Kamza shkarkon trajnerin Ramadan Ndreu

9 Prill 2018, 18:46Sport TEMA

Lajm i papritur te Kamza. Trajneri Ramadan Ndreu është larguar nga drejtimi i skuadrës 8 javë para fundit të sezonit, vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit pas humbjes së djeshme përballë Kukësit, duke vendosur që të ndryshojnë me shpresën që tekniku i ri të sjellë edhe revolucion në rezultatet e ekipit

Trajneri kishte deklaruar që ditën e djeshme që do të rishikonte pozicionin e tij në drejtimin e skuadrës, edhe pse kjo e fundit kishte luajtur shumë mirë dhe i mungonin vetëm rezultatet. Sipas “SuperSport”, drejtuesit i kanë komunikuar Ndreut shkarkimin nga detyra, duke filluar menjëherë kërkimin për një emër të ri.

Kamza aktualisht gjendet vetëm 4 pikë larg Teutës, e cila gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe në javët e fundit shihet nga të gjithë si ekipi më i rrezikuar për rënien në Kategorinë e Parë, nga ku erdhi në sezonin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje