca te keqe ka?
Me kete veprim po synohet te demtohet PD!
Zonja nuk ka pse te denohet per veprimet e ish burrit!
Zonja Manjola, Ciljeta dhe Greta Koci mendoheshin si kandidatet me te mundshme per te zevendesuar Lulzim Bashen ne krye te PD!
O gazetare derra jo 9 vjet me pare, por 15 vjet me pare eshte vrare miri xhikes
Edhe Bashkim Fino thuhet se eshte afer ketij aksioni pasi dihet qe jo vetem ndante leket me Mirin e Xhikes, por edhe i la aty tek Katodromi, pasi jo me kot Nanu i thshte Bacit per shoqerine me Mirin e Xhikes. nuk e di nese e mjera Manjola Prifti, e cila ishte viktime e tyre do te shijoje lirina a jo, se gjynaf e shkreta u perdor nga keta trafikante.
e tani kjo artistja e trafikut do pidhet tere jeten ne çeli.
kujdes se ne shtete perendimi por dhe ne shqiperi e kosove,nje numer i banorve te shqiperis,kuptohet trafikant hajdute e kriminel qe po perforshin formulen e mashtrimit me nga 2 emra e mbiemra te rrejshum.