FOTOT: Një fundjavë plot ngjyra në Kanionet e Osumit

15 Prill 2018, 18:03Turizëm TEMA
FOTOT: Një fundjavë plot ngjyra në Kanionet e Osumit

Fundjava i ka gjetur ndryshe Kanionet e Osumit. Krahas turistëve sportivë me kanoet e varkat e tyre lundruese që rrëshqasin në ujërat e rrëmbyer në lartësitë e Skraparit, peizazhin sportivë e ka thyer një grup piktorësh të rinj që vinin nga Fieri dhe Tirana.

Të pajisur me kamaleca, telajo, kanavac, penela e bojëra, ata kërkonin këndin më të përshtatshëm në rrjedhën e lumit që të hidhnin në ngjyra, impresionin që u jepte ky peizazh i rrallë i natyrës shqiptare, shkruan ata.

Shumica e shikonin për herë të parë Kanionet e Osumit dhe nxitonin në fiksimin  e faqeve shkëmbore apo të gjelbërimit përreth në telajon e tyre.

Moti tashmë është ngrohur dhe Kanionet e Osumit duke nisur nga Bogova deri në lartësitë e Skraparit, presin çdo ditë të apasionuarit e sporteve të ujit.

Kjo favorizohet edhe nga një rrugë relativisht e mirë që nuk të krijon problem gjatë udhëtimit.

Udhërrëfyesit zonal dhe ata të ADZM Berat, janë të gatshëm që të ofrojnë ndihmën e tyre.

Kanionet e Osumit, përditë e më shpesh po vizitohen nga turistë vendas e të huaj.

2 komente në “FOTOT: Një fundjavë plot ngjyra në Kanionet e Osumit”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    “Fshati digjet
    e kurva krihet”
    skraparllinjtë bëjnë qejf
    e LëSëia po shkrihet!
    .ihet!
    .ihet!
    .ihet!

  2. Ari says:

    Bukur eshte vertete, por beni beni kujdes se kanionet jane zone e preferuar per gjarperinj dhe neperka shume helmuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje