Xhaçka pret homologun kroat: Bashkëpunim për modernizimin e FA

6 Prill 2018, 13:58Politika TEMA

Shqipëria dhe Kroacia shprehën gatishmërinë për të çuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e Mbrojtjes, por edhe për ndihmën reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore.

Në 9 – vjetorin e anëtarësimit në NATO të të dy vendeve, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka priti në Tiranë zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë Damir Krstičević, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në vendin tonë.

Ministrja Xhaçka, i cilësoi Shqipërinë dhe Kroacinë si aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO, si dhe vlerësoi kontributin e dy vendeve në gjithë angazhimet e Aleancës.

Zonja Xhaçka shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Kroacia i ka kushtuar Republikës së Kosovës, duke e bërë pjesë të nismave rajonale.

Dy personalitetet shprehën gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit, si dy vende që janë faktorë qëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Xhaçka e njohu bashkëbiseduesin e saj me synimet e vendit tonë për modernizimin Forcave të Armatosura, si dhe diskutoi edhe për rritjen e kapaciteteve të tyre. “E njoha bashkëbiseduesin tim me synimet për modernizimin Forcave të Armatosura. Në këtë kontekst stafet tona të do shohin mundësinë e zhvillimit të një plani bashkëpunimi, duke vlerësuar fushat praktike dhe ushtarake të

konvergjencës midis institucioneve tona dhe Forcave të Armatosura. Arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta do të jenë fushat e mundshme dhe shumë frytdhënëse.”- theksoi ministrja.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe ndihma reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore, nga të cilat Shqipëria dhe Kroacia janë prekur së fundmi.

Zëvendëskryeministri, njëherazi ministri i Mbrojtjes i Kroacisë përkrahu ngritjen e Qendrës së Ekselencës së NATO për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, terroristë, për të cilën ministrja Xhaçka e ftoi që vendi i tij të kontribuojë në mirëfunksionimin e kësaj qendre.

Zyrtari i lartë kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e NATO-s, si dhe ofroi mbështetje dhe bashkëpunim konkret në fushën e mbrojtjes. “Jemi të gatshëm dhe ofrojmë mbështetjen tonë që në të ardhmen e afërt të bëjmë policimin ajror të hapësirës shqiptare. 12 avionët që ne do të marrim deri në vitin 2022 nga aleati ynë , Izraeli, do na mundësojnë ne që të rrisim kapacitetin tonë për misione të tilla.”- u shpreh zoti Krstičević.

Ministrja Xhaçka vlerësoi propozimin, duke u shprehur se do të diskutohet në të ardhmen.

Në përfundim të takimit mes dy delegacioneve, dy zyrtarët dhanë nga një deklaratë për mediat e pranishme.

1 komente në “Xhaçka pret homologun kroat: Bashkëpunim për modernizimin e FA”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    ANTE GOTOVINA !

    beqirat greko-srbski —> ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje