Fjala e zonjës Harito me rastin e marrjes së titullit « Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës » me dekret të presidentit të Francës Emmanuel Macron:
Sot dëshëroj së pari të falenderoj Francën. Kam kaluar këtu gjysmën e jetës, nuk jam franceze nga gjaku por nga zemra. Nderi që më bëhet sot, grada e kalorësit të Urdhrit Kombëtar të Meritës është mishërimi i vlerave që Franca përfaqëson në sytë e botës, vlera të cilat më kanë shoqëruar përgjatë gjithë viteve këtu.
Vlerat e respektit, barazisë, hapjes, meritës dhe punës, vlera të cilat nuk janë vetëm simbolike por thellësisht të rrënjosura tek cdo njeri me të cilin unë kam bërë këtu një copë rrugë, në jetën profesionale ose private. Respekti për atë cka cdokush bën cdo ditë të jetës së vet dhe jo origjina e tij. Eshtë gjithashtu një motivim për të besuar që këto vlera janë universale, për të vijuar punën cdo ditë që këto vlera të jenë të përbashkëta për të gjithë ata që kanë besim tek progresi. Unë jam e bindur që ata janë kudo maxhorancë por ata nuk kanë kudo pushtetin. Unë mendoj që secili nga ne duhet të përpiqet sa të jetë e mundur që këto vlera të respektohen.
Janë këto vlera që më kanë drejtuar në punën time në shërbim të vendit tim të lindjes, Shqipërisë ku jam përpjekur të kontribuoj aq sa kam mundur. Por, jam e bindur, nëse unë vetë nuk do ti kisha jetuar këto vlera cdo ditë në Francë, do ta kisha patur të vështirë t’ju besoja dhe të kapërceja gjithë sulmet të cilat nuk mungojnë në jetën politike, sulme nga ana e atyre që propozojnë rrugë më të shkurtra, që nuk shikojnë horizontin, që nuk besojnë në vlerat demokratike ose që kanë thjesht të tjera interesa.
Do ta kisha patur të pamundur të vazhdoja të motivoja ekipet e mia, të cilat dëshiroj ti falenderoj këtu, të punonin në kushte të vështira, me pak burime, me orë pafundësisht të gjata dhe të vijonin të besonin që e gjithë kjo ja vlen. Më kujtohet që ju kam përsëritur shpesh : mos shikoni atë që të tjerët nuk bëjnë sic duhet, ata do të vijnë në rrugën tonë dhe jo e kundërta.Një falenderim të vecantë, zonja Ministre, e dashur Natali, që më pranoni sot në Urdhrin Kombëtar të Meritës. Jam shumë e nderuar, për më tepër që takimet tona kanë ndodhur gjithnjë prej dhe për Europën.
Takim prej Europës sepse për herë të parë u takuam në projektin europian, nëpërmjet të cilit ENA, Shkolla Kombëtare e Administratës në Francë, të cilën ju e drejtonit atëhere, ndihmoi Shqipërinë në reformën e administratës publike. Një ndër reformat e dhimbshme por të domosdoshme për modernizimin e vendit në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, reformë që unë pata nderin dhe privilegjin të drejtoj. Shqipëria ka tashmë një sistem modern për rekrutimin e nëpunësve civilë nëpërmjet një konkurimi të përbashkët, të ngjashëm me sistemin francez si edhe një sistem menaxhimi të trajnimeve dhe karrierës. Diferencë e madhe kjo në vetëm 3 vite, krahasuar me sistemin në të cilin për të qenë nëpunës civil duhet të njihje ministrin ose edhe më keq personin që duhej paguar.
Europa përsëri me takimet në Bruksel rreth WIL, rrjet vajzash e grash aktive dhe të angazhuara, disa prej të cilave janë këtu sonte dhe i falenderoj, për të debatuar rreth reformës në shërbimet publike, reformë për të cilën jam jo pak krenare. Një transformim inovativ i proceseve dhe organizimit në Shqipëri, transformim i domosdoshëm përpara cdo dixhitalizimi. Për ta realizuar, jam inspiruar jo pak nga mënyra e funksionimit të shërbimit publik në Francë.
Takim për Europën sepse Ju keni tashmë zonja Ministre, njëkohësisht barrën por edhe fatin të mbartni projektin ambicioz të Francës « për një Europë sovrane, të bashkuar, demokratike », iniciativë që kushtëzon të ardhmen e 500 million europianëve përballë gjithë risqeve të ekstremeve, të patriotëve fallco e të nacionalistëve me zgjidhje kallpe.
Por, kjo e ardhme për Europën është gjithashtu i vetmi horizont për 18 million banorët e Ballkanit Perëndimor. Janë 6 vende të vogla, thuajse sa 6 qytete të Francës, të gjithë së bashku janë 18 million banorë. Një ishull i vogël i rrethuar nga vende të cilat janë të gjitha pjesë e Bashkimit Europian. 6 fshatra të mëdha të cilat deri dje luftonin e vriteshin, sepse armiku është gjithnjë fqinji, sidomos kur vec atë njeh.
Unë u linda dhe kalova në Shqipëri gjysmën e jetës kur Shqipëria ishte vendi më i izoluar dhe ndër më të varfrit në botë. Por pata fatin të edukohem nga prindër, të cilët janë këtu sonte dhe unë i falenderoj, sidomos sepse në mes diktaturës dhe izolimit më ndërgjegjësuan për atë izolim dhe më transmetuan shijen e lirisë. Sepse nuk ka izolim më të keq sesa izolimi prej injorancës, mosnjohja e botës së gjerë, injorancë e mundësive, mosnjohje e lirisë dhe sfidave që përfaqëson liria. Për këtë arsye mbrojtësit më të zjarrtë të Europës dhe të Bashkimit Europian do ti gjeni gjithnjë mes atyre që kanë përjetuar izolimin. Sepse ne, ne e dimë mirë që premtimet e proteksionizmit, të nacionalizmit dhe të mbylljes mes vedi nuk janë vecse mashtrime që gjithnjë përfundojnë keq.
Ka ende shumë rrugë për të bërë për këto 6 vende dhe për Shqipërinë mes tyre. Por një pjesë e madhe e të këqiave vjen ende nga njëfarë izolimi, nga mungesa e referencave solide të botës së lirë, nga mungesa e mundësive. Për këto arsye ne duam ti bashkohemi Bashkimit Europian. Qytetarët e Ballkanit e identifikojnë veten ekzaktësisht me atë cka përfaqëson Europa dhe « që nuk mund ti besohet as anës tjetër të Atlantikut, as diku në kufijtë e Azisë, me atë ekuilibër vlerash midis ekonomisë së tregut dhe drejtësisë sociale që është unik në Planet » sic e thotë presidenti Macron.
Ne jemi europianë ndonëse historia jonë ka qenë e trazuar. Bashkëqytetarët tanë nuk kërkojnë gjë tjetër vecse të rriten e të marrin vendin e tyre të plotë në Europën e transformuar të pas 5 deri 10 viteve.
Ne kemi nevojë për ndihmën Tuaj zonja Ministre për të ndihmuar forcat progresiste që të transformojnë, të modernizojnë, ti hapin këto vende të vogla. Sepse lufta nuk është me armë të barabarta ! Ata që nuk e duan demokracinë janë të pushtetshëm, kanë para, kanë pushtet dhe forcë mediatike.
Projekti ynë për t’ju bashkuar Bashkimit Europian nuk ka alternativë tjetër : nëse nuk shkojmë përpara do të kthehemi pas.
Kur unë vendosa në vitin 2012 të angazhohesha në politikë në Shqipëri hasa dy kategori njerëzish : më të shumtit e shikonin këtë angazhim me habi : si mund të lësh pas një punë interesante e të mirëpaguar, të largohesh nga familja, të ikësh nga një vend si Franca në një vend ku shumëcka është ende për tu bërë ? Por kishte edhe një tjetër kategori, të pakët, mund ti quaj utopistë ose optimistë, ndër të cilët bën pjesë edhe im shoq e për këtë nuk do mund asnjëherë ta falenderoj mjaftueshëm, sepse jo vetëm e përkrahu këtë projekt, por e mbështeti me entuziazëm dhe besim, me optimizmin karakteristik të atyre, ku bëj pjesë edhe unë, që besojnë se është gjithnjë e mundur të ndërtosh e të ecësh përpara. Po ashtu fëmijët e mi, Ana dhe Greg, të cilët jo vetëm nuk u ankuan kurrë për mungesën time, por më inkurajuan vazhdimisht të vazhdoja.
Sot mund të them me plot gojën, që megjithë vështirësitë, megjithë aciditetin e jetës politike, megjithë, megjithë, megjithë…është një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe fat të kesh mundësinë të transformosh. Eksperiencë ndoshta edhe më e vecantë në Shqipëri, sepse ndryshimi që sjell ne jetën e njerëzve është më i madh.
Po ashtu falenderoj gjithë kolegët, miqtë e të afërmit që kanë ardhur nga Shqipëria, Italia, Amerika dhe këtu nga Parisi. Ju jeni ai rrjet mbështetës, miqësie dhe ngrohtësie i domosdoshëm për cdo përpjekje njerëzore të shëndetshme. Jam shumë e nderuar që jeni pranë meje sonte.
Një falenderim të vecantë për Ismail Kadare, për hapësirën fine të lirisë që na krijoi me veprën e tij gjatë viteve të diktaturës. Do përfundoj me atë që ka qenë dhe mbetet pasioni im, transformimi nëpërmjet progresit të teknologjisë.
Dhe vecanërisht Orange ku kam bërë 15 vjet të karrierës time dhe ku kam mësuar aq shumë. I falenderoj thellësisht kolegët dhe mentorët e mij nga Orange, që kanë ardhur sonte këtu dhe që kanë patur të gjithë një rol të vecantë në karrierën time. Në këtë kompani kemi përjetuar gjithashtu transformime madhore : liberalizimin e tregjeve të telekomunikacionit dhe hapjen e rrjeteve për konkurrencën, ardhjen e celularit dhe internetit, transformimin nga një kompani ekselente teknikisht në një kompani moderne, më fleksibël, të orjentuar drejt tregut por gjithnjë njerëzore. Një model i atyre vlerave ku tregu dhe njerëzorja nuk janë kontradiktorë, por janë të mundshme sëbashku.
Tek Orange u pregatita për të drejtuar transformimin dixhital që realizuam në më pak se 4 vjet. Një transformim madhor i shërbimeve publike duke ndërlidhur gjithë institucionet, duke i sjellë shërbimet online për qytetarët. Ajo që mundëm të bëjmë në 4 vite, me një projekt që kishte një vizion të qartë, të cilit i dhamë dorën përfundimtare në kodrat e Tunizit në 2012, faleminderit B. Walther, ishte e paimagjinueshme kur filluam në vitin2013. Sepse kisht plot e plot nga ata që thonin « është e pamundur « ose « : Shqipëria ka të tjera prioritete ». Kryeministri Rama kishte vullnetin e plotë, ne ndërtuam instrumentat dhe projektet dhe i realizuam ato.
Në fakt revolucioni dixhital aktual dhe ai që po vjen, e kemi në prag është një shans i jashtëzakonshëm që mund të transformojë shumë shpejt Ballkanin si dhe vende të tjera. Në këtë fushë kemi edhe angazhimin e fundit të strategjisë së zgjerimit të Komisionit europian. Ne kemi provuar disa herë që teknologjia ka fuqinë të transformojë shoqëritë tona. Për administratën publike mjaftoi konsolidimi i sistemeve të menaxhimit të të dhënave të punonjësve për të ngadalësuar në mos për të zhdukur klientelizmin dhe nepotizmin. Mundësitë janë të pafundme dhe eksituese për vitet që vijnë. Me transformimin dixhital gjithshka bëhet e mundur nëse kemi vullnetin.
Ju falenderoj sërish të gjithëve që pranuat të jeni me mua sonte,në këtë ditë shumë të vecantë ku lindur e rritur shqiptare dhe adoptuar franceze prej më pak se dy dekadash, më jepen nderimet e Republikës Franceze !
Te lumte Milena!
Ke nderuar vehten ne rradhe te pare,familjen tende dhe pa asnje medyshje mbare shqipetaret dhe Shqiperine.
Pergezime dhe Pershendetje
Dekorata e saj sa i kushtoj buxhetit te shtetit shqiptar eshte pyetja?franca jep dekorata edhe kadafit kur ka nje interes.Kjo perzodhi shoqerite qe tash bejne kerdi tek ne e na kushtojne sa se bane si cdo here.
Po deri sa te kemi njereze si kjo nuk perparojme.
Administrata u reformuar.laissez moi rire…
Mais le compte en banque de Madame oui.po konto i saj u mbush aq shume pare sa bleu si studente nje shtepi 1 million euro ne pariz e nje studio tjeter ne kremlin bicetre….
Merite? Po merite se i sjelli frances pare hazer ne kuriz te taxpagueseve shqiptar.
Hetoni pak dosjet e saja
Ekzakt,,,erdhi me jehere ne krye te tepsise,pa asnne kontribut personal.
Ta gezosh dekoraten,zonja e nderuar Milena ! Po kur s’ta ka firmosur Saliu, ajo nuk vlen . Besoj se je dakort me mua . Respekte !
Te lumte Milena.. na nderon edhe ne E
KJo shkaterroi administraten publike… dap krijimi i saj .
NA PLA.BY…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Komplimente Milena. E ke te merituar. Ziliqaret kane punen e tyre.
Franca me vlera? Po te ishte per Francen ne nuk do ishim fare ne harten e Europes. Franca ju bashkua Rusise ne coptimin e territoreve tona kombetare dhe nese sot jemi te ndare ne disa shtete, Franca ka pergjegjesine e vet.
Cfare?? Urdheri I kalorsit per nje grua qe ska hipur kur ne kale?Asnjeri se ka pare te kalroj zonja ne fjale;aq me pak perversi qe e ka firmosur ate.Megjithse qesharake dhe infantile keto lloj metodash mesjetare kane nje objective orguzi;vrasjen e gjykimit te pamvarur,vrasjen e mendimit kritik.
Dekoraten ta gezosh, se kam patur respekt per punen tende ne Shqiperi, por Kadarene kot e pergezove se ai gjithmone ka punuar per vete dhe jo shoqerine;
undefined
Critical thinking
Sidomos kur mundohen me na bind edhe duke perdor emerin e presidentit Macron,I cili as nuk ka dijeni per kush eshte kjo trafikante