Flamurtari, trajneri Duro me tone të larta ndaj ekipit

11 Prill 2018, 17:03Sport TEMA

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u ka folur me tone të larta futbollistëve pas humbjes me Skënderbeun.

“Ndeshja me Skënderbeun ishte shumë e turpshme. Nuk e kisha parashikuar se do të ishte kështu. Ishit totalisht jashtë loje. Nuk e kuptoj se çfarë patët. Nuk duhet që të ndodhë më kjo situatë.

Është e patolerueshme dhe papranueshme për ju. Duhet kthesa e menjëhershme. Klubi dhe tifozët presin më shumë nga ne dhe që nga ndeshja e radhës nuk falet asnjë hap fals”, kanë qenë fjalët e trajnerit para ekipit.

Trajneri edhe pas ndeshjes është parë në gjendje të rënduar emocionale, pasi ekipi që ai ka ndërtuar nuk ka dalë në lojën e tij në fazën e tretë të kampionatit.

1 komente në “Flamurtari, trajneri Duro me tone të larta ndaj ekipit”

  1. vlora.vlora says:

    ik ore legen largohu cdo vit ne fund te tabeles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje