Arben Imami: Basha nuk ngre bord për financat e PD, s'dimë si përdoren paratë e partisë

14 Prill 2018, 20:23Politika TEMA

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u propozuan ndryshime të reja statutore, foli edhe ish- deputeti Arben Imami.

Ky i fundit tha se nuk kishte mbetur i kënaqur nga propozimet për ndryshime të deputetit Arben Ristani, pasi nuk sanksiononin disa ndryshime të domosdoshme për Partinë Demokratike.

“Ndryshimet e paraqitura nga unë më herët, nuk ishin pasqyruar në këtë projekt-statut, kjo pasi nuk janë trajtuar çështjet thelbësore të organizimit të Partisë Demokratike.

Unë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit, pasi humb zgjedhjet, si dhe ngritjen e një bordi për administrimin e financave të Partisë.

Kjo e fundit është mjaft e rëndësishme, pasi të gjithë duhet të dinë se si dhe pse përdoren paratë e Partisë”, u shpreh Imami.

Në lidhje me mandatin e kryetarit, ish- ministri i Mbrojtjes tha se vetë Lulzim Basha ende nuk ka një qëndrim të vetin për këtë çështje.

“Ky është problemi, pasi vetë kryetari nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me kohëzgjatjen e mandatit.

Unë personalisht nuk jam për zgjedhje çdo dy vite, por mendoj se në rast problemesh politike, mund të kërkohët votëbesim më në çdo periudhë, ashtu siç është përshkruar në mënyrë mjaft të saktë nga drafti Harxhi-Kulluri”, tha Arben Imami.

4 komente në “Arben Imami: Basha nuk ngre bord për financat e PD, s’dimë si përdoren paratë e partisë”

  1. Life is game says:

    Z. Ben! Pd e ka bordin! Jane offshoret ruse dhe familja BB. Me siguri dhe tramsparenc se kaq nuk ka!

  2. Opozitari says:

    Po mir o Ben , mblidhuni dhe zgjidhni nje kryesi dhe nje kryetar opozite te hajrit
    Jemi i vetmi shtet qe opozita udhehiqet nga derra injorant. Edhe kush humb.te dorehiqet
    Lul trapin e suportum, i shkum nga mbrapa per vite me radhe dhe…vetem disfata
    Zgjidhni kryetar, merrni njerez te sakte, largoni banditet e lsi – se dhe ndryshoni strategji, se keto qe vazhdon Luli me ata budallenjt eshte e kote…varja

  3. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Arben Ristani deputet ?! Qysh kur ?! Epo, urime PD, ju uroj gjithmone fitore si te Arbenit…

  4. Imami I lagjes says:

    Hajdutet ja dine hilet hajduteve dhe bejne sikur kerkojne hajdutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje