Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare duke dekretuar edhe 24 qershorin si ditën e zgjedhjeve.
Duke folur në një konferencë shtypi në kompleksin presidencial pas një takimi me kreun e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahceli, Erdogan tha: “Operacioni ndërkufitar i Turqisë në Siri dhe situata në Sirinë dhe Irak detyruan Turqinë të kapërcejë pasiguritë sa më shpejt të jetë e mundur.
Për këtë arsye, në fund të bisedimeve me zotin Bahceli, ne vendosëm të mbajmë zgjedhjet më 24 qershor 2018″
Njoftimi vjen pasi Bahceli bëri një thirrje për zgjedhjet e parakohshme në vend.
Më 16 prill 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.
Fillimisht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale për mandatin pesëvjeçar në pajtim me ndryshimet e reja kushtetuese ishin planifikuar të mbahen në nëntor të vitit 2019, por opozita turke, e jo vetëm, kanë bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. (TemA)
Tragji-komedia vazhdon me sukses ne Turqi.Erdogan,dihet qe eshte regjisori,ndersa Bahceli aktor i rendomte.