Fatura e “kripur” e mbajtjes në burgjet shqiptare të 5800 personave

14 Prill 2018, 18:48Kronika TEMA

Një nga raportet më të fundit të Organizatës Botërore të Burgjeve dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara,  ka listuar Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan për numrin e të burgosurve.

Duke iu referuar përllogaritjeve të bëra në këtë raport rezultonte se të burgosurit në Shqipëri përbëjnë 0.2 përqind të numrit të popullsisë.

Numri i personave të izoluar në paraburgimet dhe burgjet e vendit shkon në rreth 5800 persona, nga të cilat 100 janë femra. Por aktualisht, kjo shifër shoqërohet me një kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, taksapaguesve shqiptarë i kushton mbajtja në qeli e një të burgosuri mashkull në 24 orë, duke llogaritur kështu të gjitha shpenzimet e kërkuara, rreth 2 mijë lekë të reja në ditë.

Ndërsa për një të burgosur femër, shpenzimet shkojnë nga 5-7 mijë lekë të reja në ditë.

Diferenca e madhe e kostos mes dy sekseve vjen nga specifikat e shërbimeve të nevojshme tek femrat, siç janë shërbimet mjekësore për shtatzënat, apo nevojat për staf civil në rastet e nënave me fëmijë nën 3 vjeç, që zgjedhin ta mbajnë foshnjën në burg.

Kostoja shkon në rritje për të burgosurit e sëmurë, gati 6.500 lekë të reja në ditë.

Ndërsa shpenzimi më i madh i sistemit të burgjeve shkon për të miturit, mbajtja në qeli e të cilëve kushton 12 mijë lekë të reja në ditë.

Duke iu referuar shifrave që transmeton “ABC News”, kostoja mesatare e një të burgosuri në Shqipëri varion nga 60 mijë deri në 360 mijë lekë në muaj për person, në një kohë që paga mesatare mujore në vend llogaritet në 45 mijë lekë të reja.

7 komente në “Fatura e “kripur” e mbajtjes në burgjet shqiptare të 5800 personave”

  1. Zigur Qarri says:

    http://www.tiranaobserver.al/shqiperia-me-shume-shpenzime-se-polonia-e-serbia-ja-sa-kushton-nje-i-burgosur/
    Nje Shtet qe nuk investon mjaftueshem ne arsim,per pasoje eshte i detyruar te investoje per burgjet.
    Objektet shkollore,me territore te cunguara,pushtuar nga privatet me leje nga Shteti,ngjajne
    me shume me nje burg se sa me nje objekt edukativ ku formohet shija estetike e brezit te ri.
    U fol dhe perfol,u premtua dhe sterrpremtua per filtrimin e mesuesve te paafte,ku afro 50%
    jan me diplloma te blera,por nuk u be asgje!!!Mesuesit e paafte kan imunitet,jan bere militante,
    dhe jan vene ne poste drejtuese nga Partia.Dhe keta mashtrues do te edukojn brezin e ri!

    1. Arjani says:

      Ku jane keto roga 450000mije leke paga mesatare 10000 leke ne dite marin shqiptaret

      1. Zigur Qarri says:

        Ndoshta eshte llogaritur mesatarja e pagave te sektorit publik,qe njeh vetem rritje,me
        te larta se ne sektorin privat,kur duhet te ishte e kunderta.

  2. co‱ says:

    Merrrini paratë e Gërdecit Xen sykoqepordhës dhe paguani për burgjet

  3. Arjani says:

    Ku jane keto roga 450000mije leke paga mesatare 10000 leke ne dite marin shqiptaret

  4. duno says:

    Burgje dhe burgje dhe burgje prap
    per aq kohe sa ne krye kemi nje trap
    burgu eshte fati per cdo shqiptar
    kur voten ja jep nje njeriu te marre

  5. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Pale sikur te funksionoj vettingu sic duhet , as qe dua te imagjinoj dot , me teper do jene brenda se sa jasht , te qenurit “jashte ” do te jete nje privilegj ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje