Shpikje në Librazhd, banori ndërton hidrocentral për shtëpinë e tij. Mahniten të gjithë, kërkojnë...

14 Prill 2018, 23:21Sociale TEMA

Shpikje intelegjente në një fshat të Librazhdit. Banori ndërton një minihidrocentral për nevojat e tij. Rasti i pazakontë, dhe që vlen të përshëndetet, ka ndodhur në Gizavesh.

Banori me iniciale B.H. ka marrë një inisiativë të çuditshme duke ndërtuar një mini HEC që furnizon shtëpinë e tij me energji elektrike, raporton infoelbasani.al.

Ai ka shfrytëzuar kanalin vaditës që merr ujë nga përroi i fshatit, ka ndërtuar një dhomë ku uji bie nga lartësia dhe vë në lëvizje pajisjen.

Kështu prodhon energji, por edhe ujit tokat.

Helikat që rrotullohet nga presioni i ujit vënë në punë dinamon e cila trasmeton energji drejt shtëpisë së tij.

Fillimisht B.H ka pasur vështirësi sepse energjia nuk ishte stabël duke krijuar luhatje dhe për pasojë kishte djegur dhe paisjet shtëpiake, por më vonë ai vendosi stabilizator që mbante energjinë konstante, transmeton infoelbasani.al.

Shpikja konsiderohet gjeniale për faktin se gjatë dimrit këto fshatra mbeten pa energji për muaj me radhë për shkak të dëborës, këputjes së përcjellsave dhe avarive të tjera. Ai e ka të siguruar energjinë për 6 muaj.

Tashmë që shpikja ka marrë dhenë, drejt tij kanë mbërritur dhjetëra kërkesa nga banorë të zonës që i kërkojnë që të ndërojë edhe mini-hec-e për ata.

Respekt për këtë fshatar inovator dhe mbështetje për iniciativa të tilla praktike që na mungojnë aq shumë.

23 komente në “Shpikje në Librazhd, banori ndërton hidrocentral për shtëpinë e tij. Mahniten të gjithë, kërkojnë…”

  1. Emigranti says:

    Hehe,une s’di cfare respekti te kesh, por kete gjera ndodhin vetem ne Shqiperi. Ne vendet e botes se qyteteruar te devijosh ujin apo ti ndalosh rrjedhen per nevojat e tua personale, pa marr leje nga autoritetet nuk ha vetem gjobe por dhe burg. Nderkohe sikur te benin minimalisht dhe 1 milion shqiptar ( se ta zeme nje hidrocentral per 3 vet), te merrnin nga nje vije uji e te benin hidrocentrale pastaj t’ja pinin lengun Vjoses, Valbones, E Drinit… Ne Shqiperi ka nevoje per 2 gjera :

    1, Mos hidhni plehra ne lume, se vetem idiotet mendojne se i ‘lane lumi qeset e shishet plastike’, Nderkohe qe gjithe ato plehra varen anes se lumenjve e prishin gjithe ekosistemin e lumenjve me keq se te ndertoheshin HEC-e.
    2. Ndertoni panele diellore ne cdo cati shtepie ( ose beni ishuj panelesh diellore per cdo fshat) nese keni dy leke, s’ka nevoje njeri te devijoj ujrat e perroit e te lumenjve.

    Me shprese se do kuptoni dhe s’do filloni te shani kot. Shendet paci!

    1. Redi says:

      Bashkim ulaj,depuleshi isuf celaj kane devijuar lumin e ceremit dhe te valbones dhe nuk ka gjykate dhe shtet qe u ben gje.Dmth lumin e Valbones qe mund te jete lumi me i bukur ne Eu,dhe kte krim-masaker e kane bere per nje fitim vjetor 1.5 milion euro ku vetem nga turizmi ne gryken e Valbones fitimi vjetor eshte min 10 milion euro.Kjo tregon qe thenjet dhe zerat qe keta tipa kane lidhje dhe punojne per sherbimet sllave.

    2. bekimi says:

      Shume e sakte…kush shane ….shane vehten e tij! Ku eshte leja e ndertimit? Siguria e punimeve dhe perdorimit? JJOO Budalleqeve

    3. Polemiksi says:

      Të vlerësosh inovacionin do ishte normale në një botë të lirë por ne nuk kemi dalë kurrë nga mentaliteti diktaktorioal-komunist ku duhet të marrim leje nga partia edhe për të marrë frymë.
      Si çdo vend diktatorial-komunist, palo shteti që kemi takson bizneset që nuk kanë lidhje me të, sekuestron pronat dhe ne, njerzit e thjesht, nzjerrim budallallëqe ambjentaliste kundër një fshatari i cili prodhon energjinë vetë sepse palo shteti preferon të mbjelli pemë në Tiranë.

  2. energy says:

    shif kur te vij kryeministri jon pallosh edhe ta fusi ne burg per vjedhje energjie :))))))

    1. tafili says:

      me pallosh nga ty dhe rraca jote shpellare nuk mund te ket

  3. art says:

    o z gazetar ujereat jane pasuri kombetare dhe nuk mund te perdoren pa miratimin e qeverise ,kjo thjesht eshte e jashteligjshme

  4. Vedat Shehu says:

    Paska vene ne gunksionim idene e njohur: rrjedhja e ujit para se te shkoje per ujitje te grumbullohet ne nje pellg, mandej te leshohet per te vene ne levizje nje turbine e cila te vere ne funksionim dinamon. I lumte BeHes per zbatimin e kesaj ideje. Por ne kushtet e teknologjise se sotme ky zbatim duhet te zgjerohet per chdo rrjedhje ujore me nje projekt te posachem dhe investitor me pervoje Japoneze, qe shquhen ne drejtime te tilla.

  5. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    Prit prit se te erdhen ata te tatimeve te rames.do te bjere tre here me e shtrwnjte se ta blesh

  6. **** says:

    Mos ja privatizon Ramiu dhe ja shet me koncesion. Nuk lejohen te prodhojne drite pa lejen e qeverise.
    Dhe per ata te tjeret zgjidhja eshte fenomenale nese kane te gjithe mundesi te marrin uje nga kanali vadites.

  7. Sula says:

    Po c’respekt me, c’respekt?

    Katnari ka fut duret te prona publike (uji) dhe ka ndertu ate lesh HEC’i pa leje dhe sigurisht jashte cdo standarti. Kokecepat e Temes qe predikojne ligj e rregull, dalin e bejne reklame.

  8. Luli says:

    E sikur të kishte dhe Flamur Noka kaq tru do ishte bërë shqipria

  9. Xha Brahua says:

    Shpikje e leshit. Mjafton të kesh studiuar fizikën dhe ja ku jemi. Bravo që ka studiuar,por Jo që e ka shpikur. Gazetar PA shkolle.

  10. Kombi says:

    DO TI SHKOJ RAMA ME KALECAT E TIJ DHE DO TI MARRI TAKSEN .

  11. gjergji says:

    Jam I sigurt qe ato qe mahniten patjeter kan nevoje te vizitohen tek psikiatri ose jane totalisht injorant.Te tilla minihidrocentrale ka me dhjetra qe nga Tamara e deri ne Vermosh e te ndertuara para viteve 1960.Kaq per dijeni

  12. “Shpikja” interesante. Pyetja eshte nese ujin e kanalit vaditës a e kthen ky njeri përsëri atje ku e mori, sepse kanali eshte i të gjithëve.

  13. Ben says:

    Deshta te dij nga ju gazetare qe mahniteni nga kjo “shpikje”à duhet qe ky person te jete i licensuar.

  14. Kushtrim says:

    Kujdes mos vi ndonje taxe nga qeveria ??

  15. bob says:

    ti vi gjoba katunarit,,pse ne medioevo jemi akoma ,ca gjeniale esht kjo me ???? ,, gjeniale esht qe jemi 1 per paligjshmeri. te bes edhe eje minidige katunari,edhe i liqen artificial se base I duhet. edhe I zyre per gazetare si ky i mesipermi gjeniu…

  16. ddd says:

    uji eshte pasuri e te gjitheve ska te drejte njeri ta perdor privatsht pa mirati mimn e komunitetit..

  17. sapa says:

    Inovacjon eshte mire ama cfare do ndodhte sikur te gjithe zona te bente te njejten gje qe ka bere ky?Pusht-tetaret per te treguar se ka shtet do ja heqin gje qe eshte legjitime aty ku ka shtet!Por sic e dime shqiperia nuk ka shtet ndryshe nuk kishte per te ndodhur kjo qe ka bere ai!

  18. Vlonjati says:

    ta di valle dhe mamaja e stresit do gezohet se i mbeten budallenjte ne shtepi

  19. Itali says:

    Po PSE te gjithe kunder kti fshatari ne vend ta pergezoni per vullnetin dhe mundimin per ti sajuar familjes nje jete me te mire dhe nuk perfiton asgje eshte vetem per arsye personale te gjithe kunder.ju prisni NGA qeveria e ndershme e edi rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje