Këtë të martë do të luhet sfida e kthimit e fazës çerekfinale të “Uefa Champions League” mes Manchester Cityt dhe Liverpool.
Ekipi i Liverpoolit është favorite kryesor për tu kualifikuar për në raundin tjetër pas fitores 3-0 të marrë në ndeshjen e parë në “Anfield Road”.
Megjithatë, trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola është shumë optimistë se skuadra e tij do të arrijë që të kualfikohet për në fazën tjetër.
“Nuk ka nevojë për motivacione speciale në të tilla raste. Kam një skuadër të jashtëzakonshme, që vështirë se mund të krahasohet me të tjera. Ne nuk tërhiqemi kurrë. Nesër duhet cinizëm përpara porte, por edhe nëse humbim një rast, duhet ta harrojmë dhe të shikojmë përpara. Ndeshjen e kaluar kemi krijuar shumë raste dhe nesër e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, deklaroi Guardiola.
Ndërkohë, nga ana tjetër trajneri i Liverpoolit Jurgen Kloop ka deklaruar se ekipi tij dhe në këtë sfidë do të synojë që të marrë fitoren.
“ Manchester City është një skuadër fantastike, por edhe ata janë humanë. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të luajmë mirë sepse ndaj Manchester United të shtunën ata mund të kishin shënuar 5 apo 6 gola vetëm në pjesën e parë. Për të patur sukses ne duhet të harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë dhe të fokusohemi vetëm te fakti që kjo ndeshje do të nisë me shifrat 0-0. Duhet të mbrohemi mirë ashtu si në pjesën e dytë në Anfield Road. Do të luajmë për ta fituar takimin dhe jo për të mbrojtur avantazhin e ndeshjes së parë. Salah? Nuk e di nëse do të jetë gati për këtë ndeshje, do të vendos vetëm pas stërvitjes së fundit nëse ai do të luajë”, përfundoi Kloop.