Lëvizja Socialiste për Integrim ka komentuar skemën e qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve.
Sipas ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, kjo skemë ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit.
“Bujqësia po përgatitet të financohet nga skema që nxjerrin jashtë loje femerët e vegjël e të mesëm, bujqit dhe blegtorët e varfër, të cilët kanë nevojë urgjente për mbështetje financiare.
Fondet favorizojnë vetëm të mëdhenjtë dhe të fuqishmit dhe mesazhi që jepet është i qartë: të mëdhenjtë të gëlltisin të vegjëlit. Ky konsiderohet edhe si qëndrimi i qartë i Qeverisë.
Fondet e mbështetjes financiare për fermerët, blegtorët dhe bujqit të shkojnë si mbështetje direkte për ta, ndërsa sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështet me kredi të favorshme, se për këtë qëllim Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me BERZH”,shprehet Panariti. (TemA)
O zot kush flet…… Si nuk ka pike turpi ky njeri… !!! Per 4 vjet rrjesht sa qe Minister i bujqesise te gjitha parat e subvensioneve ua dha 40 biznesmeneve te LSI-se dhe ne te gjithe Shqiperine ne 4 vjet nuk kane perfituar as 500 fermer. Shikoni te dhenat e AZHBR e do te bindeni. Ky pallavraxhi del pa pike turpi dhe flet per fermeret e vegjel….. !