Basha takon kreun e komunës së Mitrovicës, kërkon aleatë në Kosovë kundër Ramës: Të mos ekzistojë asnjë tarifë për Rrugën e Kombit

8 Prill 2018, 14:22Politika TEMA
Basha takon kreun e komunës së Mitrovicës, kërkon

Kryetari i opozites ne Shqiperi nuk mjaftohet me faktin se berti qe rruga e Kombit te kete nje shpenzim marramendes prej 1.3 miliarde euro dhe nje kosti per ta perfunduar deri ne 200 milione euro, pa llogaritur mirembajtjen, por kerkon me çdo kusht qe ta bllokoje dhe tarifen e mirembajtjes.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ku ka kërkuar që të lehtësohet sa më shumë komunikimi dhe të lehtësohet sa më shumë kosto e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Basha tha se është informuar nga zyrtari kosovar për zhvillimet e fundit dhe se i ka dhënë mbështetjen totale, përpjekjeve të tij dhe të lidershpit të Kosovës për të përparuar me objektivin e popullit dhe objektivi i Europës dhe partnerit Strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për bashkimin e Mitrovicës në të gjitha senset.

Deklarata e plote e kreut te PD

Kryetari i komunës së Mitrovicës, zoti Bahtiri më ka informuar mbi zhvillimet në Mitrovicë dhe në Kosovë, të cilat natyrisht unë i ndjek me vëmendje të madhe. E kam përgëzuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, në veçanti në përparimin e përditshëm për largimin e barrierave që i ndajnë qytetarët e Mitrovicës dhe në investimet e përkushtimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e shanseve për punësim në Mitrovicë dhe në veçanti për rininë.

Po kështu i kam shprehur vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, për të bërë gjithçka që asnjë pengesë e re mos të vendoset midis Shqipërisë dhe Kosovës, port ë hiqen pengesat ekzistuese. Të lehtësohet sa më shumë komunikimi dhe të lehtësohet sa më shumë kosto e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe pjesë e padiskutueshme e kësaj është përkushtimi i Partisë Demokratike që të mos ekzistojë asnjë taksë, asnjë tarifë shtesë për rrugën e Kombit. Jo më kot takimin e kemi bërë në prani edhe të kryetarit të bashkisë së Kukësit, zotit Shehu.

Nga ana tjetër i kam dhënë mbështetjen totale, përpjekjeve të tij dhe të lidershpit të Kosovës për të përparuar me objektivin e popullit të Kosovës, që besoj se po kështu është edhe objektivi i Europës dhe partnerit tonë Strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për bashkimin e Mitrovicës në të gjitha senset.

Një bashkim ekonomik, social i cili do t’i japë fund manipulimit politik që i është bërë tash 18 vjet kësaj ndarje të padrejtë dhe për të hapur së bashku me gjithë qytetarët e Mitrovicës, shqiptarët por edhe serbët, një kapitull të ri të një Kosove që funksionon dhe përparon e bashkuar drejt një qëllimi, Kosovës europiane, Kosovës euroatlantike si garanci dhe hipotekë për stabilitetin rajonal dhe për të ardhmen europiane të të gjithë vendeve të rajonit, përfshirë Serbinë.

4 komente në “Basha takon kreun e komunës së Mitrovicës, kërkon aleatë në Kosovë kundër Ramës: Të mos ekzistojë asnjë tarifë për Rrugën e Kombit”

  1. Lumi A says:

    Je ne konflikt interesi o pederast si per rastin e rruges se kombit edhe per rastin e mitrovices. Per te parin, ke vjedhur jo me pak se 230 miljon euro ndersa per te dytin ke punuar me shum zell bashke me Dick Martin per te shpikur shtepine e verdhe per te prishur imazhin e UQKs dhe shqiptarve.

  2. Drenicak says:

    Kryetarin e Mitrovices e njof qe nga viti 1976 dhe familjen tij vllezerit babajn.
    Gjet viteve 80 familja me e degjenerume ka qen familja Bahtiri sidomos babaj por edhe vllaj i tij abdullahu qe ka qen nje perdhunues femrash sepse pushteti serb i kohes nuk i ka pengu kur ka qen ne pytje shqiptari.
    Edhe Luli po shifet qe eshte i nje niveli me Agim Bahtirin.

  3. Gri says:

    Mitrovice per rrugen kombit? Pa lidhje Po te ishte ne Prizren, Peje, Prishtine, hajde! Mitrovica gjysmat jane serb! Apo nje kafe me krietatin e komunes shqiptar dhe pastaj me finte si “inxhinier” me ndonje Serb. Gjasme per sshdmbull sdot ka shku edhe ai tipi qe u arrrestu Gjuric. LULI ka shku me mision! Ndonje mesazh, se me tel apo email i kasp wekileaks.

  4. Johani says:

    Ka shkuar ta takoi ate ministrin serb qe para pak ditesh arrestoi policia e kosoves dhe terhoqi zvarre si thiun,ndersa sot ishte edhe ai ne Mitrovice “me lejen” e qeverise se kosoves,ndoshta basha e bahtiri e kane siguruar se sdo guxojne ta arrestojne tjeter here dhe heren tjeter te mos ndalet ne Mitrovice por te vie ne rrugen e Kombit ta kallim objektin ku duhet te behet pagesa e tarifes rrugore,jam i sigurt se i bashkon i njejti qellim qe kishte edhe millosheviqi;
    serbia deri ne Durres thoshte miku dhe vllau i sali berishes millosheviqi,edhe basha ketu nuk dallon vetem se thot se kufiri serbi shqiperi eshte ne Vermice!!!!
    Edhe keshtu serbet do te kenaqeshin por gjaku i derdhur nuk do i lejoj kurre,edhe bahtiri eshte nje pjelle serbo-ruse prandaj basha e ka “vizituar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje