Deputeti socialist Taulant Balla, ka reaguar pas dënimit të Sali Berishës për shpifje.
Ai thotë se me këtë vendim është thyer një tabu.
“Përshëndes vendimin e Gjykatës në çështjen mes gazetarit Carlo Bollino dhe deputetit Sali Berisha, duke e dënuar deputetin për shpifje. U thye një tabu!
Nuk ishte një çështje mes dy politikanësh. Por nje fitore e një gazetari të lirë kundër politikanit më gojëprishur në këto 27 vite. Sot është një ditë kur të gjithë gazetarët e lirë duhet të ndihen fitimtarë.
Si kudo, sot në Shqipëri gazetaria e lirë ka ende vështirësi, ka edhe raste përplasjesh, por periudha kur gazetarët kërcënoheshin, u vendoseshin gjoba, kur futeshin në burg, kur selive të gazetave u vihej flaka apo kur gazetarët qëlloheshin me armë nga ushtarët e gardës ka marrë fund një herë e përgjithmonë.
Sali Berisha dënohet për herë të parë dhe këtë betejë e fitoi një gazetar i lirë. Ky është një ogur i mire”, thotë Balla.(TemA)
Foto e shkelqyer tamam KARAXHIÇ….
??????GJYKATA!!!??????
Yyyy monster e keqe ky mut malok koke trash.Ai duhrt futur ne burg dhe Te mos degjojme zerin.Ne Rec bashke tr birin Zenim.