Jetesa në Shqipëri, më lirë se në të gjithë rajonin

7 Prill 2018, 19:16Ekonomia TEMA

Shqipëria ka koston më të lirë për të jetuar, dhe këtë e tregon indeksi i kostos së jetesës së agjencisë ndërkombëtare Numbeo për 2018-n.

Indeksi i kostos së jetesës në Shqipëri shënon 39,23 % dhe është shumë i ulët sipas Numbeos, krahasuar me indeksin e kostos së jetesës në New York  60,77 %.

Në renditjen e 563 vendeve për kosto të ulët jetese, Shqipëria është e 465-a, shkruan Ekonomix.

Një familjeje me katër persona për të jetuar në Tiranë i duhet të shpenzojë  163,969.36 Lekë pa përfshirë këtu qiranë e shtëpisë. Shuma është përllogaritur sipas të dhënave që disponon agjencia Numbeo.

Edhe të jetosh vetëm në Tiranë sipas Numbeos kushton më pak se në  çdo vend tjetër të rajonit,  46,452.45Lek, pa përfshirë qiranë e shtëpisë.

Numbeo konfirmon se kostoja e jetesës në Tiranë vazhdon të jetë më e ulët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica ka koston më të lartë të jetesës në rajon, ndërsa Prishtina e ka më të ulët. Indeksi është bazuar në indikatorë si  transporti, shporta e ushqimeve bazë, çmimet e restoranteve, etj.

Referuar grafikut të të dhënave të Numbeo-s, shqiptarët shpenzojnë gjatë muajit:

31,6 % në markete,

18,8% qira,

15, 8 % transport,

13,7 % në restorante,

8,8 % për gjëra utilitare,

6,7 % për aktivitete sportive dhe pjesa e mbetur për veshje dhe këpucë.

Gjithashtu edhe Business Insider në listën e publikuar me 26 vendet më të lira të Europës për të jetuar, e rendit Tiranën të 19-n.

Platforma citon se Tirana është një prej kryeqyteteve Europiane ku është e mundur të jetosh me më pak se 600 paund, ($800, €673, Lek 89,000).

4 komente në “Jetesa në Shqipëri, më lirë se në të gjithë rajonin”

  1. kujtesa says:

    Këta që kanë bërë këtë shkrimin,janë ufo apo çfarë!
    Ne e dimë shumë mirë që katër veta e hanë me qef një qingj,por puna është ku me i gjet ato paret me e ble mor vëlla!

  2. Lani says:

    Je me fat po te marrish rrog 300 mije lekshe ne muaj ne shqiperi. Kemi kapitulluar si shtet

  3. Geron says:

    O gazetar c’fare malli pi? New York nuk eshte ne rajon. Sa per rajonin ka keto raporte mesatare. Ushqimet 35% me te shtrenjta. Artikujt veshmbathje dhe kozmetike 60 deri 90% me te shtrenjta. Karburanti mesatarisht 40% me shtrenjte.

  4. Flamur says:

    Ja keni fut kot. Shqiperija është më shtrejnt se Anglija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje