Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka folur për çështjen e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe nëse ai kishte ndonjë konflikt personal me të. Lu theksoi se Sekretari i Shtetit, vendosi që Adriatik Llalla do të ishte i pari person në botë që do t’i ndalohet hyrja në SHBA, për korrupsion në një vend tjetër.
Fevziu: Zoti Ambasador, do t’i kthehem vetingut, por doja t’ju pyesja për historinë tuaj me ish Prokurorin e Përgjithshëm Z. Llalla. Përse Departamenti i Shtetit ia ndaloi hyrjen Z. Llalla dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara?
Lu: Sekretari i Shtetit vendosi që Z. Llalla do të ishte i pari person në botë…
Fevziu: I pari person në botë?
Lu: …në botë, që sipas këtij ligji që i lejon Presidentit të Shteteve të Bashkuara t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara një zyrtari të korruptuar nga një vend tjetër.
Fevziu: Sipas informacioneve të kujt?
Lu: Më lejoni të mbaroj. Pra, mbështetej në korrupsion të konsiderueshëm. Prandaj ne, qeveria e SHBA, dhe në këtë rast Sekretari i Shtetit, i cili nën autoritetin e Presidentit për këtë çështje, ishte i bindur se kishte prova të mjaftueshme për të besuar se Z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm. Këtu ngrihet edhe një pyetje tjetër, nëse ai ka shkelur ligjet e vendit tuaj. Nuk mund ta vendosim ne këtë për Shqipërinë, ne nuk jemi zbatuesit shqiptarë të ligjit. Prandaj po punojmë me prokurorët dhe policinë shqiptare, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë atë që ne kemi kuptuar, në mënyrë që të vendosin nëse duan ta çojnë këtë çështje në gjykatë.
Fevziu: Po nga erdhi ky informacion? Nga Ambasada Amerikane në Tiranë apo nga institucionet ligjzbatuese në Shtetet e Bashkuara, të cilat e ofruan këtë informacion?
Lu: Blendi, ju e dini se ne kemi shumë burime informacioni.
Fevziu: Shumë njerëz besojnë se ishit ju që personalisht e dëbuat Llallën për shkak të problemeve që keni pasur më parë.
Lu: Asnjë President i Shteteve të Bashkuara apo Sekretar Shtetit nuk do mjaftohej vetëm me të dhënat e Ambasadorit Amerikan. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shumë burime informacioni, dhe të gjitha ato të çonin në një përfundim, dhe ai ishte përfundimi ku Sekretari i Shtetit u mbështet për vendimin e tij.
Fevziu: A ka një hetim zyrtar për Llallën në Shtetet e Bashkuara? Nuk po flas për hetimin në Shqipëri.
Lu: Unë nuk jam agjent i FBI-së, unë nuk jam agjent i DEA-s. Nuk mund të them nëse ata kanë nisur hetimet. Unë mund të flas vetëm në emër të Ambasadës tonë dhe ne po bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare.
Fevziu: Përse keni pasur një marrëdhënie kaq të fortë dhe të keqe me Z. Llalla?
Lu: Jo, unë kam pasur një marrëdhënie personale mjaft të arsyeshme me Z. Llalla, kemi pasur disa takime, kemi qëndruar në komunikim edhe pas konfliktit që patëm. Janarin e kaluar unë thashë se Z. Llalla kishte vepruar kundër reformës në drejtësi. Unë nuk kam asgjë personale me Z. Llalla. Unë dhe qeveria ime kemi investuar shumë përpjekje në reformën në drejtësi dhe nuk do të lejojmë asnjë zyrtar të vetëm, sado i lartë të jetë ai, që të pengojnë këtë reform.
Fevziu: Z. Ambasador, doja t’ju pyesja sepse kanë qarkulluar komente, nëse deklaratat që ju keni bërë gjatë këtyre 3 viteve kanë qënë të miratuara nga Departamenti i Shtetit, nga politikat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Lu: 100%.
Fevziu: 100%?
Lu: 100%! Unë jam një burokrat shumë besnik. Unë nuk bëj asgjë pa marrë miratimin e Uashingtonit, komunikoj me Uashingtonin çdo ditë, dhe ata e dinë shumë mirë se çfarë bëjmë ne.
Fevziu: Cili ishte problem më i madh i Z. Llalla?
Ambasadori Lu: Prokurori i Përgjithshëm Llalla nuk ndoqi penalisht njerëzit. Ai ishte Prokurori më i lartë në vend, e megjithatë askush nuk u fut në burg gjatë mandatit të tij. Ju keni nivelin më të ulët të ndjekjeve penale për krimet e rënda në një vend me probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Prandajs hpresoj që të gjithë Prokurorët e Përgjithshëm të ardhshëm, përfshirë edhe Znj. Marku, ta marrin më seriozisht përgjegjësinë e tyre për të ndjekur penalisht njerëzit që shkelin ligjin.
Faleminderit Zoti LU. Fal jush kemi filluar te shohim disa ndryshime. Te shpresojme qe keto ndryshime te vazhdojne me nje ritem te mire.
Po ate perplasjen qe ti z.Lu pate me Llallen per ate kompanin Amerikane te naftes ne Fier (sipas deklerates publike te Llalles). perse nuk e permend fare ate ceshtje, sepse per shume Shqiptare si une eshte krijuar bindja qe ai konflikte ishte KANCERI qe hengri Llallen ,sepse dihet qe dhe ai ishSekretari Tillerson vjene nga bizneset e Naftes ,ai eshte nje ish CIO i Exon Mobil,dhe si i tille me sigur ka qene i informuar nga Ju por dhe “shoket” e tije CIO te asaj Kompani Amerikane qe Llalla po kerkonte te Investigonte ,ndoshta kjo ishte dhe arsyeja qe Sekretari Tillerson e beri (KURBAN) Shembull Boteror Llallen, duke ja ndaluar hyrjen ne Amerik,ndoshta dhe ky veprin e detyroje Sekretarin Tillerson te leje shendetin nga pozita si Sekretar,ndoshta veprim i tije kundra Llalles ka te beje me ndonje konflikt interesi si njeri i hidrokarbureve pra ato ndikime kane pasur me shume peshe se Informacionet e axhensive te tjera te US ?????
Ju faleminderit Zoti Ambasador. Kjo ndihme direkte e Juaj ,nepermjet qeverise Amerikane, do te rrise besimin ne ndershmerine e drejtesise Amerikane ndaj popullit Shqiptar e qeverise se saj Shqiptare.
Një gazetar ballkanik injorant,përballë një gjiganti të administratës Amerkane. Kush ju a ka dhënë informacionin,a ka hetim në shba, keni perplasje me llallën, cili ishte problemi me të janë pyetje të një loqe shqiptare. Kur del emri nga ambasadori, dosja është e plote. Ambasadori nuk e fut ne llogari nje katunar të korruptuar. Ai nu bën asgjë me mendjen e vet dhe ka mbrapa gjithe ameriken.
Tamam pyetjet beheshin nga konteksti i te logjikuarit “shqiptarce”, aq sa edhe ambasadori vete qeshte dhe i duhej te korrigjonte premisat e shume pyetjeve sepse ishin te gabuara.
Lu Lu, tregoi te verteten popullit shqiptar qe e rren mendja qe ti je burre i mire ashtu si sozia jote Arvziu, miq te Saliut e yllit ne ngritje, nderhyres ne punet e brendshme te nje vendi sovran.
Tregoi popullit qe Adriatik Lllala kishte dosje te hapur dhe t embyllur per ty, per nderhyrjet e tua politike ne biznes qe ti e di shume mire.
Lllala te kercenoi me kete dosje dhe ti nuk e harron dhe del e i shet idjotizma popullit te painformuar shqiptar.
–
Ti dhe miku juaj Arvziu jane nje e keqe e madhe qe i ka ndodhur Shqiperise dhe demokracise.
–
Mjere ata qe te besojne apo kane frike nga visa Amerikane se mos ja bllokon ti, o ArvziLuLuja.