Pse Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon?

6 Prill 2018, 09:13Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” arsyen përse Shqipëria ka karburantin me çmimin më të shtrenjtë në rajon.

Më lejoni tani t’ju them diçka për këtë të karburantit, se e dëgjoj edhe e dëgjoj.

Kur ne vendosëm taksën e karburantit, ishin në ato momente kur paraardhësi im përsëriste pa pushim, se ju pret fati i Greqisë, sepse ai e dinte çfarë grope kishte lënë.

Shqipëria e vitit 2013 rrezikonte të mos jepte rrogat dhe pensionet.

Thirrëm FMN dhe u ulëm për të rimarrë në dorë frenat e ekonomisë, çfarë gjykuam?

FMN na tha duhet të ulni rrogat dhe pensionet, ne u thamë kjo nuk bëhet.

FMN na tha duhet të rrisni taksat, sepse ku do i gjejmë lekët.

Duke i parë me kujdes të gjitha ato mundësi që kishim dhe duke përfituar nga fillimi i rënies së çmimit të naftës, ne e pamë më të arsyeshme që të taksojmë ata që duke qenë përdorues makinash dhe ndotës më të mëdhenj, mund të merrnin më shumë barrë”, tha Rama, duke shpjeguar se taksa e qarkullimit nuk kishte lidhje direkte dhe vetëm me mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe me mbylljen e gropës në buxhet, që sipas tij kishte lënë qeveria e mëparshme.

“Jam shumë dakord, sot nafta në Shqipëri ka një çmim që është më i lartë se në vendet e rajonit.

Ka dy arsye: e para sepse ose do të taksojmë atje, ose diku tjetër.

Ne nuk kemi dashur të taksojmë diku tjetër dhe kemi ulur taksat për 97 për qind të shqiptarëve, i kemi ulur taksat dhe nga ana tjetër nafta në fillim të vitit 2013 ka qenë 1920 lekë, sot varion 1700-1750”.

8 komente në “Pse Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon?”

  1. ai says:

    Qe taksa e karburantit nuk ndikon te 100% e shqipetareve, eshte nje genjeshter e madhe. Nuk ka vend te botes ku cmimi i karburanteve nuk ndikon ne koston e jeteses.

  2. Tutu says:

    Arsyetim prej MASKARAU…Hajduti…politikani ordiner…shkurt plehre… na trego koncensionet e tua.. luksin qeveritar dhe bonuset financiare te shtetareve te tu… na fol per mbeshtetjen e pa mase qe i dhe hajdutiti te thesarit te shtetit Fullani dhe pse e bere.. nje historine padegjuar ndonjehere ne kete bote… ti duhet te prehehesh ne burg per jete me te gjithe parardhesit e tu…genjeshtar i pafytyre…

  3. Vl says:

    Me pak fjal, ske byth me vjel taksat atyre qe fitojn miliona, dhe ja fut atyre qe kan nje mjet halli apo pune. Po bicikletave sa taksa u ke mar qe po heq rrugen e makinave po e bo bicikletash. Sikur ishte grob e madhe buxheti, per rrug makinash ska lek, per bicikletat smbarojn.

  4. Rusini says:

    Zgjidhet duke i dhene Kastratit 8 milione dollare.Si nuk te vjene turp.

  5. lalai says:

    hahaha?????

    Dhe bar do hame dhe rrogat nuk i ulim.
    Dhe koncesione do japim dhe naften nuk e ulim.

    Shqiperia e mjere po te ishte shtet,dhe jo shtet-fisnor,vetem me 2 thenie te shprehura nga ky pafillo,Drejtesia do kishte hap dosje.
    Cfare gropash la hajduti paraardhes?
    Si,qysh,tek shkuan parate?

    Hajde qihuni shkerdhata jeni kurva te gjithe.

  6. eri says:

    gropa ishte e madhe, gjith kompanite e ndertimit te rrugeve ishin pa paguar. Nje grop e madhe qe do zoti mbase futet basha me gjith salen brenda, te marrin edhe griden aty se mund tu duhet po ashtu edhe badigardin noka

  7. drino says:

    Te gjithe qeverite ne keto vite kane qene HAJDUTE te pa ngopur,qelbesira politike dhe njerez te ndyre por ketij populli DELE mire ja bejne sepse nuk ngrihen per interesat e tyre por kur jane per mitingje cohen.KUR DHE KUSH DO TA REGULLOJ KETE HAJDUTERI………

  8. Nardi says:

    Pse ka pas dhe ka politikan byth q••• ne qeveri dhe do ket .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje