Një pacient i quajtur “njeriu me tre fytyra” pasi u bë personi i parë që ndërmori dy transplante fytyre, tha se po përdor identitetin e tij të ri.
Jerome Hamon iu nënshtrua transplantit të parë të fytyrës në botë, duke përfshirë kanalet e lotëve dhe qepallat, në një procedurë në një spital jashtë Parist në korrik të vitit 2010, ndërsa tani thotë se ndihet mirë, tre muaj pas ndërhyrjeve të fundit kirurgjikale.
Jérôme Hamon kreu transplantin e parë të fytyrës vitin që shkoi pas shenjave që i dolën, si pasojë e një trajtimi me antibiotikë gjatë një ftohjeje. Trajtim të cilin fytyra e tij nuk e duroi dot.
43-vjeçari qëndroi në një spital në Paris pa fytyrë për dy muaj, ndërkohë që u gjet një donator që i përshtatej, shkruan BBC.
“Fytyrën e parë e pranova menjëherë. Këtë herë është e njëjta gjë“, tha ai.
Hamon vuan nga tipi i parë i neurofibromatosis, një gjendje gjenetike e cila shkakton tumore të ndryshme në fytyrën e tij.
Transplanti i tij i parë, në 2010-n, ishte i suksesshëm, por ai mori të ftohtë dhe u detyrua të përdorë antibiotikë.
Ilaçi nuk përputhej me trajtimin mjekësor që ai po përdorte për transplantin e sapo kryer.
Shenjat e para të refuzimit të fytyrës nga ana e trupit të tij, ndodhën në 2016-n dhe Nëntorin e shkuar fytyra që vuante nga necrosis, duhej të zëvendësohej.
“Ndihem shumë mirë në vetvete“, u tha ai gazetarëve javën e kaluar ndërsa vazhdoi shërimin e tij nga operacioni i kryer në 15 dhe 16 janar.
Hamon jetoi pa fytyrë në një dhomë në spitalin Georges-Pompidou në kryeqytetin fancez pa qenë në gjendje të shihte, fliste ose dëgjonte deri në janar, kur u gjet një dhurues i fytyrës dhe u krye transplantimi i dytë.
Për të shmangur refuzimin e mëtejshëm, Hamon, i quajtur “njeriu me tre fytyra” nga mediat franceze, kishte trajtim të veçantë për të pastruar gjakun para transplantimit.
Pavarësisht nga ankthi dhe vuajtja, Hamoni është përsëri një njeri i lumtur.
Ka patur rreth 40 transplante fytyre në mbarë botën që nga koha kur u e para u krye francezja Isabelle Dinoire në vitin 2005.(TemA TV)