Furtunë pas protestës, procedohen penalisht Basha, Kryemadhi dhe deputetë të opozitës

8 Prill 2018, 11:08Politika TEMA

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht kryetarin e PD-së Lulzim Basha, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe deputetë të opozitës pasi bllokuan për dy orë katër akse rrugore të rëndësishme të vendit, gjatë zhvillimit të protestës së thirrur nga opozita.

Mosbindja civile u zhvillua paraditen e së enjtes, duke bllokuar akset rrugore në Vorë, Çermë të Lushnjës, Bradashesh të Elbasanit dhe Mamurras-Milot.

Për zhvillimin e kësaj proteste opozita nuk kishte marrë leje tek organet kompetente.

Emrat e deputetëve të proceduar penalisht:

Lulzim Basha, Xhelal Mziu, Nard Ndoka, Luan Rama, Flamur Noka, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho dhe të tjerë janë proceduar si organizatorë të tubimeve të paligjshme, të kryera në Vorë, Milot, Elbasan, Çermë e kështu me radhë.

Ndërkohë mes përfaqësuesve të tjerë politikë të proceduar pasi bllokuan rrugët janë Arben Ristani, Viktor Tusha, Voltana Ademi, Nora Malaj, Oerd BykykBashi, Edi Paloka, Bardh Spahia, Fiqiri Ismaili, Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Oriola Pampuri, Nada Meçorapaj, etj.

PROCEDIMET PER PROTESTEN NE TIRANE

Tiranë, procedohen penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestën e jashtëligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2018.Në datë 5 prill 2018, në autostradën Tiranë – Durrës nga ora 09:30 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës.

Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë e 30 minuta.Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuara nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjektet politike, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me organizatorë 8 shtetas:

L.B., 44 vjeç, banues në Tiranë,

F.I., 52 vjeç, banues në Tiranë,

Xh.M., 51 vjeç, banues në Tiranë,

E. P., 53 vjeç, banues në Tiranë,

A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë,

N. N., 55 vjeç, banues në Tiranë,

L. R., 53 vjeç, banues në Tiranë,

N. B., 51 vjeç, banues Tiranë.

Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.

PROCEDIMET PER PROTESTEN NE ELBASAN

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:00 tek rrethrrotullimi i Shijonit, në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, Njësinë Administrative Bradashesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal , për 12 organizatorët, konkretisht shtetasit:

L.B, 51 vjeç banues në Elbasan,

E.S, 60 vjeç, banues në Tiranë,

E.H, 52 vjeç, banues në Tiranë,

A.B, 52 vjeç, banues në Elbasan,

M.K, 44 vjeç, banuese në Tiranë,

E.H, 37 vjeç, banues në Tiranë,

K.B, 29 vjeç, banues në Tiranë,

E.P, 58 vjeç, banues në Tiranë,

E.S, 30 vjeç, banues në Tiranë,

K.M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë,

F.H, 43 vjeç, banues në Tiranë,

I.E, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” e parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal, pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma.

Ata janë; K.B., 29 vjeç, banues në Cërrik,

S.G., 20 vjeç, banues në Cërrik,

E.B., 28 vjeç, banues në Peqin,

M.G., 24 vjeç, banues në Cërrik .

Po punohet për identifikimin dhe proçedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm. Si dhe u proceduan penalisht edhe disa persona per pjesmarrje aktive ne tubim. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PROCEDIMET PER PROTESTEN NE LUSHNJE

Në vijim të komunikatës në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datë 05.04.2018 në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, procedohen penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestë. Në datë 5 prill 2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, Lushnje, nga ora 09:50 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale Lushnje–Tiranë, në të dyja drejtimet e lëvizjes.

Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë. Policia e Lushnjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike me organizatorë 7 shtetas:

M.M, 50 vjeç banues në Tiranë,

E.A, 45 vjeç, banues në Tiranë,

O.B, 44 vjeç, banues në Tiranë,

O.P, 45 vjeçe, banuese në Tiranë,

T.Sh, 69 vjeç, banuese në Tiranë,

N.M, 37 vjeçe, banuese në Tiranë,

L.B , 56 vjeç, banues në Tiranë.

Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.

PROCEDIMET PER PROTESTEN NE KURBIN

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët.

Konkretisht për shtetasit :

F.N. 47 vjeç banues në Tiranë ,

N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë,

V.T. 56 vjeç banues në Tiranë,

A.B. 43 vjeç banues në Tiranë,

A.F. 50 vjeç banues në Tiranë,

B.S. 42 vjeç banues në Tiranë,

P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë,

L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë,

Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë ,

L.L. 59 vjeç banues në Shkoder,

A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë,

A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,

R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder,

Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder,

V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër,

B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës,

N.R. 53 vjeç banues në Burrel,

B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel,

B. D. 48 vjeç banues në Tropojë,

B.H. 54 vjeç banues në Milot,

P.M. 50 vjeç banues në Lezhë,

E.R. 24 vjeçe banuese në Laç,

Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër

Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim , dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit , kanë djegur në rrugë disa goma.

Ata janë :

G.S. 16 vjeç banues në Kurbin,

D.C. 16 vjeç banues në Kurbin,

K.B. 16 vjeç banues në Laç.

Gjithashtu, po në lidhje me protestën , janë proçeduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive. (TemA)

 

19 komente në “Furtunë pas protestës, procedohen penalisht Basha, Kryemadhi dhe deputetë të opozitës”

  1. Lala says:

    Rrotonda e Cermes eshte ne Lushnje-Divjake cfare te semes duan ata nga Tirana atje???!!!

    1. Vetem konfiskim pasurie, jo burg, 3.4 5 dhe pushime off-shore pastaj. says:

      Ja dhe vetingu u ba, hiq mos e rrru..ni.

  2. Loran shehu says:

    Uaaa sa frike po kush trembet nga kto aman si ne koh te enverit

  3. ligji says:

    Ta shikojne te semes keta te paret se cdo te thote te shkelesh ligjet.
    Mos u terhiqni ne procedimin e ketyre talibaneve se polullin pothuajse e kane zero.

  4. selim rroshi says:

    Dhunen e shtetit si verbale si ekonomike si kur shkel ligjin e te arreston ne 3 te nates kush do procedoje xhanem?
    Akoma ne kte forme do ti tregoje dhembet qeveria? Ne vend qe te ule tonet e te mos beje peplasje te reja i hedh zjarrin benzines.
    Apo qeveria do patjeter te ngrihet populli qe te shpetoje lekuren e saj te hajdutllekut.

  5. litari says:

    L.B. 44 vjec mos eshte dhe banues ne Holande, nqs se po ai duhet te pergjigjet dhe per futjen e hundes atje ku nuk i perket.

  6. ela says:

    te veproje ligji,te qerohet mona

  7. Gjoni.Shkoder. says:

    Une kam gati 30 vjet ne Europe por shoket e ketyre politikanve te opozites tone nuk i kam pare as degjuar.
    Menyra se si sillen keta bastarde eshte e njejte me me extremistet e black block qe jane grupe extraparlamentare.

  8. Alpet.al says:

    Spjegimin dhe pergjigjen me te qarte per vandalet e Kalimashit, per bllokimin e rrugeve dhe per “mosbindjen civile” e dha Ambasodori Lu ne intervisten e tij te Blendi Fevziu, ne emisionin Opinion te TV Klan.
    Zoti Lu deklaroi pak a shume keshtu (Po perifrazoj): Ne ne Amerike, kemi nje pervoje te gjate me mosbindjen civile te cdo natyre, nga njerez apo grupe njerezish, qe kryejne akte mosbindjeje ndajj shtetit por ata e dine dhe jane te gatshem te shkojne ne burg per bindjet e tyre.
    Pra, zoti Lu i thote qeverise se Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Tit Vasili, Ylli Manjani Flamur Noka, Artur Zheji, Andi Bushati, Andi Bejtja e te tjere eksponente e trima me flete te mafias se opozites se korruptuar politike e mediatike qe bejne thirrje, nxisin, organizojne, qe drejtojne dhe qe marrin pjese ne aktet e mosbindjen civile qe cenojne rendin dhe pronen publike apo private, qe pengojne funksionimin e levizjeve apo veprimtarive normale te institucioneve dhe njerzve, duhet te jene te pergatitur te shkojne ne burg per keto veprimeve qe rrjedhin nga bindjet apo nga interesat e tyre.
    Kjo deklarate e zotit Lu, eshte tamam si ajo dekarata e arte qe u be me rastin e zgjedhjeve te 23 Qershorit se Ametika (dhe BE) do t’i njohin rezultatet e zgjedhjet me ose pa pjesmarrjen e PD-se ne keto zgjedhje, pas se ciles Lul Basha futi bishtin ne shale, mblodhi Cadren dhe urdheroi alabaket e saj qe cirreshin ne cader per “republiken e re” te shkonin ne zgjedhje.

    1. gora says:

      Njerzit e tnjesht e te ndershem duhet te kene kujdes jemi ne nje pike qe njeres te ndryshme po ju preket interesi dhe per kete jan gati ta ndezin zjarrin. Duhet te jemi vigjelent e te shohim perfundimet. Kemi nje experience 30 vjecare dhe duhet te vemi pikat mbi i duhet vetm durim e jo shkatrim.

  9. Eshte nje fare show ,asgje nuk do ye ndodhe,vetem po ungjall enveri.

  10. Soji says:

    Shtet ligjor..PSE cka Monika me teper..apo luli?..kete funderrina..duhet te fshihen..nga historian..

  11. Vrasesit ne mes Tiranes drejt vet vrasjes says:

    sali karaputana ne grahamat e fundit bashke lulush bQi min Edhe te gjalle ti varrosni keto legene nuk i paguajne gjynahet qe kane bere ne Popullin Shqipetare
    Dora vrasese salih lul me serbo ruse po varroset po varroset

  12. emigranti says:

    luli, mona ,saliu e kompani nuk duhen te pergjigjen vetem per kete gje ata duhet te pergjigjen per me shume per krimet, vjedhjet dhe shkaterimin e shqiperise

  13. Tironsi USA says:

    Ca jane keta mor jahu,na prune ISS-in ne Shqiperi,ku e gjejne te drejten keta mo,qe per karriket e tyre te paralizojne jeten e vendit,jepuni mo nje ndeshkim ketyre banditeve.

  14. fieri says:

    cfare?? po tallni trapin??? ata kane vjedh miljona e miljona euro edhe ju i procedoni per bllokim rruge, i thyet ne mes me kete procedim, apo kur vjen muhabeti te paret i hapni rrugen njeri tjetrit?

  15. Kadri Kadiu USA says:

    Lul-ush; mos u paraqit as në Prokurori e as në Gjykatë, merr raport mjekësor !

  16. vito says:

    GJYQI ti gjobisi per prishje te qetesis publike me qellim anarshin ne vend me nga 10 milion lek te reja gjob ,verini afat pageses se gjobes , kush nuke paguan ne afatin e caktuar , ti trefishohet gjoba dhe ti sekuhestrohet pasuria private , siç bejn ne gjith europen e zhvilluar , sekuestroini makina plaçka shtepi dhe shtepit po te jet nevoja , keshtu behet shteti . ne mos mos hani mut siç keni ngren kto 25 vjet me denime dhe dalin tallje publike ,

  17. selim rroshi says:

    E bera sikur e politikes tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje