VIDEO/ Mëngjes lufte: SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bombardojnë Sirinë. Reagon Rusia

14 Prill 2018, 09:10Politika TEMA

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri në një operacion në mëngjes herët duke synuar vendet e dyshuara ku u përdorën armët kimike.

Bombat goditën kryeqytetin, Damaskun, si dhe dy vende afër qytetit të Homs. Si pasojë e sulmeve janë evakuuar mijëra banorë, tha Pentagoni.

Sulmet janë përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian të Doumës javën e kaluar nga regjimi i Bashar al-Assad në të cilën humbën jetën rreth 70 njerëz.

Menjëherë pas sulmit ka reaguar ambasadori i Rusisë në SHBA, Antonov i cili është shprehur se ndërmarrja e sulmit ndaj aleatit të saj do të ketë pasoja të rënda.

“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është duke u zhvilluar”, tha presidenti Trump në një fjalim drejtuar amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë në orën 21:00 lokale.

Sulmi i bashkërenduar me Francën dhe Britaninë, shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë.

Presidenti Trump e njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit me televizion.

Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

Javën e kaluar të paktën 40 vetë u vranë dhe qindra u sëmurën në qytetin e Dumës, për shkak të asaj që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera besojnë se ishte një sulm me armë kimike nga qeveria e Sirisë. Qeveria e Sirisë e ka mohuar përdorimin e armëve kimike.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se veprimi i aleatëve nuk synon “përfshirjen në një luftë civile”. “Nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Është një goditje e kufizuar dhe me objektiva të qartë, që nuk synon përshkallëzimin e tensioneve në rajpn dhe bën gjithshka mundet për të parandaluar viktimat mes banorëve civilë”, tha kryeministrja May të shtunën.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftuan se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva: një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qëndër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.

Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, operacioni ka përfunduar dhe “ai dërgoi një mesazh shumë të fortë”.

Presidenti Trump veçoi mbështetësit kryesorë të Sirisë, Rusinë dhe Iranin, që nuk e ndaluan regimin sirian të përdorte armë kimike. Ai kritikoi veçanërisht Rusinë, që nuk mbajti premtimin e vitit 2013 për të eliminuar armët kimike të Sirisë.

“Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar”, tha presidentit Trump.

Televizioni sirian njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër-ajrore iu përgjigj sulmit.

Reagon Rusia

Pas sulmeve të përqendruara të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri ka reaguar edhe Moska.

Rusia nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri. Kështu bëri të ditur ministri rus i Mbrojtjes, duke shpjeguar se sulmet e tre shteteve janë kundërshtuar vetëm nga sistemet antiraketore siriane, “S-125, S-200, Buk e Kvadrat”.

Këto janë sistemetë prodhuara 30 vjet më parë nga Bashkimi Sovjetik, të cilët megjithatë “kanë rrëzuar një numër raketash”.

Ndërkohë ministri francez i mbrojtjes Florence Parly tha se “Rusia ishte lajmëruar më herët për sulmet ushtarake të përbashkëta nga SHBA, Britania dhe Franca kundër Sirisë. Ai shtoi se operacioni në Siri “është i ligjshëm, i kufizuar dhe propocional.

Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut.

30 komente në “VIDEO/ Mëngjes lufte: SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bombardojnë Sirinë. Reagon Rusia”

  1. undefined says:

    surrati i vertete i perendimoreve:
    nuk respektojne sovranin
    nuk bejne te njejten gje me izraelin qe ka shekuj qe vret
    perdorin false flag
    nuk duan prova
    KANE VETEM QELLIME!!!
    E MBULOJNE ME FJALE TE BUKURA!!

    1. beni says:

      OKB një institucion pa legjimitetin?
      Sovranitet në dorë të babëzitur të për para e kredibilitet boteror?
      Me anë të një gënjeshtre bombardohet një popull i pafajshëm!
      Assad një udhëheqës nga me tolerante ndaj krishterimit në tër botën arabe!

      1. A.R. says:

        OKB, Nato e te gjithe organizmat nderkombetare jane krijesa te te njejtes dore te zeze…
        Edhe Rusia, Kina, Korea e Veriut, India etj. vallezojne te nejten valle…
        Po tallin b*then me njerezimin prej kohesh.

        ZGJOHUNI nga gjumi!

        Andrea Radi

      2. Illyrian Kings says:

        Popull i pafajshem eshte ai, por edhe ti ben jevgu, apo bastard i ndonje putane serve apo agjent i paguar nuk je me i mire.

        Vemje ti e vemje keta qe bombadojne

      3. Illyrian Kings says:

        Popull i pafajshem eshte ai, por edhe ti ben jevgu, apo bastard i ndonje putane serve apo agjent i paguar nuk je me i mire.

        Vemje ti e vemje keta qe bombadojne .

        1. beni says:

          Me ka paguar joteme ajo që e mban të ruar!

    2. "armiku i armikut tim eshte miku im" says:

      Frenimi i ekspansionit rus eshte ne te miren e shqiptareve!

      1. beni says:

        Që të marrësh vesh ti një cop karr?
        Russia e njohu botërisht Shqipërinë në OKB 1946,
        Russia të mbajti reth 20 vjet me investime,uzina e fabrika e kombinate për popullin jo për Enver karrin!
        Tani je kthyer në mjerimin më të madh për sa i përket investimeve gjigande që kreu russia,USA të solli kazino,kioska e mashtruse e renim social?

    3. Dino says:

      U are a ..king idiot.

    4. petriti says:

      Kujdes se te zuri koka kallo,sepse fyellit ne nje vrime po i bie.

  2. undefined says:

    surrati i vertete i perendimoreve:
    nuk respektojne sovranitetin
    nuk bejne te njejten gje me izraelin qe ka shekuj qe vret
    perdorin false flag
    nuk duan prova
    KANE VETEM QELLIME!!!
    E MBULOJNE ME FJALE TE BUKURA!!

    1. "armiku i armikut tim eshte miku im" says:

      Stop dominimit sllav!

  3. undefined says:

    surrati i vertete i perendimoreve:
    nuk respektojne sovranitetin
    nuk bejne te njejten gje me izraelin qe ka shekuj qe vret
    perdorin false flag
    nuk duan prova
    KANE VETEM QELLIME!!!!!
    E MBULOJNE ME FJALE TE BUKURA!!

    1. "armiku i armikut tim eshte miku im" says:

      Poshte imperializmi rus!

  4. undefined says:

    surrati i vertete i perendimoreve:
    nuk respektojne sovranitetin
    nuk bejne te njejten gje me izraelin qe ka shekuj qe vret
    perdorin false flag
    nuk duan prova
    KANE VETEM QELLIME!!!!!!!
    E MBULOJNE ME FJALE TE BUKURA!!

    1. "armiku i armikut tim eshte miku im" says:

      Rrofte prosperiteti shqiptar!

  5. undefined says:

    surrati i vertete i perendimoreve:
    nuk respektojne sovranitetin
    nuk bejne te njejten gje me izraelin qe ka shekuj qe vret
    perdorin false flag
    nuk duan prova
    KANE VETEM QELLIME!!!!!!!!!
    E MBULOJNE ME FJALE TE BUKURA!!

    1. "armiku i armikut tim eshte miku im" says:

      “me mire nje demokraci e cunguar se sa nje diktature e shendetshme”

  6. undefined says:

    surrati i vertete i perendimoreve:
    nuk respektojne sovranitetin
    nuk bejne te njejten gje me izraelin qe ka shekuj qe vret
    perdorin false flag
    nuk duan prova
    KANE VETEM QELLIME!
    E MBULOJNE ME FJALE TE BUKURA!!
    djaj me lekure njeriu

  7. Milan says:

    O undefined ku jetoni ju ne Mars?

    1. Ali Pashe Tepelena says:

      Ai ne toke jeton por ti jeton ne mars nese ende beson propaganden masive qe behet ne perendim per armet kimike….

  8. Kombi says:

    I DOLI BOJA ARMEVE KIMIKE , SI SHKAK PER LUFTE .

  9. A.R. says:

    Tjeter lufte per Kupolen kabaliste, e mbuluar si gjithmone me dizinformacion total.
    Vellazeria ka etje per gjak njerezor, ndaj s’tolerohen zerat kunder – apo jo Edi Rama? ?

    Andrea Radi

  10. Donald Shtrumpf says:

    Per……… “lepiresat” e te gjitha rracave llojeve dhe specieve ju kujtojme se skemi nevoje per “lepiresa” hallatesh !!! JU historikisht vetem kini brohoritur :1/ ( 500 vjet te rroje “baba” , dum “baben” )!!!! , 2/ ( Rrofte….. Perandoria Austro -Hungareze ) !!!! 3/ ( Viva Duçe ) !!!!!! 4/ (Hail Hitler ) !!!!! 5/ (Te rroje tavarish Stalin )!!!! 5/ ( Te rroje sa malet shoku MAO CE DUN , rrofte e qofte Narodom Sianuku ) 6/ ( Te dhenshim dite nga jetet tona o Enver Hoxha , sot shpallur kriminel ) , 7/ ( rrofte aliati jone me i madh SH.B.A. -ja) ……. po neser kush do te jete ne rradhe …….. ,,,?????!!!!!!

  11. Leo says:

    Cherchez le terrorist état d’IzraHell! ?

  12. - says:

    rrofte amerika .i vetmi shtet ne bote qe i jep lirite popujve te perbuzur te nenshtruar dhe te grabitur nga grabitqaret dhe regjimet anti njerzore.

  13. luani u.s.a. says:

    O rrebela dhe hajna te Shqiperise nuk keni faj se eshte lehte para kompjuterit te komentoni kunder intervenimit ushtarake te SHBA-ve,Anglise dhe Frances ne Siri me kete nuk jeni ne dijeni dhe nuk keni perjetuar luften sikurse populli shqiptar ne Kosove qe ishte tmerre dhe vuajtje deri ne cfarosje e tere popullit te pa mbrojtur nga okupatori jugosllave,por ne intervenimin ushtarake te SHBA-ve dhe NATO-s per hire te humanitetit i cili populli shqiptar perjetoj vrasjet,masakrat dhe debime masive te popullates nga trojet e veta,poashtu edhe populli sirian perjetoj me vite te tera vrasjet,masakrat,debime te popullates nga regjimi Bashar Al Asad qe perdori arme kimike kunder popullit te saj ne te cilen armet kimike jane te ndaluar me konventa nderkombetare..!!!

    1. beni says:

      Cilat armë kimike mor shkerdhat që po i mban karret e Donald USA!
      Edhe në Irak kështu thanë!

  14. Noli says:

    Te gjithmon ju komentues nuk e doni lirine .asad duhet te ishte bombarduar 10 vjet me par amerika ne siri ska asgje per te fituar por lufta kunder diktatoreve Po . Forza usa

    1. beni says:

      Assad njeri shum i civilizuar me grua angleze popullaritet për tolerancë fetare nuk mundet të lëshoj shtetit brenda natës së kështu duan të tjerët Obama e zagaret e tjerë,por ka një ligj që deri dije nuk lejonte pluralizmin,pa dyshim Assad e kuptoj se duhet liri mendimi por kto ligje nuk kthehen brenda natës,por duhen përpunuar e përpiluar nga parlamenti e jo nga të tjerët nga jashtë e ke te duan të tjerët,president apo kryeministër?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ダッチワイフ

    高級 ダッチワイフ バイヤー加工工場ダッチワイフ写真PARYTON– 160 CM | 5 '2 "-BCUP-AFドール

    Përgjigjjuni
    1. 美 少女 ラブドール

      ラブドール 新しいDH168ラピスラズリとEVOスケルトン巨大なおっぱいSexDollはアメリカを愛しています…MahtekPlantsのビデオ訪問2016ハッピー魅力的なゲームカレッジガール

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje