Arben Ahmetaj, urdhër tatimeve: Mos gjobisni biznesin e vogël

7 Prill 2018, 11:08Ekonomia TEMA

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ka dërguar një letër-porosi Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ai i ka kërkuar mos vendosë gjoba për biznesin e vogël, në rast se ky i fundit ka gabime në deklarim.

“Jo gjoba biznesit të vogël për gabimet në deklarim.

Strukturat përgjegjëse duhet të asistojnë bizneset për të korrigjuar gabimet në deklarim!

Shmangni penalitetet deri në fund të vitit 2018. Mos gjobitni bizneset që hyjnë në pragun e TVSH”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ahmetajt.

Nga 1 prilli, të gjitha bizneset e vogla hynë për herë të parë në skemën e TVSH-së dhe kjo ka kërkuar një organizim jo vetëm nga ana e Ministrisë që drejton Ahmetaj. por edhe Drejtoria e Tatimeve.(TemA)

 

3 komente në “Arben Ahmetaj, urdhër tatimeve: Mos gjobisni biznesin e vogël”

  1. Tati says:

    GAllate tatimet nuk kan marre rogen se e kan drejtoreshen me pushime. Turp i modh.

  2. Mario says:

    Z. Minister kerkova asistence ne dpt dhe nuk me dhane me percollen sa nje zyre ne trejtn dhe ne fund me thane mungon specialisti. Pse me nje specialist mbaheni. Drejtoria ishte plot me njerez.

  3. Socialisti says:

    Pordhac minister. Pse u dashka te vendosesh ti per te gjobitur ose jo bizneset e vogla apo te medha? E di populli mbare qe je ti qe leshon ujqerit, per te mbushur xhepat e tua. Pra ligji je ti….hajdut me cizme. Nuk jam akoma i bindur ne se ti ndan para me Ramen ose jo. Ti je qeveritari qe ke 5 vjet qe kerkon shkatrrimin e qeverisjes socialiste.
    Kjo qe po ben ti, tregon se e sheh fundin tend te afert. Ne se jo, atehere je ortak me Ramen dhe ndeshkimin do e marre ps-ja ne se nuk del dikusgh qe te shporre nga qeveria.
    a ke shok, a ke miq, a ke te afert, a ke familje? A ta ka thene ndokush deri me sot qe ti je fytyra me e urryer ne Shqiperi e qe e bere kete popull te flase me vehte?
    Ti je shkaktari i protestave qe po ndodhin…. Rama nuk duket se e shqeteson prania yte ne qeveri.
    Jam socialist dhe me dhemb sinqerisht perdorja kaq paturpesisht e elektoratit te majte i cili nuk po ngre koke kurre tash 27 vjet nga plehra si ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje