Superiorja rikthehet sërish në fundjavë, ja oraret

9 Prill 2018, 15:43Sport TEMA

Megjithëse ngelet ende për t’u luajtur në ditën e sotme sfida mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, Superiorja do të rikthehet në fundjavë për të luajtur javën e 29-të.

akimet do të zhvillohen në ditën e shtunë, teksa spikat sfida Kukësi-Partizani e cila do të luhet në orën 14:00, së bashku me Lushnja-Flamurtari dhe Luftëtari-Laçi.

Ndeshja e fundit që do të zhvillohet në ditën e shtunë, do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Kamzës, e cila do të luhet në orën 17:00.

FSHF e ka trajtuar ndeshjen mes Teutës dhe Vllaznisë si një rast të veçantë, duke e lënë si takimin e vetëm për ditën e dielë.

Kjo ndeshje mund të konsiderohet si një finale e parakohshme sa i përket duelit të mbijetesës, pasi luajnë dy ekipet që kanë luftuar gjatë gjithë kësaj kohë për të vetmin objektiv, qëndrimin në Superiore. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje