Kapet “skifteri” i Sarandës, zbardhen vjedhjet që ka kryer

15 Prill 2018, 10:26Kronika TEMA

Në kuadër të operacionit ”Speed”, Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e këtyre e disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Sarandës.

Në pranga ra  shtetasi Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3” të qytetit bregdetar.

Sipas Policisë, u krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :

Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

1 komente në “Kapet “skifteri” i Sarandës, zbardhen vjedhjet që ka kryer”

  1. a.f. says:

    Ky hajdut me emer Dhimitri (Terolli), ka per babe Astritin, i biri i Myrtezait dhe Nebijes. Nena e tij eshte Elvira, e bija Surjait. Statistikat tregojne se shume hajdute dhe dhune na ka lene trashegim feja e pushtuesit otoman. Saktesimi vlen per te mos krijuar keqkuptime, sepse emri nuk ndryshon ADN-ne e njeriut. Ne fakt, Islami e pranon dhunen, por hajdutllekun e ndeshkon rende, ndersa ne Shqiperi sikurse tregojne faktet “po nuk vodhe, nuk te japin nuse”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje