Protesta e biznesit të vogël, Erjon Braçe: Mungon komunikimi i qeverisë, të kishte shkuar me letër në dorë dyqan më dyqan

10 Prill 2018, 18:13Politika TEMA
Protesta e biznesit të vogël, Erjon Braçe: Mungon komunikimi i

Sipas deputetit socialist, qeveria ka një mungesë komunikimi edhe për rastin e pragut prej 2 milionësh për biznesin e vogël, gjë të cilën ai tha se ia ka thënë edhe kryeministrit Rama.

“Mungon komunikimi i qeverisë për TVSH-së së biznesit të vogël ashtu siç ishte me tarifën. Qeveria duhet të kishte shkuar me letër në dorë dyqan më dyqan e tu shpjegonte se çfarë do të ndodhte.

kjo skemë synon kapjen e biznesit të madhe e jo dëmtimin e të voglit. Shumica e bizneseve të vogla nuk do të përfshihen në skemë”.

Braçe u shpreh se janë 10 mijë biznese të vogla, të krijuara nga këto të mëdhenjtë për të mënjanuar TVSH-në të cilat do të përfshihen në skemë.

Braçe u shpreh se, “80% e atyre që sot morën pjesë në protestë nuk do të përfshihen në skemë”. (TemA)

6 komente në “Protesta e biznesit të vogël, Erjon Braçe: Mungon komunikimi i qeverisë, të kishte shkuar me letër në dorë dyqan më dyqan”

  1. Lili says:

    Boooo prape mungese komunikimi!?
    Per nje qeveri qe rri gjithe diten ne fb ,kjo eshte kulmi i inefficiencesdo kaloje me nje na falni?

  2. kenga qe me mungon says:

    Po ata nuk dolen ne proteste si bisnesmene por si antare te partise fashiste shqiptare. I degjove dhe shikove kronikat?! S’ka per te folur.

  3. kasem gahinji says:

    pse vetem per tvsh?po per tarifen e autostrades?po per taksen e shtepive?pse duhette komunikohen gjerat ne momentin e fundit?administraten sheterore e ka mbytur dembelizmi,fodulleku.ndaj jane shkeputur nga njerezit.ne emer te teknoogjisese komunikimit po zevendeohen takimet,komunikimet e gjalla.nuk mjaftojne ato qe programon kryeministri.aparati shteteror duhet te shkundet,te sqarojne njerezit,te ballafaqohen me njerezit,jo te fshihen pas kryeministrit dhe ministrave.aq me teper keto vlejne per deputetet,per te zgjedhurit.mos valle “kujt tia prish dhe kujt tja ndreq”,pra nepotizmi,miqesia,ardhja e pamerituar ne funksione zyrtare,pengon kerkesen?apo” familja” partiake,kompromentimi.jo te gjithe i kuptojne gjerat,prandaj duhet ti paraprini me shpjegime,jo te mjaullini,kur plas peshku.pashe nje vidioregjistrim ne teatrin kombetar te vitit 2014.degradim i vertete.si mund te pretendohet per ate ndertese tejet te amortizart, totalisht te degraduar.vetem nje llogjike e semure rende madje ,mund te pretendoje rikonstruksion.por per projektin e ri (qe nga themelet )duhet biseduar,duhet bere konkurs kombetar dhe nderkombetar duke diskutuar dhe perzgjedhur mete miren.pastaj,pasi te dalin preventivet te diskutohet per fondet.pasuria dhe trashegimia nuk jane ndertesa prej pupliti dhe asbesti,e kalbur teresisht,por njerezit,materialet rekuizita qe jane ne brendesi te saj.une,po te isha inspektor i sektorit qe e ka ne kompetene,ate ndertese te amortizuar do ta bllokoja menjehere.nese artistet duan pune ,deri ne perfundimin e nje teatri te ri,te cvendosen ku ua kane rekomanduar.kush do te beje politike te gjeje ambientin e pershtatshem per politike.kjo realizohet kur veprimet,konsultimet,konkurset,etj behen konkrete.fodulleku eshte i huaj per te gjithe.

  4. Kombi says:

    Mbasi plas protesta ,qeveria terhiqet ,duke thene, qe nuk e kemi komunikuar per te voglin .

  5. Toni says:

    Po tatimet kane nja 7 zedhenes shtypi….

  6. Kris 1 says:

    Nje uikend ne muaj qeveria ha tre vakte dhe fle nje nate me popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje