Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump i përgjigjet ashpër kërcënimit të Moskës: Bëhu gati Rusi, raketat tonë do të...

11 Prill 2018, 13:33Bota TEMA

Presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar ashpër pas deklaratës nga ambasadori i Rusisë në Liban se Rusia do të rrëzonte raketat amerikane, nëse hidhen në Siri dhe se do të hakmerret kundër çdo vendi nga i cili do të nisen raketat.

Por në një postim në twitter Trump iu përgjigj ashpër kërcënimit Rus.

Presidenti i SHBA paralajmëron Rusinë që të “bëhet gati”, pasi ushtria amerikane do të hedhë raketat.

“Rusia zotohet për të qëlluar çfarëdo dhe të gjitha raketat që godasin në Siri.

Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe “të zgjuara”!

Ju nuk duhet të jeni partnerë me kafshën që vret popullin e tij dhe është i lumtur për këtë!”, shkruan Trump.

Kjo deklaratë e Trump erdhi pasi Rusia paralajmëroi se do të mbrojë Sirinë nga cdo sulm ajror, pas kërcënimeve të SHBA për të ndëshkuar regjimin e Asad për sulmin e fundit kimik ndaj popullsisë civile.  (TemA)

Russia vows to shoot down any and all missiles fired at Syria. Get ready Russia, because they will be coming, nice and new and “smart!” You shouldn’t be partners with a Gas Killing Animal who kills his people and enjoys it!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 11, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje