FOTOT: Ndeshja e “pamundur” mes Davidit dhe Goliath-it, që do të mbahet mend gjatë

11 Prill 2018, 11:16Sport TEMA
FOTOT: Ndeshja e “pamundur” mes Davidit dhe Goliath-it, që do

Kur Luçiano Moxhin e pyetën për ndeshjet e kthimit në Champions League të ekipeve italiane përballë atyre spanjolle, ai tha se “Juventusi nuk ka asnjë shans përballë Real Madrid.

Dhe kur Juventusi nuk ka asnjë shans, imagjinoni Romën, që është një ekip shumë më i dobët”.

Dhe në fakt, deri para nisjes së ndeshjes së djeshme, këtë mendonin të gjithë.

Roma as që mund të krahësohet me ekipin e Barcelonës, duke nisur që nga lojtarët, e deri tek buxheti.

Por, ajo e mbrëmshmja është një ndeshje që do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga romanët e italianët, por gjithë bota.

Ajo është si ajo historia e Davidit që mundi Goliath-in.

Ashtu si Davidi, Goliath-in, Roma e mundi Barcelonën me lehtësinë më të madhe, duke e dominuar nga minuta e parë deri në të fundit.

Futbollisti që konsiderohet nga shumë njerëz si më i mirë në historinë e futbollit, Lionel Mesi, e preku a se preku topin disa herë, ndërsa futbollistët e tjerë të Barcelonës dukeshin mediokër.

Ndeshja e djeshme tregoi edhe njëherë se futbolli është një lojë e mrekullueshme dhe me të papritura të mëdha.

Se kur vë zemrën dhe pasionin në fushë, mund të kapërcesh edhe të pamundurën, nga diferencat e mëdha mes ekipeve, tek favorizimet e arbitrave.

Fitorja e pabesueshme e Romës ka shokuar jo vetëm Barcelonës, por gjithë botën e futbollit.

Kjo, edhe për faktin se deri më tani, vetëm dy ekipe kishin mundur të përmbysnin një rezultat të thellë në Champions League, në një ndshje që duhet të shënonin të paktën 3 gola.

E para është Deportivo La Korunja në vitin 2003-2004, kundër Milanit dhe ekipi i dytë ishte pikërisht Barcelona, që pas humbjes 4-0 ndaj PSG një vit më parë, arriti që të fitonte 6-1 ndeshjen e kthimit.

Në rrjet ndërkohë, me Barcelonën ka shpërthyer ironia, pasi askush, ndoshta as vetë lojtarët e Romës, nuk e prisnin eleminimin e saj.(TemA)

8 komente në “FOTOT: Ndeshja e “pamundur” mes Davidit dhe Goliath-it, që do të mbahet mend gjatë”

  1. Star says:

    I vjen era qelbesire qe larg. Komplet e shitur. Kompa ite e basteve bejne ligjin. Turp per Barcelonen qe tallet me tifozet e saj.

    1. enter"" says:

      Po shko mbytu me gjithe komentin tend. Paska shitur Barcelona ndeshjen. Vetem shqipot idiote akoma merren me shitje ndeshjesh.

      Edhe ne ndeshjen e pare Barcelona ishte kot, arbitri ndihmoi ne ate rezultat plus 2 autogola te romes. Apo do thuash qe edhe autogoloat e romes ishin shitje?

      ik o katran

  2. s'kam ç'bej says:

    Nuk theme se luajti mire Barcelona, por qe eshte ekip i madh, kjo nuk diskutohet. Por futbollin nuk e luan vetem skuadra me lojtaret e saj, por dhe Arbitri qe ishte pika me e dobet e ndeshjes. Me teper se fuboll ndeshja e mbremeshme ishte borroçitje demash me gjithe brire qe lojtaret e Romes nuk u kursyen kur e pane qe arbitri i favorizonte shume ne kete drejtim, se goli nje moment eshte: ja e shtyte lojtarin dhe gjuajte e bere gol. Pikés nuk i falet penalltia dhe tregoi se nuk ja vlen me per lojtar me Barcelonen. Por po e theksoj dhe nje here: ajo qe me beri pershtypje te madhe ishte loja e rrezikshme fizike e Romes qe arbitri e favorizoi shume. Dihet, Barcelona ben loje futbolli teknilke, ndersa ata i hidhnin plasur duke dalur nga loja e futbollit e duke u kthyer ne borroçitje. Humbi sensin, humbi bukurine, por vendosi regjimin e arbitrit.

  3. Muli says:

    Duhet gjetur se sa fitoi bllofi dhe kuptohet beteja e davidid më goliathin.

  4. Romela says:

    kam frike robt me than t’vertetn
    asht thjesht: Trukim
    ngelt tu ngran mut kot

  5. Romela says:

    kam frike robt me than t’vertetn
    asht thjesht: Trukim …
    ngelt tu ngran mut kot

  6. Romela says:

    kam frike robt me than t’vertetn
    asht thjesht: Trukim …
    ngelt tu ngran mut kot
    thuj vetm genjeshtr se fillojne e besohn ato

  7. Durrsaku says:

    Barcelona i ben shpesh keto surpriza.Eshte vetem nje e vertete qe barcelona e ka shitur ndeshjen (por jo qe ka bere pazare me romen) Eshte shitur per dy arsye: 1.duan te heqin tranjerin.2.per te ardhura marramedese ,kete kushdo qe mer vesh nga futbolli e di mire.Lojtaret e barcelones nuk luajten fare vetem mesi gjuajti nje here te vetme ne porte dhe as gje me shume.Barcelona vinte nga nje ndeshjeqe kampiani par 3 ditesh qe vetem mesi shenoi 3 gola,kurse me romen mesi si per cudi sikur nuk ekzistonte fare.Por gjithsesi le te kenaqen Romanet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje