Një shpërthim ka nodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një biznesi në Tiranë.
Bëhet fjalë për një fast-food që ndodhet pranë ambasadave ruse dhe zvicerane, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Sipas kalimtarëve shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.
Nga informacionet paraprake raportohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombule gazi në brendësi të dyqanit që ka sjellë plagosjen e një personi dhe ka shkaktuar mjaft dëme materiale.
Nga shpërthimi i fortë ka mbetur i plagosur pronari i dyqanit shtetasi Sh.P., 50 vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën
Shpërthimi ka ndodhur kur pronari i fast food ka hapur dyqanin në mëngjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.
Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.
Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave. (TemA)
Nun ne hequr nga zanati i vjetër që të ka formuar karakterin tënd si gazetar, që kur manipuloje artikuj për Sali Berishën. Përse duhet të provokosh me tituj të tillë? Që të fitosh klikime? Ja u bëre edhe ti milioner si shumë kolegë të tu. Ku do t’i çosh? Lokali është më afër ambasadës zviceriane, por ty të pëlqen të theksosh më shumë ambasadën ruse. Arsyet i di vetëm ti.
,
Neutino! Qenke i mençem shume.Si e paske kuptuar kaq shpejt qe qenka manipulim per Sali Berishen.Por edhe ti vete e di, se, Saliu i ka dhen imazh te keq vehtes,urrejtje kudo,qe nuk e do asnjeri,sepse ai i ka punuar shume te zeza ketij populli e ketij vendi, qe nuk e lane as lumi dhe as deti.Te gjithe thone,”kur te vdesin Saliu,do jete çlirimi i i shhqiperise”.