REPLIKAT/ Alket Hyseni, “sherr” me Nasip Naçon: Mos u sill si katunar dhe ordiner

11 Prill 2018, 10:44Politika TEMA

Deputeti socialist Alket Hyseni, është përplasur me kolegun e tij të LSI-së, Nasip Naço, në Komisionin e Ligjeve.

Ata jkanë shkëmbyer replika të ashpra, ndërkohë që në Komision ishte thirrur për të raportuar drejtoresha e DAP.

Alket Hyseni: Tani erdhën kamerat dhe do me bë lajm.

Nasip Naço: Çfarë pune ke ti me pyetjet e mia?

Alket Hyseni: Mos u sill si katunar komplet. Po përdor gjuhë ordinere. Katunar komplet…

Nasip Naço: Ça ke mo? Kujdes kur flet me mua.

Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar.

Nasip Naço: E di që je i mërzitur, por s’ta zgjidh dot unë problemin.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje