VIDEO-FAKT: Si gënjeu Basha për George Soros... (ka marrë mijëra dollarë nga fondacioni i tij)

6 Prill 2018, 15:01Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po fakton çdo ditë e më shumë shprehjen që Jozefina Topalli thotë për të që Basha të gjenjen edhe kur e pyet për orën.

Dhe gjënjeshtrën e radhës Basha e ka bërë duke thënë se nuk ka përfituar bursë studimi dhe financime nga Fondacioni Soros.

Por disa dokumente të botuara sot në gazetën TemA, vërtetohen ato që shpesh janë artikuluar në media, se kreu i PD, Lulzim Basha si dhe bashkëshortja e tij Aurela kanë përfituar financime mijëra dollarëshe nga Fondacioni Soros.

Dhe për të faktuar se Basha gjënjen për këtë çështje ne po ju sjellim një intervistë që kreu i PD Lulzim Basha dha për emisionin Opinion në shkurt të vitit 2017, ku mohoi në mënyrë kategorike lidhjet dhe financimet nga Fondacioni Soros.

I pyetur nga gazetari Fevziu se çfarë qëndrimi ka ndaj Soros, Basha ju shmang pyetjes, ndërsa u shpreh:

“Problemi kryesor në Shqipëri është krimi dhe lidhjet e krimit me politikën. Lidhjet e krimit me politiken jane vepër e një njeriu që quhet Edi Rama.

 Ai e solli krimin politik për të fituar zgjedhjet dhe po e mban pushtetin me krimin.

Çdo përdorim i rrjeteve si ky qe përmende për të fshehur këtë të vërtetë është e dënueshme.

I bëj thirrje cdo kujt të hapë sytë në marrëdhënie me Edi Ramën”.

Ndërsa i pyetur nga gazetari Fevziu se çfarë raportesh ka pasur me Soros, ai është përgjigjur “Zero”.

Shihni videon në të cilën shpaloset gjënjeshtra e Bashës se nuk ka marrë financime nga Soros. (TemA)

EKSKLUZIVE: Si kanë përfituar bursa dhe sponsorizime mijëra dollarëshe nga Fonadacioni “Soros”, Basha, Aurela, Jamarbëri, Argita…

1 komente në “VIDEO-FAKT: Si gënjeu Basha për George Soros… (ka marrë mijëra dollarë nga fondacioni i tij)”

  1. Zigur Qarri says:

    Gabim ben Basha qe nuk pranon,se ka perfituar burse nga fondacioni Soros!
    Edhe Erion Veliaj qe ka perfituar miliona Euro nga Soros,nuk e pranon,ndersa
    Rama qe gjithashtu ka perfituar miliona Euro,e pranon,keshtu qe,nuk mund
    te gjykohet e as te denohet,sepse eshte i sinqerte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje