Bombardimet në Siri, reagon PD: Mbështesim presidentin Trump, duhen ndëshkuar krimet monstruoze

14 Prill 2018, 11:06Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas bombardimeve në Siri të ndërmarra nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Përmes një komunikate “selia blu” deklaron se mbështet presidentin Donald Trump duke e cilësuar regjimin e Assad si ç’njerëzor.

Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri. 

Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi  se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda.

Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në perpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë”, shkruhet në deklaratë. (TemA)

3 komente në “Bombardimet në Siri, reagon PD: Mbështesim presidentin Trump, duhen ndëshkuar krimet monstruoze”

  1. Mirashi says:

    Bravo basha,kete priste trampi,se ishte ne hall a po e mbeshtete ky legen.

  2. Kombi says:

    Hajde bythlepires hajde !!! Nuk i plas fare Trampit se cfare mendon ky kungulli i vogel .

  3. Johani says:

    Trampi se rruan fare per ty o lulush sepse per te edhe ti asad je,sikur ke harruar se ke vrare njerez dhe qirresh para mediave sikur nuk di gje,por ta dish se atje ku kane perfunduar te gjithe miqte dhe vllezerit e babs tend -sali berishes do perfundon edhe ti e asafi,vetem vonim se ska shpetim per asnje kriminel,tregoi trampit imazhet kur paloka yt shkul televizorin per te vrare njerez dhe prap deklaroheni se ishit ne rrezik,pra ju ishit ne rrezik aq sa asafi dhe putini ne alepo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje