“Iliri Meta simbol i korrupsionit”, LSI sulmon ndërkombëtarët. Vasili: Kush ua ka mbyllur sytë...?!

11 Prill 2018, 14:01Politika TEMA

Freedom House përmes një raporti të detajuar të publikuar ditën e sotme, mes te tjerash nenvizon se “Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill”.

Nje qendrim i qarte sipas te cilit, Ilir Meta është simboli i korrupsionit në Shqipëri. Zgjedhja e tij president, i dha goditje luftës kundër korrupsionit.

Kjo ka irrituar LSI-në, e cila ka ndërsyer Petrit Vasilin për të kundërshtuar përfundimet.

Postimi i plotë:

Kush ja mbyll syte Freedom House?? Zgjedhjet e 25 qershorit ishin nje turp i demokracise.

LSI nuk i ka pranuar kurre si zgjedhje te rregullta. Ne 27 qershor ne emer te LSI si kryetar i saj ne ato zgjedhje i kam konsideruar si zgjedhjet me te shemtuara dhe te papranueshme te pluralizmit dhe si zgjedhje produkt i droges dhe krimit te organizuar te bere njesh qeverine dhe policine e shtetit

Zgjedhjet e 25 qershorit u blene haptas nga droga dhe krimi i qeverise. Freedom House raporton “cuditerisht”qe ishin te qeta dhe u pranuan nga opozita.

Kush ja mbylli syte Freedom House pasi kete turp te 25 qershorit OSBE e ka shkruar e zeza mbi te bardhe.

Ka disa pyetje qe kerkojne patjeter pergjigje : Kujt i sherben deformimi i realitetit?Cfare “halli” e imponon kete standart te ulet profesional?Kush e sponsorizon njeanshmerine e raportimit dhe me ç’mjete realizohet kjo njeanshmeri,mos ndoshta me te njejtat mjete qe u manipulua 25 qershori?

Ne ndihme te trasparences se krimit elektoral te 25 qershorit po ju risjell pike per pike se si OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:

“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”

“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

6 komente në ““Iliri Meta simbol i korrupsionit”, LSI sulmon ndërkombëtarët. Vasili: Kush ua ka mbyllur sytë…?!”

  1. salem says:

    LIke,po te vjen verdalle;vetem te lutem na trego sa flori more ne Krrabe?

  2. petrin says:

    Petrit Vasili, eshte nje zagar qorr, budalla, tarallak i Ilir Metes qe per nje kothere ben gjithshka me entuziazem per kryehajdutin. LSI eshte parti e ndertuar mbi parimimet e vjedhjes, korrupsionit, mashtrimit…..Me postimin tend ja mbushe mendjen Freedom House dhe shqiptareve. Dil ne rruge e pyet shqiptaret cfare mendojne per kryehajdutin dhe LSI.

  3. nyc says:

    Vasil shkolleshumi, hap fjalorin ose pyet ndonje qe di me shume ” allegations of vote buying”.

  4. Petrua says:

    Po Monika ku eshte? Pse nuk del ta mbroje burrin e tju hedhe ndonje cizme atyre te Freedom House??!

  5. O burg i zi says:

    O loqe! Po vjen dita e qametit. Akoma nuk e ke kuptuar??? Do rrojm e do shikojm! Do ferkojjm barkun pastaj me ju! Yyyyyyyp xhixhiiiiii ! Ne sater te gjith ju qe skeni len gje pa vjedhur ne kte vend. Sa do jo dhimbsen kur tja u marrin te tera!

  6. Ben says:

    Mund te kryet nje sondash dhe rezultati do jete 100 perqind qe te gjithe politikanet ne shqiperi, jane kriminela, te kuruptuar dhe kjo nuk ka pse ta thote “Freedom House”
    Populli ka ndryshuar qasje dhe kjo tregon emancipimin e shoqerise civile, kur mund te kemi nje reagim te ashper ndaj klase politike, te bastardizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje