Rama, takim me biznesmenët kuksianë larg kamerave për taksën e "Rrugës së Kombit"

6 Prill 2018, 19:01Ekonomia TEMA

Në heshtje të plotë mediatike dhe larg kamerave, kryeministri Rama ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes një darkë pune me 20 biznesmenë kuksianë në selinë e Qeverisë.

Bëhet fjalë për sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Kukësit, të cilët janë thirrur nga Rama për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Detajet e këtij takimi u zbardhen këtë të premte. Në të merrnin pjesë edhe ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, si dhe drejtori rajonal i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Kukës, Ledian Halilaj.

Biznesmenët i kanë kërkuar kryeministrit që të kenë një përfaqësi të tyre në grupin negociator me koncencionarin përsa i përket pagesës në Rrugën e Kombit.

Rama citohet të jetë shprehur se procesi do të jetë transparent me pjesëmarrjen e të gjithëve. “Do të ketë reduktim çmimi për banorët e zonës, por jo heqje takse”, mësohet të ketë thënë Rama.

Kryeministri i ka njohur biznesmenët edhe me planin për të hapur brenda vitit aeroportin e Kukësit, duke ju thënë se është parashikuar që përmes tij të kalojnë 400 mijë udhëtarë në vit.(TCH)

6 komente në “Rama, takim me biznesmenët kuksianë larg kamerave për taksën e “Rrugës së Kombit””

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Divida Et Impera, perca e sundo.

    1. Fcuk off, kush u bashkua qe te percahej

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Divida Et Impera, perca e sundo. .

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Divida Et Impera, perca e sundo. ..

  4. drino says:

    Hiq dore nga kjo rruge o idjot se do shkosh per lesh do mbetesh ne histori si ED TAKSA dhe po e percan veriun me keq se Sali krimineli……

  5. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    hall te flasesh,hall te mos flasesh.jane grupe inreresi.te tjera probleme ka sipermarrja,te tjera ai qe ka vetem nje gomar dhe qe proteston kunder nje tarife perdorimi.medja ka qene e zene me mosbindje,jo me axhenden e kryeministrit dhe prej andej ku eshte komenton ato qe thuhen nga” burimete sigurta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje