Vizitorët e sotëm që janë bërë kureshtarë të shohin nga afër Malin e Tomorrit, apo siç njihet ‘mali enigmatik’, kanë ardhur nga Bjellorusia.
“Informacionin për turizmin shqiptar e kemi marrë nëpërmjet internetit, faqes zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe postimeve periodike të bërë nga ATSH”, shprehen vizitorët.
Ata vijnë nga një vend ku malet pothuajse nuk ekzistojnë. Një vend i ftohtë, në një sipërfaqe pothuajse të sheshtë, ata janë kureshtarë të shikojnë dhe të ngjisin male të thepisur.
Të shoqëruar nga miq të tyre shqiptarë dhe nga udhërrëfyes të Administratës së Parkut Kombëtar të Tomorrit, ata panë nga afër magjinë dhe emocionin që të shkakton prania e një masivi të tillë shkëmbor.
Në Shtëpinë e Pritjes së Vizitorëve që ndodhet në fshatin Dardhë, ata u njohën nga specialistët me florën dhe faunën vendase, me traditat dhe zakonet si dhe me rrëfenjat enigmatike rreth malit.
Të shoqëruar nga udhërrëfyes ata u drejtuan drejt shpateve të thepisura të Tomorrit.
keto bjello ruste ngjakan sume me shqiptaret.mos jeme valle eche ne bjelloruse???
o qifshi veten me kto barbonat biellorus..car i fusni ne shqipri kto lloj vari karash. pika qe nuk ju bie me “turistat” biellorus
Pabuksa qe jane me cadra dhe ndotin ambjentin.Bordell u be Shqiperia
Cfare thoni more, nuk ka krahasim midis Alpeve Shqiptare me kete mal qe thoni ju. Alpet shqiptare jane shume te bukura dhe shume te vecanta. Ndersa malin e Tomorrit ja lini like floririt dhe mones se lesh e lise se atyre ju pelqen shume.