Lagu me ujë Flamur Nokën, reagon Bushati: U kërkoj ndjesë qytetarëve, nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë ndaj agresionit te ulët me miell e vezë

12 Prill 2018, 14:11Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ka kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve shqiptarë për reagimin të tij  ndaj agresionit me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore nga ana e deputetëve të opozitës.

Në një postin në facebook thotë se “reagimi im në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare”.

Postimi i plotë i Bushatit

Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!

Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik.

Por reagimi im në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare.

Të cilët ushqejnë publikun me farmakun e gjuhës vulgare duke u bere shembulli udhëheqës për çdo rrëmujaxhi e shkatërrues potencial të aspiratave të qytetareve të zakonshëm të këtij vendi.

Salla e Kuvendit, nga nje hapesire ku, si ne cdo vend te botes demokratike, duhet te triumfoje debati i civilizuar, eshte kthyer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ne nje skene turperuese, ku opozita me cdo kusht kerkon te vrase fjalen argumentin dhe vete ligjesite e bashkejeteses demokratike.

Javen e ardhshme Shqiperia dhe shqiptaret presin nje lajm te nje rendesie te posacme: Rekomandimin Komisionit Europian per celjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.

Ne vend qe te ishim sot te gjithe bashke, per kete sukses te Shqiperise, jo te qeverise, te shqiptareve pa dallim, jo te nje pale ne Kuvend, jemi te ndare keqaz nja nje opozite qe investohet cdo dite e me shume per ta kthyer kete vend ne nje problem per miqte e partneret e Shqiperise.

Eshte e qarte: Sa me shume i afrohemi BE-së, sa me te shumta e konkrete behen rezultatet e reformave dhe vecanerisht te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut, aq me keq ndjehen dhe sillen me vete Shqiperine, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Por Shqiperia i ka permbushur detyrat e shtepise per marrjen rekomandimit te shumepritur dhe askush nuk mund ta djegë kete stacion te ri te rrugetimit tone europian.

Njesoj sic tentuan te bllokojne reformen ne drejtesi me cdo mjet dhe sic tentuan te shkaterrojne zgjedhjen per te bllokuar Vetingun, ata sot po tentojne te bllokojne te ardhmen e Shqiperise Europiane. Nuk ia dolen atehere, nuk do t’ia dalin dot as tani.

Edhe njehere ndjese per çka une personalisht nuk munda te evitoj sot dhe me vjen vertet mire qe i perkas nje familje politike, ku gabimet shihen ne sy dhe kush gabon nuk i ben bisht pergjegjesise se vet ndaj publikut!  (TemA)

 

 

13 komente në “Lagu me ujë Flamur Nokën, reagon Bushati: U kërkoj ndjesë qytetarëve, nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë ndaj agresionit te ulët me miell e vezë”

  1. Dorina says:

    si nuk plas nje gerdec aty ne parlament qe te shpetojne shqiptaret

    1. syri blu says:

      Nuk bie Gerdec kurre atje , i kane mare masat qe te mos bjere kure . “Gerdeci” eshte privilegj vetem per fukir fukarain …………..

  2. Vasiliki says:

    Shume mire ua bere maskarenjeve, hajduteve, krimineleve, spiuneve!
    Te isha ne vendin tend, do zbrisja poshte, do merja nje dru te forte dhe do u thyeja brinjet, do beja ate qe nuk po e ben drejtesia, do merja hak per popullin, per ne, qe shohim nje ćupeline, me buzet akoma me qumesht dhe pelena ne b**** te ngrihet si gjarper mbi kokat e atyre burrave dhe grave qe po mundohen te nxjerin Shqiperine nga llumi ku e zhyten tutoret e saj, kokefryret Ilir dhe Mona faqezinjte
    Dhe atehere do te jepja doreheqjen, te cilen, besoj asnje nuk do e pranonte.

    Derri do plumb, ata derra nuk nxenë ndryshe.

  3. kafe e hidhur says:

    ska gje se ti vec nje minister i jashtem je..diletant…shtazet po ke byth futi brenda,e trego qe sje vet i tille..po ju jeni nje version me modern i atyre qe iken

  4. Askushi says:

    Bushati e kuptoj ndjesen tuaj. Por per mendimin tim duheshin ncjerre prej leckash dhe me shkelma perjashta.

  5. Janullatos arxidoglyftis says:

    Kerko ndjese qe nuk arrite tja fusesh me karrige me koke o Bushat. Kjo rrace vetem kopacen kupton

  6. Jo deri këtu kaq të duruar o PS, se keni 74 + 4=78 Vota nga Populli, që nuk duron më poshtrimet e aleancës së Mafias që prej 2-dekadash BERISHA+META me bandat e tyre PD+LSI. Nëse keni vërtetë “bythë”…, shumica e Popullit nuk duron më tolerancën Tuaj o PS, ndaj Berishizmit dhe Metizmit.

  7. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @ Ditmir Bushati
    .
    Ti Ditzi bën shumë mirë
    që i kërkon ndjesë qytetarit!
    Po ti vetëm ujë i hodhe
    kurse këta i hedhin gjithmonë
    benzinë zjarrit!

    1. Aleksander says:

      Ke vertete nevoje te huazosh berishen ?! Sa ministra te jashtem nga 1945 e sot kane guxuar te permendin fjalen Cameri … ? Keta jemi ne shqiptaret,nuk dallojme dot nje gje nga tjetra , i bejme te gjitha njesoj e te gjithe njesoj e ngaterrohemi me veten tone.

  8. Dash says:

    TURP ! Turp per antishqiptaret …Bushat e duan ndryshe keta…megjithate bravo per ndjesen qe kerkove,kjo ben diference…

  9. Jaho Lunxheria says:

    Respekt dhe konsiderate per kete djale Shkodre. I qarte, I matur dhe tejet i duruar ndaj gangstereve te SHQUP-it. Vazhdoni punen e mire qe keni nisur per te afruar Shqiperine me familjen europiane. Cizmja e Monikes dhe injoranca e Mulit nuk do te mund ti ndalin shqiptaret per te kapur trenin drejt Europes.

  10. Filu says:

    Bushati nuk duhet te denohet se nuk ushtroi ndonje force ndaj krimineleve por u mbrojt
    Te isha une do tu thyenja koken se dy duar per nje koke

  11. Definitive,se evropa i ka fute ne liste te zezë ps dhe lsi si organizata rrobelash qe drejtojnē te gjithe trafik drogen ne shqiperi,ballkan dhe europe.
    rani gramoz ruçi edi rama,bushati dhe ilir meta ja e banda e bashar al asadit per evropian.
    Konsekuencat do jene te renda per kto dy klane bandash me maskat ps dhe lsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje