FOTOT: Panik në avion, shpërthen motori, tmerrohen pasagjerët

18 Prill 2018, 09:26Lifestyle TEMA

Një avion pasagjerësh i SHBA ka bërë një ulje emergjente në Filadelfia pasi një pjesë e mbulimit në motorin e majtë shpërtheu në flakë duke krijuar panik mes pasagjerëve.

Gjithashtu nga ky incident një dritare dhe një pjesë e avionit u dëmtuan, thonë zyrtarët vendas.

Një pasagjer ka qenë duke rënë nga dritarja pasi avioni shpërtheu dhe hapi një vrimë në të.

Shërbimet e emergjencës arritën menjëherë në vendngjarje pasi piloti bëri ulje emergjente.

Avioni i Southwest Airlines po fluturonte nga aeroporti “La Guardia” i Nju Jorkut për në Dallas, Texas, dhe kishte në bord 143 pasagjerë dhe pesë anëtar të ekuipazhit kur i ndodhi incidenti në motor.

Piloti menjëherë e devijoi kursin e tij dhe fluturoi drejt Filadelfias për të bërë një ulje emergjente.

Boeing Co 737-700 bëri një ulje të sigurt, por një person humbi jetën.

Një burrë që ndodhej në avion tha: “Një pasagjere femër ishte pjesërisht jashtë aeroplanit, por u tërhoq nga udhëtarët e tjerë.”

Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko e cila nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra.

Marty Martinez që filmoi uljen emergjente tha se ka patur gjak kudo në bord, por nuk ka të lënduar se maska e oksigjenit erdhi për 10 sekonda dhe shpërthimi i dritares solli ajër.

Ajo thjesht copëtoi plotësisht motorin e majtë … ishte e frikshme“, tha Kristopher Johnson për CNN.

Administrata Federale e Aviacionit ka hapur një hetim për të gjetur shkaqet e këtij incidenti raporton BBC.

Fotot janë shpërndarë në mediat sociale që tregojnë pasagjerët të ulur në maska ​​të oksigjenit ndërsa avioni rrëzohet rreth tyre. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje