Tarifa e Rrugës së Kombit, Balla: Sali Berisha kur ishte Kryeministër e konsideronte partneritetin publik privat, si e vetmja mënyrë për të shumëfishuar investimet

18 Prill 2018, 20:24Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë analizës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për gjashtëmujorin e parë të mandatit ka kërkuar informacion nga ministri Damian Gjiknuri lidhur me hapat që janë ndërmarrë për rishikimin e tarifës së rrugës Kalimash-Morinë, duke pasur parasysh sensibilitetin publik të kësaj çështjeje.

Sipas Ballës procesi ka nisur që në 2010, i cili ka kaluar përmes një VKM-je në vitin 2011 të firmosur nga Sali Berisha.

Gjithashtu Balla deklaroi se shumë shpejt do të bëjë publik fjalën e Sali Berishës dedikuar partneritetit publik privat, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar investimet publike të domozdoshme në sektorë, ku shteti nuk është i mundur ti bëjë.

“Ky është një proces që ka nisur që në vitin 2010. Unë kam arritur të mar nga ministria të gjithë procedurën.

Ka kaluar përmes një VKM-je në vitin 2011, i firmosur nga Sali Berisha dhe shumë shpejt do ti nxjerrim publikut edhe fjalën e Sali Berishës dedikuar tërësisht partneritetit publik privat, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar investimet publike të domozdoshme në sektorë, ku shteti nuk është i mundur ti bëjë.

Sot ata janë kundër partneriteteve publike private.

Është e rëndësishme për publikun të kuptohet që për shkak të kësaj VKM-je dhe gjithë procedurës së ndjekur nga i ndjeri ministër, Sokol Olldashi është ardhur në tre variante të përgatitura nga IFC-ja në 16 tetor 2013, qeveria jonë sapo kishte ardhur, kishte 1 muaj ndërkohë ka pasur mbi tryezë këto tre variante të IFC-së.

Eshtë zgjedhur skenari i parë me një tarifë mesatare 5.3 euro, 5 euro sa tarifa dhe në fund është firmosur nga Sokol Dërvishi, përfaqësues i LSI-së në qeverisje”, deklaroi Balla.

Për Ballën është një gjë shumë e mirë që për banorët e Kuksit, të cilët janë shfrytëzues të shpeshtë të këtij aksi rrugor të ketë një tarifë të rishikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje