Shqipëria e femrave fiton ndaj Bjellorusisë në “Elbasan Arena”

10 Prill 2018, 18:38Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mundur sot në stadiumin “Elbasan Arena” ora 16:00 në ndeshjen e rradhës eliminatore kundërshtaren e saj në grupin e dytë ku bëjme pjesë, Bjellorusinë me rezultatin Shqipëria 1-0 Bjellorusia falë golit të shënuar në minutën e 88 nga Lucije Gjini.

Me këtë trepikësh përfaqësuesja e femrave e drejtuar nga trajneri Armir Grima shkon në kuotën e katër pikëve në grupin eliminator për Kupën e Botës “Francë 2019”.

Shqipëria e femrave ka bërë një ndeshjë të mirë duke e dominuar lojën ndaj kundërshtareve duke krijuar disa raste por pa mundur deri sa të vinte goli i fitores dhe rezultati i dytë pozitiv pas ndeshjes së para katër ditëve, ku morëm një barazim në Poloni, (1-1).

Shqipëria luajti me këtë formacion: Zani, Rrahmani, Bajraktari,Maliqi (’87 Lulaj), Elezaj, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Maksuti (’61 Bajramaj), Franja (’44 Curraj)

Goli: Lucije Gjini ’88

Renditja e grupit 2:

Zvicra          15 pikë
Polonia        7 pikë
Skocia          6 pikë
Shqipëria    4 pikë
Bjellorusia   3 pikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje