Eksluzive: Dëshmitë e rralla të disa prej pjestarëve të “grupit të agjentëve polakë” , që ishin diplomuar në Poloni dhe mbanin funksione e poste të larta deri në vitin 1975 kur u arrestuan
Nga Dritan Xhemalaj, TemA
Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili është një projekt i ideuar dhe mbështetur nga zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe nën kujdesin direkt të drejtorit të Përgjithshëm z. Thoma Gëllçi, dy bashkëautorët realizues të projektit në fjalë, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, sjellin para teleshikuesëve dokumentarin e nëntë, me titull “Armiqtë e popullit” (Kushtuar të ashtuquajturit “Grupi i agjentëve polak”, që u dënuan në vitin 1975 në Tiranë).
Ky cikël dokumentarësh i cili ka filluar prodhimin që në muajin shtator të vitit të kaluar dhe trasmetimin në ekranin e RTSH1 që nga fillimi i muajit dhjetor, sjell para teleshikuesëve ngjarje të bujshme apo dhe të panjohura nga periudha e regjimit komunist të para viteve ’90-të.
Në këtë kuadër, dy autorëve të sipër cituar, sjellin këtë herë një dokumentar që i kushtohet ngjarjes së vitit të largët 1975, kur në Tiranë, u arrestua një grup i madh prej 13 personash, emra të njohur dhe të panjohur, intelektualë që ishin diplomuar në Poloni dhe që mbanin poste dhe funksione jo të parëndësishme në shtetin e asaj kohe. Të cilat propaganda zyrtare dhe organet e Drejtësisë së asaj kohe, i etiketuan si: “Grupi i agjentëve polak”.
Zanafilla e këtij “grupi” daton vitin e largët 1961, kur Tirana zyrtare prishi marrëdhëniet miqësore me Bashkimin
Sovjetik dhe të gjitha vëndet e tjera komuniste të Europës Lindore, apo siç njiheshin ndryshe në atë kohë, si vëndet e “Demokracive Popullore” dhe si rezultat, të gjithë studentët dhe specializantët shqiptarë që studionin në këto vënde, u detyruan dhe u kthyen në Shqipëri. Në këtë kuadër, asokohe u kthyen në Shqipëri edhe studentët që ishin me studime në universitete të ndryshme të Polonisë, si p.sh. Spiro Nikolla, Leonard Zisi, Adem Nurja, Shuap Nurja, Ylli Alibali, Vedat Buzi, Sofokli Lulo, Faik Gojani, Dhimitër Stramarko, etj. Një pjesë e grupit prej afro 70 studentësh, u kthyen në Shqipëri ende pa marrë diplomën dhe i përfunduan studimet në Universitetin e Tiranës, por kjo ishte e keqja më e vogël, pasi një numër jo i pakët studentësh, kishin krijuar familje që gjatë kohës së studimeve në Poloni, madje dhe më fëmijë, por ata nuk u lejuan nga shteti shqiptar që t’i merrnin me vete familjet në Shqipëri.
Gjithsesi jeta e tyre vazhdoi me normalitetin që ofronte Shqipëria e asaj kohe dhe një pjesë e ketyre ish-studentëve të Polonisë, nisur dhe nga rezultatet e larta që kishin pasur, u emëruan në detyra, funksione dhe poste të larta, kryesisht në Tiranë, si p.sh.: Vedat Buzi (Kryeinxhinier dhe Drejtor i Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” në Tiranë, Spiro Nikolla (Kryeinxhiner në Parkun e Tregtisë me Jashtë në Tiranë), Ylli Alibali (në Ministrinë e Bujqësisë), Sofokli Lulo (pedagog në Institutin Bujqësor në Kamëz), etj etj. Dhe shoqërinë që kishin pasur që nga periudha e studimeve në Poloni, ata e vazhduan edhe në Tiranë, ku herë pas here në ditë të caktuara mblidheshin në lokalet e tyre të preferuara, (kryesisht “Vollga” dhe “Flora”), ku kthenin ndonjë gotë dhe kujtonin……ditët e bukura të Polonisë, bashkëshoret dhe fëmijët që kishin lënë atje, apo dhe të dashurat e tyre…?!
Këto takime të tyre dhe gjithashtu bisedat për Poloninë, do të vazhdonin deri nga viti 1974, kur Sigurimi i Shtetit që i përgjonte prej kohësh, arrestoi 13 prej tyre dhe pas një hetuesie të gjatë, i nxorri në “bankon e të akuzuarve” duke i akuzuar si “Grupi i agjentëve polak” dhe i dënoi më burgime nga 25 deri në 10 vjet. Arrestimi i këtij “grupi” bëri jo pak bujë në Tiranë, jo vetëm se ata akuzoheshin si “agjentë polakë”, por edhe për faktin se i gjithë grupi, pa asnjë përjashtim, vinin nga familje të lidhura ngushte me pushtetin, madje disa syresh me mjaft kontribute që nga periudha e Luftës e në vazhdim, si p.sh. Vedat Buzi, që kishte vëllanë “Hero të popullit” dhe babanë dëshmor, apo vëllezërit Shuaip dhe Adem Nurja, familja e njohur shkodrane, ku nga nëntë vëllezër, tetë ishin anëtar
partie, apo vëllezërit, Xhevat dhe Ylli Alibali, familje tjetër e njohur shkodrane, ku katër vëllezër ishin ushtarakë, etj etj.
Po cili ishte shkaku i vërretë i arrestimit të këtij grupi, çfarë bisedonin ata me njëri tjetrin gjatë takimeve të tyre që nga periudha e kthimit nga Polonia, çfarë u kërkohej atyre të pohonin nga hetuesit e famshëm Koço Josifi e Nustret Dauti, (të njohur për dhunën ndaj të arrestuarëve), a kishte lidhje në arrestimin e këtij grupi armiqësia e madhe e Enver Hoxhës me kreun e Polonisë, Gomulkën, i cili në vitin 1960 në Mbledhjen e 81 partive në Moskë, e kishte etiketuar qëndrimin e Enverit aty si “sjellje prej rrugaçi”, armiqësi që ishte thelluar më tej që nga viti 1966, kur Enveri pranoi në Shqipëri, anëtarin e Komitetit Qëndror të Partisë Punëtore të Polonisë, Kazimiersh Mijal, opozitarin e Gomulkës, të cilin e mbajti plot 13 në Shqipëri me kushte komode në tre vila luksoze?!
Përse Hysni Kapo nuk mundi që ta ndalonte dot arrestimin e Vedat Buzit, te nëna e të cilit në Vlorë, çdo 5 maj, “zbarkonte” e gjithë Byroja Politike me përjashtim të Enver Hoxhës?! Cila është e vërteta e vdekjes së Vedat Buzit në Burgun e Ballshit dhe përse halla e tij, vdiq vetëm pak ditë pasi e takoi atë në spitalin e Burgut të Tiranës ku Vedatin e kishin shtruar?! Çfarë i tha Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, kunatit të Vedat Buzit, kryeprokurorit të Tripojës, Kristaq Ngjela dhe përse ai insistonte që “me porosi të Partisë” duhet ta ndante bashkëshorten e tij, Luftare Buzi, motrën e Vedait?! Përse Sigurimi i Shtetit dhe Hetuesia iu atashuan “grupit të agjentëve polak” edhe dy ushtarakët e njohur, Xhevat Alibali dhe Shuaip Nurja?!
Të gjitha këto dhe të tjera fakte të panjohura nga “Grupi i agjentëve polak”, kanë tentuar t’i zbardhin dhe të hedhin dritë mbi to, dy bashkëautorët realizues të dokumentarit “Armiqtë e popullit”, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Stafa, së bashku me stafin e tyre. Kjo gjë vjen si nëpërmjet dokumenteve arkivore të vëna në dispozicion nga Autoriteti i Hapjes së Dosjve, ashtu dhe nga dëshmitë para kamerave të disa prej personazheve kryesor të këtij “grupi”, apo familjarëve të tyre, si p.sh. Luftare Buzi, Kristaq Ngjela, Genci Rama, Ylli Alibali, Liri Alibali, Neritan Alibali, Shuaip Nurja, Burhan Nurja, ish-ambasadori i Shqipërisë në Poloni, Leonard Zisi. Po kështu një dëshmi mjaft interesante vjen para kamerave në këtë dokumentar, edhe nga Sybi Koçi, njëri nga pjestarët e trupit gjykues që dënoi “Grupin e agjentëve polak”
Ky dokumentar që realizohet nën kujdesin direkt të drejtorit të përgjithshëm Radio Televizionit Publik Shqiptar, z. Thoma Gëllçi, vjen premierë të mërkurën, dt.11 prill, në ora 20 e 35 dhe ritrasmetohet të premten, dt. 13 prill, në ora 13 e 15 në Radio Televizionin Publik Shqiptar
Tmeri i diktatorit ishin njerzit brilante me ide progesive drejt nje shoqerie demokratike e liberale.
Spastrimet i bente diktatorit, per te forcuar poziten e tij si i “Pagabushem” ne ruajtjen e vlerave te socialzmit por dhe
si nje sinjal karshi bashkepuntoreve te tij me te ngushte. Ai vepronte cdo 10 vjete, duke ndjekur konjuktuarat
politike nderkombetare dhe me tej hidhte rjeten ne shoqerine shqiptare per te pare se kush do ngeci ne te. Ishte nje mjeshter per te te vene ne gjume. Eleminonte njerzit e afte qe gjenin miratim apo mbeshtetje nga Mehmet Shehu. Nje lufte e heshtur ndermjet mendimeve te tija te mykura pseudo-marksiste dhe pragmatizmit te Shehut. Me te te fituarit mbeten ata intelektuale qe per kohen, nuk u vune ne fokusin apo simptaine as te njerit apo te tjetrit. Koha tregoj se mendja diabolike e diktatorit, nuk kurseu as shoket e e tij me te ngushte. Duhet lexuar psikoanaliza, qe te arish ne perfundime te logjikshme, per tmerin qe perjetuan shqiptaret e vyer dhe brilante.
Nuk eshte vone!
Sot mund te m,errni hak.
Do jeni me shpirt te qetesuar.
Merrni hak!
Ka akoma gjalle nga ata.
Mos prisni qe prokurorja Arta Marku
te hapi çeshtjet e krimeve te diktatures.
Merrni hak therret gjaku i te reneve.
Kjo qe lexova eshte THJESHT PROPAGANDE.Na kaloi koha propagande komuniste ne ate kohe dhe propagande antikomuniste ne kete kohe.Viktimat e atij sistemi qe u denuaN me pa te drejte dhe kunder ligjit nuk duan propagande,duan Drejtesi.Hapni proceset gjyqesore dhe te rifillojne hetimet per shpifsit dhe informatoret,per njerzit e sigurimit dhe te hetuesise te cilet kane shkele ligjin.Kaq e thjeshte eshte puna!Ne se beni kete, keni bere detyren ndaj atyre qe humben jeten burgjeve me pa te drejte.Te tjerat,perfshi dhe dokumentarin ne fjale jane THJESHT PROPAGANDE,nga gazetari i ZP-se Thoma Gellci.
Mashtruesit e te paaftet meren me hijet e se kaluares. sidomos ato te kallepit te “filozofes” shoshoshori
Ne qoftese keta kane spiunuar tek agjentet polake, mire u a kane bere. Se ne Poloni shkuan per studime me parate e popullit dhe jo spiunime. Ana tjeter. Thoma Gelliçi dhe Dashnor Kaloshi me ca te tjere, bejne video qe mund ti montoje dhe une si te dua dhe na japin serite e kohes komunizmit. Do ishte mire qe ta linin ate periudhe per nje kohe te mevonshme sa te vdisnin deshimtaret okulare qe e kane jetuar sepse ndryshe thone ata dhe ndryshe thote psh Gjela qe eshte edhe ne konflikt interesi me ate qe japin e thone. Pse te besoj Thoma Gelliçin apo Dashnor Kaloshin kur e kam pare vete dhe nuk qendron ashtu si e interpretojne ata duke e bere dreqin me te zi se ç’ishte? KJo jane palaçolleqe gazetareske te hakmarrjes dhe jo te kohes, por me ke hakmerren se diktatoret kane vdekur, ndersa viktimat rrojne. E doni me te vertete kete vend?! Shikoni nga viti 1991 e deri me sot çfare kane bere keta birbot demokrat dhe kete bejuani te qarte njerzeve qe kane lindur ne 1991 e kujtojne se jeta para 1990-es nuk ka egzistuar por lindi me marrjen e pushtetit nga birbot. Beni emisione per kete kohe zoti Gelliçi e Kaloshi qe te permiresohet jetesa e njerzeve te sotem dhe jo merri me te vdekurit qe i perkasin historise. Doni ta rregulloni kete vend? Me duket se nuk doni dhe merreni me fantazma te ciat s’kane per tu pare me. Megjithate , e keni ne dore ju, beni si ta mendoni.
Vazhdimisht shkruhet e flitet per viktimat te cilet kan emer mbiemer si dhe fotografi, kur kjo esht e mundur, por kta sigurimsa ,hetus hije cnjerzor e sadista, qe nuk jan pak dhe ne emer te diktatures e shfrytezuan perversitetin gjaksor te tyre dhe tani jemi koncentruar vetem te nje emer Enver Hoxha , e keshtu “tokzojm” ter ate pjes kriminelesh te pameshirshem qe mjer kush binte ne dor te tyre ! Kta nuk kan emer ?? Nuk kan ftyra? Nuk jan vetem Koco Josifi e Nustret Dauti, (qe na u be edhe shef i deges brendeshme te Tiranes e kusheri i Kadri Azbiut) por ka plot e plot te tjer e jo vetem ne Tiran !Jan kta qe gjeten fole tek kryekrimineli e kryetradhtari i madh i Shqiperis,keta klysh dhe pjell e keqe qe degjeneruan sebashku me te, kte Shqiperi qe shofim sot ! Jan kta te fshehur e te humbur ne dosjet qe i mbuloi Sali Berisha, qe vazhduan e hapen edhe zyra avokatie ! Jan kta dhe pjell e tyre qe shqiperin dhe shqiptaret, pasi ju moren gjithcka e duan ashtu te coroditur e pa shtet , e duan mish per topin e tyre …..
Po mire mo.
Diktatura No.
Demokracia OK.
Po ai bre, hajduti
Nuk ka fare faj
Jo nuk ka
Sepse
Fajtor eshte sistemi
Ai ndeshet me vetveten
Luan, per para
Dhe
Vetem per para
Shet nene e baba
Moter edhe vella
Atdhene, e jep xhaba.
prape nje grup me agente ;;; anti komunist ;;kunder regjimit ;;;;;; nje ish minister francez ;;; tha nje here ;;;;qe ne vendet komuniste ;;kur cdo gje ishte qetesi do me thene ;;;;; calme ;;;;;; qeveria me diktaturen ;;; nxirrte here pas here tradhetare ;;; armiq te popullit per ti treguar popullit se nuk flejme gjume jo jemi vigilenta ;;;;ne fakt i sajonin vete tradhetaret ;;;; fusnin ne burgjle njerez te pafajshem ;;qe nuk i donin ;;qe i urrenin nga xhelozia nga idiotlleku ;;;ja edhe kjo historie eshte njesoj ;;nje imaginate e nexhmijes me enverin ;;;;naten ne oren 2 te nates ;;;;;comme d habitude ;;;;;;;;;zakonisht merci
undefined
Keto lloj emisionesh jane tregimi i se vertetes se regjimit komunist, me dokumenta e fakte.Ky ishte terrori i ushtruar ndaj qytetareve nga nje regjim autoritar.Deklaratat boshe jane asgje faktet godasin vertet te keqen qe solli komunizmi si regjim.Urime per keto lloj emisionesh.Sillni fakte te shkruara e te dokumentuara.Genjeshtrat ne vend qe te godasin te keqen e regjimit e bejne te pabesueshem sa i keq ishte, njesoj si propaganda boshe ne kohen e komunizmit qe i kishte dale boja me tmerrin kapitalist dhe parajsen komuniste shqiptare.
Shkrimi idiot e permend dy here rresht esence e vet” Ky dokumentar behet nen kujdesin e Vecante te Drejtorit Thoma Gellci” A ka nevoje per komente te metejshme…. ???
Domethene pune paresh se crendesi ka qe TVSH i hap dyert nje lloj perversi te tille si ky Kaloci qe nuk ka lidhje me artin e ekranit?
E paskan kruajtur me gastare ,thone andej nga nahia ime !
Kishte nje ligj ne ate kohe per “agjitacion e propagande ”
Pse llapnin ? Kane shkelur ligjin ! Kudo ne bote kur shkel
ligjin denohesh . Ky ligj ekzistonte dhe eshte shkelur ! Pse
kane shkelur ligjin ? Kjo tregon se para ligjit te gjithe ishin
te barabarte pavaresisht se vinin nga familje te lidhura
ngushte me regjimin dhe me shume anetare partie ne
familjet e tyre. Nejse….!
Ke ngelur akoma me konceptin e nahijes. Ka ndryshuar terminologjia e ndarjes territoriale. Lexo ligjin se do ta pesosh