Ky është momenti kur një e moshuar me aftësi të kufizuara ka përfunduar në lumë bashkë me karrocën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në parkun Yangpu në Shangai të Kinës , teksa e kujdestarja e ka harruar 90-vjeçaren, pasi po diskutonte me disa persona të tjerë.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur e moshuara përfundon në ujë.
Fatmirësisht 90-vjecarja është shpëtuar nga tre burra dhe nuk ka pësuar lëndime serioze. (TemA)