Me ngrohjen e motit, në Luginën e Langaricës kanë mbërritur edhe kamperat e parë me turistë nga vendet e Europës Veriore. Kanë qenë motorristë të ardhur nga Çekia dhe Gjermania, që të intriguar nga bukuritë e kësaj zone si dhe ujërat termal të Bënjës, janë stacionuar për disa ditë në këtë luginë.
Peizazhet turistike të luginës së Langaricës me kanionet e mrekullueshme dhe shpellat që ndodhen në to, urat antike të ndërtuara mbi këtë lumë si dhe mikpritja karakteristike përmetare, ka bërë që vizitorët e huaj të ndjehen komod.
Udhërrëfyesit e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Gjirokastrës që administrojnë Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotoves – Dangelli” ku bënë pjesë dhe kjo luginë, shoqëruan, informuan dhe iu ndodhën pranë turistëve të huaj.
Po mire nuk paguajne takse keta per pastrimin e gjerave qe lene pas?