Tashmë është vërtetuar se Lionel Messi di si të shënojë.
Me 618 gola të shënuar në 752 paraqitje për klubin dhe përfaqësuesen, fenomeni katalanas do të mbetet në histori si një nga golashënuesit më të mirë të këtij sporti.
30-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Barcelona-s dhe La Liga-s.
Por ka një rekord që Messi me shumë mundësi nuk do ta thyejë dot, dhe ai është shënuesi më i mirë i goditjeve standarde.
Ylli i Barça-s është kthyer në një vrasës nga distanca gjatë dy sezoneve të fundit, dhe po çmend portierët me goditjet e tij nga encja.
Messi ka shënuar 40 gola nga goditjet standarde në karrierën e tij – 34 për Barcelona-n dhe gjashtë për Argjentinën.
Por ai mbetet 19 gola larg 10 më të mirëve.
Lista ka disa emra të njohur si David Beckham, Ronaldinho dhe Pele. Juninho është në krye me 77 gola ndërsa vendi i 10-të i përket yllit të Corinthians Marcelinho Carioca me 59 gola.
Lista e plotë e shenuesve me te mire nga goditjet standarte
77 gola: Juninho Pernambucano
70 gola: Pelé
66 gola: Víctor Legrotaglie
66 gola: Ronaldinho Gaúcho
65 gola: David Beckham
62 gola: Diego Armando Maradona
62 gola: Zico
60 gola: Ronald Koeman
59 gola: Rogério Ceni
59 gola: Marcelinho Carioca
—————————————
40 gola: Lionel Messi