ANALIZA: Terrorizmi i sotëm islamik në Europë, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit

18 Prill 2018, 20:46Bota TEMA

Sa herë që qytetet europiane goditen nga ndonjë sulm terrorist islamik, gazetat më me peshë të kontinentit ndizen në debate se çfarë mund ta ketë shkaktuar.

Disa pyesin nëse shtetet Europiane duhej t’i ishin përgjigjur ndryshe pakënaqësive të pakicave myslimane: ndoshta duke u ofruar hapësirë më bujare ndryshimeve të tyre kulturore; të tjerë thonë se ndoshta duhej t’ua kufizonin më shumë.

Edhe kur është e qartë që Islami nuk është një faktor domethënës në Europë, diskutimet vazhdojnë.

Bisedës i është bashkuar një nga njohësit më të mirë të Islamit europian në Amerikë, duke dhënë argumente shumë interesante. Për t’iu përgjigjur atyre që thonë se terrorizmi ka të bëjë me islamin, studiuesi amerikan Jonathan Laurence argumenton në një artikull për “Franfurter Allgemeine Zeitung” se problemet që vijnë nga islami i sotëm janë pasojat e një gabimi që perëndimi e ka bërë gati 100 vite më parë.

Në verën e vitit 1916, qeveria britanike dhe aleatët e saj nisën të ushqejnë një revoltë arabe kundër autoriteteve politike e shpirtërore otomane.

Kjo çoi në marrjen e Jerusalemit, nën drejtimin britanik, dhe u hoqi kontrollin otomanëve nga vendet e shenjta, që nga Levanti e deri në Arabi.

Për të zëvendësuar otomanët, britanikët mbështetën dinastinë Hashemite, e cila vazhdon të sundojë edhe sot në Jordani. Por përfituesit më të mëdhenj ishin familja mbretërore saudite, të cilët morën Mekën dhe Medinën në vitin 1924.

Sipas z.Laurence, profesor në Boston College, kjo ngjarje i dha fund dekadave të tëra gjatë të cilave kalifati (një institucion me rol shpirtëror të cilin otomanët e kishin kombinuar me autoritetin botëror të sulltanit, deri në vitin 1922) e kishte ndikuar islamin botëror në mënyrë pozitive. Jo vetëm brenda mbretërisë osmane, por edhe më tej.

Kalifati drejtohej nga një rrjet ndërkombëtar studiuesish, predikuesish dhe gjykatësish. Siç tregohet nga Halil Inalcuk, një historian otoman që vdiq në vitin 2016, pushteti i sulltanit ndaj kalifatit ka ndryshuar shumë gjatë kohëve: disa sulltanë arrinin t’i vinin nën kontroll studiuesit myslimanë, të tjerë jo. 

Por roli shpirtëror i këtij institucioni ishte domethënës në të gjithë botën, sidomos gjatë shekullit të 19-të dhe fillim-shekullit të 20, kur ishte i pranuar nga rreth 100 milionë myslimanë që jetonin nën sundimin britanik (në Azinë e Jugut) dhe nën sundimin holandez (Indonezia e sotme).

Siç shkruan shkrimtari turk Mustafa Akyol, ndikimi i kalifatit mbi myslimanët në Azinë e Paqësorit ka dhënë përfitime për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Abdulhamid II, (ai që shihni në foton e lajmit), sulltani i fundit otoman, i bindi myslimanët e ishujve Filipine që të pranonin pushtetin amerikan në arkipelagun e tyre. (Të tjerë kanë kujtime të hidhura nga ky sundimtar. Armenët e quajnë fajtor për vrasjen e dhjetëra mijëra bashkatdhetarëve në vitin 1895.)

Pikërisht sepse kalifati otoman i tërhiqte shumë popujt e pushtuar nga europianët, fuqitë perëndimore bënë çmos për t’ia sabotuar pushtetin.

Që nga viti 1879, diplomacia britanike është përpjekur vazhdimisht ta heqë qendrën shpirtërore të islamit nga turqit e ta kalojë te arabët. Holandezët i detyruan myslimanët e tyre që të mos i referohen kalifatit gjatë lutjeve.

Francezët patën më shumë sukses. Ata reklamonin qendra të tjera shpirtërore për myslimanët e tyre në Algjeri e Marok. Kalifati vazhdoi të kontrollonte Afrikën e Veriut vetëm për shkak të kontrollit që kishin otomanët në Libi.

Por kur nacionalistët laikë të Turqisë u përpoqën ta rrëzojnë kalifatin në vitin 1924, përpjekjet e tyre u lehtësuan shumë nga fakti që fuqitë europiane kishin dekada që e sabotonin punën e zyrës së shenjtë.

Sipas z.Laurence, rrëzimi i kalifatit të vjetër krijoi një boshllëk që është mbushur vazhdimisht gjatë shekullit pasardhës nga drejtues shumë më të errët, që nga ajo kohë e deri te Abu Bakr al-Bagdadi i sotëm, drejtuesi i ISIS-it

Edhe kur ata ndalojnë së prodhuari urrejtje kundër perëndimit, rrjete të tjera ekstremiste, që nga Pakistani e deri në Arabinë Saudite, kanë zëvendësuar me ashpërsi tonin e butë fetar që kishin vendosur kalifët otomanë, të cilët ishin gjithashtu njohës të artit dhe muzikës perëndimore.

A është kjo diçka më shumë se thjesht një detaj interesant i historisë? Po, është më tepër se aq, sipas z.Laurence.

Është naivitet të mendosh se islami i sotëm Europian mund të qëndrojë i ndarë nga vendet ku islami mbizotëron shoqërinë. Në një mënyrë a një tjetër, myslimanët në Europë do të vazhdojnë të preken nga idetë që vijnë nga vendet që kontrollohen nga feja.

Qeveritë e sotme Europiane kanë nevojë ta kuptojnë me imtësi të sofistikuar se si funksionon ndikimi i tyre, dhe, mbi të gjitha, të kuptojnë rreziqet që krijohen në mënyrë të paqëllimshme.

Duke mbështetur njëanshmërisht vetëm një rrymë kulturore apo teologjike, ata mund të lënë hapur rryma të tjera, shumë më të rrezikshme.(tch)

7 komente në “ANALIZA: Terrorizmi i sotëm islamik në Europë, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit”

  1. ''tyrk elhamdylillah'' ......... says:

    Fatale,qe kjo rrace gjaxore perben 90% te shqiperise,gjendja duket e nuk ka nevoj per koment……….

    1. Xha Braho says:

      Po jeto ne Karahellade mo koqe. Je rehat i ke 100 % orthodox evgjite 24 carat nga Egjypti.
      Ca mutin do ketej nga keta myslymet

    2. Flm says:

      Fatale eshte qe Evropa tradhetoj perpjekjet e Ushtris Greke ne 1919, e cila kishte aritur deri jasht Ankaras ne vijen Eski-Sehir …. Afion-Karahisar.
      Fatale eshte qe Rusia Komuniste pas marjes se pushtetit nga Cari, ndihmoj Ataturkun, me Armatim, trajnim, ushtar dhe oficer.
      ######
      Sot BE (perfshir dhe Izraelin) do te ishte ne kufi me Sirin dhe Egjyptin.
      ######
      Keto gabime fatale Historike po paguan Europa, Ballkani, Shqiperia, Greqia …..

  2. Ardi says:

    Sulltan Abdyl Hamiti themeluesi i shtetit shqiptar. I cili i vuri kusht Europes,se nese nuk formohej nje shtet shqiptar. Osmanet nuk do te njihnin as shtet qe Europa formoi sebashku me Rusine . Sic ishte Serbia,Bullgaria etj. Ishte sulltan Abdyl Hamiti qe i ngarkoj si detyre Ismail Qemalit te themelonte me shpejtesi shtetin shqiptar sebashku me mbeshtetje Austro Hungareze.Sulltani meriton nje bust ne trevat shqiptare ose ne emrin e ndonje shkolle te pakten. Turp per shqiptaret qe kane emertuar dhjetra instuticione me emrin e nene Terezes. E cila ska kontribuar ne asnje drejtim per kombin shqiptar. Thua se jemi indiane e jo shqiptare.

    1. KUSH NUK FLET SHQIP S'ESHTE SHQIPTAR says:

      PO TURP ESHTE QE NE MBAJME NENE TEREZEN PER SHQIPETARE TE MADHE. A KA KONTRIBUAR AJO PER SHQIPERINE ? ASPAK. PER INDINE PO, INDIANE DUHET TE JETE. MAQEDONASE MBASE , POR SHQIPETARE NUK MUND TE ISHTE . KURRE SE KAM DEGJUAR TE FLISTE SHQIP. E KAM DEGJUAR TE FLISTE NE GJUHEN INDIANE , ITALISHT, ANGLISHT EDHE MAQEDONISHT POR SHQIP JO. EDHE AJO SI GJITHE SHQIPETARET EMIGRANTE QE DY VJET SHKOJNE NE GREQI DHE KUR KTHEHEN NUK FLASIN ME SHQIP. KEMI EDHE FESTE ZYRTARE PER LUMTURIMIN E GONXHES QE EDHE EMRIN NUK DONTE TA KISHTE SHQIP.

  3. Se kuptoj pse islami ne perendim barazohet me terrorizmin. Ne historine njerezore masakrat me te medha jane bere ne emer te krishterimit.

  4. Kuq e zi says:

    Perendimi ska gabuar aspak ne llogaritjet e tij afatgjata…
    Imagjinoni sot nje kalifat me 1miliard banor ku zotronin gati te gjithe naften boterore nuk besoj se cmimi do jepej ne dollar dhe bursa ne londer por do benin ligjin dhe lufta e ftohte nuk do ishte perendim-bashkim sovjetik dhe nuk dihej nese perendimi do mbijetonte
    Pra percarja arabe ishte levizje fantastike dhe terrorizmi islamik sot eshte asgje krahasim me ate qe eshte evituar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje